| Forumi Horizont | Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)
Më fal ...!!!
--------------------------------------------------------------------------------
Më fal.....!!!!
Më fal ,lartmadhëri,
sa herë që, mendova vdekjën.
Më se pari e deshta aq shumë ,
Kurse tash ia Fali , jetën.
Më fal ,lartmadhëri,
që, kjo më shkon ndërmend.
Nuk dua ti pengoj asaj ,
në këtë apo tjetër vend.
Më fal, të lutem ,që
nuk mund të përmbahem.
Por tash duhet të vij atje,
ku dhimbjet me ty ndahen.
Më falni, edhe ju ,o miq,
që nuk do të ju shkruaj.
Më falni se po shkoj pa lamtumirë ,
por ,as ti, këtë , mos e thuaj.
Nuk dua të jetë kështu,
por kështu po ndodhë .
Nga kjo monotoni e pakuptimtë ,
qëmoti jam lodhë.
Ti e din ,se ajo, nuk ka faj,
Mos e zhgënje, në asnjë pjesë të jetës.
Mos e lër ta kuptojë ,
as arsyen e kësaj ,vdekjes.
Më fal, lartmadhëri ,
që nganjëherë i pengova.
Por ,mos ta kuptojë ,
sa shumë e dashurova.
Më fal që të thashë ,
Kur ti e din më mirë.
Por nuk dua që,ta kuptojë,
pse e kisha ,aq vështirë!?
| Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.