Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Tradheti e Dyfishte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=256)
shume teme interesante, shume mendime interesante jane shkruar mesiper.
nje teme qe te ve te mendosh cfare do beje, prandaj eshte sa e pergjithshme ashtu dhe personale dhe e vecante per cdo njeri.
ne njefare menyre jam dakort me shumicen e mendimeve te shprehura me siper sidomos nga femrat. nuk jam dakort me ate qe meshkujt e kane me te veshtire te tradhtojne se femrat.
personalisht mendoj se femrat jane me te thella ne veprimet e tyre te cilat nxiten ose nga ndjenjat ose nga mendimet. ndersa meshkujt jane me impulsive pasi veprojne pak me shume me llogjiken e hormoneve ( nuk mendojne ). prandaj tradhtine nga ana e femres do ta shikoja si dicka shume me serioze sesa tradhtine e mashkullit.
nga ana tjeter jeta eshte shume e veshtire, te rezervon gjithmone e me teper veshtiresi probleme sfida prova dhe lufta me e madhe zhvillohet brenda nesh qe te mos ndryshojme thelbin tone, te ruajme ato vlera apo ndjenja te pastra, ate qe e quajme boten tone te brendshme shpirterore. ne keto kushte varet nga secili sa i forte tregohet.
E njejta gje vlen edhe per dashurine. por perseri varet se si e koncepton secili dashurine.
Sa me perket mua nese dike e dua me gjithe shpirt dhe jam e bindur qe kjo dashuri eshte reciprokisht e forte nuk besoj se do tradhtoja ( te pakten deri tani nuk e kam bere).
Nese dike e dua me gjithe shpirt dhe me tradhton nuk e gjykoj por nuk ja fal dot, sepse dhimbje me e madhe sesa te rri vetem eshte fakti qe eshte hedhur poshte ciltersia e ndjenjes sime. Kristali kur thyhet, edhe nese ngjitet perseri nuk eshte kurre si me pare.
Cdo njeri gjendet perballe tundimit te tradhtise per arsye te ndryshme dhe ne kushte te ndryshme, por ne ato momente mendoj se duhet menduar nese ja vlen te hidhet gjithshka qe ere per disa momente kenaqesie dhe ketu cdo njeri ndryshon.
pershendetje te gjitheve
Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.