Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Satire qe te ben te reflektosh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7112)
NGA BURDELLUA VIJME , NE BURDELLO SHKOJME
Politikane dhe artiste nga Tirana, jane kliente te bordellove ne Struge. Megjithese thuhet se politika eshte kurve, perseri keta tanet nuk kane vajtur atje ne rolin e prositutes, por te klientit. Per te miren e vendit, edhe kjo mund te behet. Politikanet i kane bordellot maqedonase, si shfrime pas nje pune te lodhshme dhe kontrabande te sukseshme. 200 deri 500 euro, nuk jane asgje per te miren e popullit. Edhe aty ne shtrat me prosituta, ata per hallet e vendit mendojne, pavarsisht se ka qytetare mosmirnjohes, qe edhe kete profesion e thrret po me ate emer. Bordellot e Maqedonise jane te sigurta, sepse ketu ne atdhe, nuk te lene rehat. Ne motele te survejojne dhe spiunojne tek gruaja dhe gazetat. Prandaje, me mire hipi avjonit dhe shko ne burdellot e Struges. Atje ka ruse, bullgare, rumune, ukrainase, bjonde, brune, me shale te gjata dhe te shkurtra, elegante dhe te shendosha, me gjoks te madh dhe te vogel. Si ti duash. Nderkohe qe njihesh me traditat e seksit te vendeve nga ato vijne, zhvillon edhe nje takim pune me koleget maqedonas. Integrimi rajonal e kerkon kete, dha dere me te mire se ajo e bordellos, nuk ka per te hyre ne Europ. Aq me teper qe ne kete rast, politika nga bordellot vjen, ne bordello shkon. Bashke me ta, kete zanat e preferojne edhe artistet e gjore, shkrimtaret dhe poetet. Sa here organizohen "Ditet e Naimit"ne Struge, poetet hidhen nje vrape deri tek bordelloja, per arsye frymezimi. Megjithese ankohen vazhdimishte se shteti nuk pyet per ta, i le pa pune, pa shtepi, pa studio dhe pa sponsorizime. Por ata jane njerez te sakrifices. Per hir te artit, dyert e bordellove i gjejne lehte.
Jane te thjeshte dhe njerzore, sepse gjithe pensionin apo rrogen mujore, ia dhurojne me kenaqesi prositutes se pavarur. Prej aty, kthehen dhe recitojne me frymezim poezite, aq sa fillojne e qajne edhe vet. Ende nuk dihet nese qajne nga vargjet, apo nga kujtimi i kofsheve te prositutave. Artisti qe eshte artist, eshte i lire dhe i panenshtruar. Ai ka kerkuar gjithnje lirine, frymezimin dhe tani i ka gjetur ne dhomat e bordellove. Ketu ne Shqiperi ankohen se nuk ua blene njei librat. Me ere prostitute, lexuesit nuk i kane shume qef librat poetik. Sidoqofte, arti dhe politika marrin frymezim nga bordellot. Prandaje edhe cilesia e tyre eshte me shijen e nje prositute, ngaqe trupin e kane kthyer si kuti votimi. Madje bashke me zgjedhjet e parakohshme.
Ndersa embelsine e femres se vertet, kjo katigori nuk e njeh dhe nuk ka se si, sepse ajo eshte frymezim vetem per pune te bukura. Ndersa politika shqipetare dhe librat me nder poetik, qe shiten sot, njohin frymezimin e femrave te burdellove.
..........................................LUAN LAZE..........................
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.