Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 29 Qershor 2004 - 21:13:

Anija ime e mjere
Ti thyen stuhite direket
Ti grisen velat tufanet
Tani ne breg ke dale
E anuar menjane
Valet te sjellin me prane
Valet te largojne prape

Dikur u nise per udhe
Ngarkuar plot me ereza te rralla
Indiane, zezake e kineze
Mendafsh, fildish e temjan
Po detaret e kishin lidhur besen
Kapitenin e lidhen, e hodhen ne det
E mallrat mes tyre i ndane

Dikush morri vathet e unazat
Nje tjeter idhujt, gjerdanet e arte
Ndersa per te virgjeren e huaj
U grinden gjate me fjale
Pine, hodhen zarat e u shane
Derisa nxorren thikat
E njeri tjetrin vrane

E keshtu e braktisur, pa drejtim
Endeshe ujerave pa emer
Diku ish thelle e diku ceket
Aty ketu hidheshin delfine
Po me te shumten shkrete
Stuhite te grisnin velat
E tufanet te thyenin direket

Permbytur bota
Pellumb ne dore
E lashe te lire
Zogun e gjore

Ku jane te tjeret?
Eshte bosh kjo arke
Fillikat vetem
Noeja i ngrate...


  Gjithsej 78 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.