Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 26 Dhjetor 2004 - 01:00:

Dridhjet te pershkrojne te gjithen. Zerin e ul dhe frymemarja te shpeshtohet pak. Mua me sheh ne sy por nuk me njeh. me sheh me kujdes po asgje nuk te kujtohet. Asnje tipar i imi, por dhe te tuat kane ndryshuar shume. Ato vezullime shprese qe ngopnin cdo qelize te trupit me nje veshtrim te castit kane humbur diku, ose ... Ose jane perzene me dhune nga goditjet shtazarake te mallkimit dashur. Pse them mallkim? Sepse kjo dreq loder qenka shpikur per njerzit e forte ose te paditur qe nuk preken nga rrjedha e jetes, perkundrazi e nryshojne ate sipas deshires se tyre.
Ndersa per ty... Per ty qe nje termet i vertete lendimesh qe erdhi balle-balle duke shkundur cdo fryt te gezimit, ciltersise, bukurise qe sapo kishte cdlur me nje milion ngjura brenda shpirtite tend. Kurse ai diell i fuqishem qe ndricoi per disa kohe kopshtin tend ishte teper i forte per njomesine e qenise tende. Fatkeqesisht teper i forte.
te them me vjen keq kur shoh tani si brenda asaj parajse kan embire ferrat e zhgenjimit apo gjembat e dhimbjes, ku fryn era e mankthit dhe erresira e vetmise ka pushtuar gjithcka do te ishte pak. Shume pak.
Tani qendroj keshtu si pajete para teje sepse nuk di cfare te bej. Shnderrimi yt ishte semundja ime e ngurtesimit apo zbehja e flakeve te mija ishin te krisurat e kristaleve te tua? Cudi apo relaitet i papare kurre ne sy?! Valle mund te qendrojme perseri para njeri tjetrit?
Dashuria! Pse tregohet gjithmone vetem njera faqe e saj? E bukur dhe e lakmuar si hena e bardhe, e paster, e lemuar, pa asnje difekt. Por ajo ana tjeter e padukshme qe vetem fshihet pas motres se persosur dhe te kerkuar nga te gjithe eshte e zeze, e ndotur nga pluhuri i galaktikave pafund, e mbushur me njemije e nje kratere e male qe zhdukin cdo arome paqeje dhe qetesie te perfaqesuar nga kjo enderr e paarritshme. Te pyes pse e di qe tani nuk ja vlen mbasi shume te tjere jane lodhur se pyeturi dhe nuk e kane gjetur ndaj me mire vetem po flas. Ndoshta keto fjale jane pjelle e imagjinates time te renuar ose ndoshta jane nje e vertete e vjeter e cila dihet nga te gjithe por e bere tabu nga thellesia e koherave te egra sot nuk permendet nga asnje. JO! Une dua te shkel mbi kete fushe te minuar. Te therras nje here me sa fuqi qe kam mgjs e di qe pak do te me degjojne. Kete here po qenroj ketu. Nuk po iki. Do te duroj deri ne fund cdo flake qe do te ndizet nga klithmat e mia. Mos vrapo as ti. Mos vrapojne te gjithe. Gjithcka le te kthehet ashtu sic ka qene, mgjs keto plge qe kemi marre nuk do te mbyllen kurre. Po, po nuk kane per tu mbyllur as nga te lodhurate e vrapit, as nga gjumi i harrimit, as nga perleshja me titanet. Cfare te bejme atehere? Ti perdorim per persosjen tone si mburoje kundra cdo gabimi te shkaktuar nga pafajesia apo padituria e te nesermes. Mos i leme te na kontrollojne mendimet e mengjezit apo melankolia e nates. Le te behen filter ne te cilin te shohim pertej revete kesaj remuje qe ka mbuluar vizionin per ditet qe na mbeten akoma ketu mbi toke. Le te na sherbejne per tu bere esell nje here e mire. Pa kompromise, pa marveshje.


  Gjithsej 497 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.