Forumi Horizont | Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A mendoni qe ka shoqeri te vertete dhe te sinqerte? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=518)
Unë per vehte nuk besoj ne shoqeri
Megjithate ky mendim i imi mund te ndahet ne disa pjese plotesuese. Ne fakt shoqeria ne jeten time ze nje vend te konsiderueshem, por nuk eshte nje shoqeri aq e ngushte dhe pikerisht se nuk eshte aq e thelle me duket edhe me e bukur edhe me pak stresuese.
Me ka ndodhur ne jete qe shoke te ngushte me kane nxjerre gjera sekrete ne nje moment kur nuk duhet ta benin. Keto eksperienca me kane pasuruar dhe me kane bere qe boten edhe ne keto drejtime mos e shoh vetem bardh e zi por me te tera nuancat qe mbartin keto marredhenie .
Megjithate si cdo marrdhenie njerezore edhe ne shoqeri besimi duhet te jete i kontrolluar. Pra kam vene re qe nese une nuk i fus njerezit ne thellesi te problemeve apo te çeshtjeve te mia personale, raporti im me ta eshte me i gezueshem dhe me i shkujdesshem. Kjo me ben ta jetoj nje marrdhenie te tille me nje lehtesi te madhe dhe nese vjen zhgenjimi nuk eshte edhe aq i forte.
Pra personalisht preferoj nje shoqeri te percipte dhe te rezervuar pasi edhe detyrimet qe ke ndaj saj jane te vaketa, kjo mendoj se jep me shume liri ne zgjedhjen e personave qe vendos te mbaj afer. Shoqerine e vertete une mundohem ta lidh me dashurine. pra mendoj se personi qe te gjendet afer mund te te behet shoku me i besuar me te cilin mund te ndash gjithcka.
Gjithsej 89 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.