| Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)
Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...?
" TI SIGURISHT DO MË KUJTOSH NJË DITË "
Nëse nuk do më shohësh më kurrë ....
Dhe nëse një ditë nuk do të më shohësh,
Nëse një ditë do të sjell nga larg këtë varg të bukur poezie
Ashtu si ëndërrova përherë të fluturoj në gjoksin tënd magjik
Të kap ndjesitë e ëndrrës të kap qetësinë shpirtërore
Ti sigurisht do më kujtosh një ditë...
Pasi lash një fjalë te gjdhendur
Me pendet e mia shlodhur në gjoksin tënd qiellor
Do më kujtosh në ''kashtën e kumtrit, ku mbështetëm sytë
Dhe fjalët e dashurisë i bëmë kaq herY meteorë!
** ** **
....PA UDHËTIM.......
Valëzonte dallga përkundëte faljën time ta vinte në gjumin e madhë
dhe zgjonte të shtrira dhembjet e kristalta të ndjesisë femërore
unë urrejtjen sa herë e bëra nyje në gisht
dhe grushtin shtrëngova drejt kohës ta kthej në këngë e melodi
ku të përkundja dhe njëherë dashuritë e trupit të butë.
Valëzonte e kthjellët dallga e ngrihej para meje e bëhej lotë
e dhembje ...o Zot....
pse më rikthehesh pa qenie të gjallë në grembon time
pse krijohesh urrejtje kur dashurinë ke pikuar
në krijimin e globit fatal, ti ke gabuar?
Përplaset dallga nga skaji në skaj në anijen e udhëtimeve pa mua
nga dhera të largëta pa mallin më ngarkuar
po me një grembo e mbushur në urrejtje e faj
të mbysë qelizen me kaq dhembje krijuar
unë eci...në kohë e ngrirë me dhembje, kafshimi në trupin tim të brishtë
nga krijesa ime coptuar.
** ** **
DU EDHE NJËHERË ....
Nga cili kënd me thuaj vetë, nga cili kënd
të gjej përsëri melodinë e humbur
E heshtur para zemrave që vuajnë
unë shkak pa dashur, në atë trishtim
përcjelle në të lodhurat ëndërra e shpresa të largësisë?!
Sot, kërkoj dhe njëherë të mbështes gishtërinjtë
deri në dhembjet e dërguara kohore tek shpirti i bukur i dashurisë...
Këndova heshtur me varg për ty këndova
sepse zëri mekur nga erëra të çmendura na humbi shpesh ndjesitë
këtë këngë të nxjerrë pa dashur tani
të jem për ty dhembje e lotë i ngrirë si gur i padrejtësisë
U lodhe e di ....por unë jo!
Kurrë nuk do të lodhësha sikur edhe një notë melodie ta sillja
në vallzimin tonë që zgjodhëm në kohë!
** ** **
TY, QË MË THIRRE NË BETEJË...
Sa shpejt kërkove urrjejtjen dhe hakmarrjen tënde
mbi mua të dërgosh
armet e dobëta të zgjasëse përdore pseudomik i vjetër.
A thua u pasurove? apo ngele sërish me duart bosh?!
Unë armë kam shpirtin dhe dashurinë
me këto të dyja shpesh gjej gjuhë dhe me Perëndinë!
Po '' ti "?
Jo ti se gjete asnjëren kurrë!
** ** **
LAMTUMIRË...
Të hidhem në krahët e tua kërkoj
nga udhëtimi gjatë mbi të panjohurin oqean
si një valëz që gjoksin tënd ëndërroj
dhe pse pak një vijes blu të dy na ndan.
Të shoh të heshtur dhe akoma nxitoj
dallgëve mbi gjoks që të godasin
me hedhjën time mbi ty t'i largoj
nëse duan shpirt mua të më marrin
e në dhëmbët e tyre të më përplasin...
Ti qëndro i tillë mbi to dhe unë nga larg të shikoj
përjetësisht nga fundi asaj hapesire
si një shkumbë e bardhë në gush të reflektoj
mbi gjoksin tënd si shkëmb do të gdhend!
''Lamtumirë"
** ** **
TË SHOH...
Ecën zbathur
e unë shoh reklama…
Ditën...
Ti gjuan kundër njerëzve të tu,
unë bëj grevë duke mënduar...!
Fabrika ime shpirtërore
prodhon si armë të paqes, puthje...!
Ëndrrat e mia ngelën të paprekura.
Ato fluturojnë lart
të pa arritëshme nga zvarranikë në lagështirë!
Shoh jetën tënde në ekran
si imazhe të një filmi
armët e mia të faljës që vrasin ty dhe të tjerë...
Kam lindur në prehërin e Paqes
dhe e mësuar me gërrhitjen tënde.
Një palë buzë të rrudhosura të urrejtjes
përplasen nuk flasin.
Stërkalin një erë të mykur, të vdekur pa kohë,
përpëlitur nga drita.
Unë nuk qaj....Puth dhe Hesht....
** ** **
HARRESA ...
Lulishtja ime është e vogël...
varri yt shumë larg...!
Mjaft që unë të mos mendoj për të rikujtuar,
ëndrrat i kam lëshuar nëpër fluturime
krahët e tyre nuk këputën më
nga armet e tua të ndryshkura.
Dhe era jote e rëndë…
nuk e ndotë më ajrin tim të Lirisë!
Unë... ''Harroj,, sepse Fal"!
** ** **
NOTAT E MALLIT...
Lehtë petali i trandafilit u rrëzua
nga melodia zbritur në pentagram
Kur rreze e diellit diku lart maja i preku,
kur pranë në notat e mallit filloje kjo këngë.
Puthjen e bekuar tënden kaq të shumëpritur …
Ajo e vetmja dhuratë e imja, e shtrenjta, qiellore…!
Më erdhi përseri në shpirtin e tallazitur…
Me ty, si një dritë hyjnore…!
Me këta gishtërinj që netëve takova
kaq herë vetminë mbi tastjerë
tani ta fërkoj ballin kur ti fle i qetë
dhe lutëm për ty edhe një herë!
Prek duart e tua, ah ato duar sa herë i ëndërrova
kaq larg i shihja dhe pranë në cilindo tëndin kujtim
gjithë çastet e jetuara, orët e jetës time
mbi ato duart e tua, të mia lanë mbishkrim…!
Ti erdhe dhe prapë do marrësh fluturimin
e unë do të shoh me të njëjtin mallëngjim
do të jap me vete si gjithmonë bekimin
nën hijen e kësaj peme , tek i njëti burim !
Tek ky burim i mallit do të pres gjithmonë,
pres ujitjen e shuarjes së mallit përsëri…
lumturomë, bëmë të ndjej jetën me kuptim
sa herë që fytyrën në atë pikë loti, e shoh në sytë e tu
E njoh vetën femër për ty e shtrenjtë o shpirti im!
** ** **
NGA...
Nga vitet ende nuk kam mësuar
Që të mësohem me vetminë…
U ndjeva keq nga duar që ofronin miqësinë
Dhe pse
Ah...!
Prekja e tyre
Më vrau shpirtin, ma helmoi qetësinë! !
** ** **
DUKE GËRMUAR NË XHEPAT E KOHËS...
Mbasdite verore qielli vesh mëndafshin e kuq
ngjyrë e tokës time larg diku...
Ti nuk njeh ende grepin e nostalgjisë
Si ta lodh zemrën…
Ti nuk njeh shpaten e largesisë ,
Që pret çdo dëshirë
Ti nuk e njeh stinën e mërgimit
Se si lulëzon thatë rrënjët e jaseminit…
Se sikur njëherë ti të kaloje tek unë kufinjtë e mendimit
Rruga jote do ndalonte në një qytet të shkatërruar të shpirtit tim.
Atëherë , do kuptosh këtë gjuhë me dallgë të humbura
Nëpër oqeane mbushur nga dete,
Lumenj e klithma shtegëtimesh pa fund…!
Larg kaq larg nga toka e dashur
Nga kull e lotëve dhe kurorë e dashurisë
Larg nga dhembshuria e dhembjes,
Që ulë netët në dritarën time të nostalgjisë
Dhe shikoj pafundësitë e udhëtuara në erresirë!
** ** **
TË KAM THËNË...
Jam një trëndafil i eger ,
trëndafil malesh…
shumë larg nga ty...
nëse do parfum të tillë petalesh
mos më prek eger
se gjëmbat e mi të ngulen në sy
** ** **
Pastaj....
Pastaj çdo gjë mori përmasa të çuditëshme
u derdhën të gjitha si në kupë të kohës
gërryen edhe pikën e fundit të shpresës
tek rridhte në trajëktorën e tokës.
U rënditën qëlizat gjuhës rrjesht para buzëve
mbështetur të pinë me fund këtë ''lamtumirë"
kaçurrela që lotë mbulojnë në faqe, paskan zgjeghur
të derdhën mbi gjoks rreth qafës
dhembjet të mbulojnë drejt qiellit
drejt puthjes tënde që pret aty plot dëshirë!
** ** **
NGA LARTËSITË E TUA...
Kush tha se mu prenë flatrat e dashurisë
se krahun ma plagosi një shigjetë
fluturimet më bën që kurrë të mos i nisë
nga dhembja që kaq herë ma dha e bukura jetë.
Unë dhe Koha sa herë të dashuruara
me hapat drejt saj kaq herë rrëzuar
e përsëri duke qeshur jemi ngritur
dashuritë qiellore me puthje duke pritur
heshtur kërkoj me të kjartë drejtimin
ku ''çasti i fundit,,
Mua pa Kohën!
më jep krahë më të fortë për fluturimin!
** ** **
MUND TË THEM MË KE MUNGUAR...
Nuk më tregove kurrë ku ish sekreti asaj buzëqeshje
e cila me ty jetoi një jetë të tërë në sytë e tu dhe shpirtin tënd
nuk më the se ku forcat kaq herë i gjete
kur të rrëzonin e ti ngrihëshe buzëqeshur përsëri në këmbë?!
Vitet kaluan fytyra jote engjëllore mbeti në heshtje përsëri buzëqeshur
rrudhat mbi ballë si rrugë të kohës së kaluar shtriheshin mirësisht
dorën në zemër i vije humbjes me trishtim veshur
me një ofshamë të thellë i qeshur mbi dhembje qeshe sërisht...
-Mos u mërzit, më thoshje, me humbjet e jetës që vijnë
se ato janë për njeriun,jane më i vyeri mësim
mjerë kush ka frikë të rrëzohet e mos njoh
lotin e dhembjes që fati të sjell në kohë.
Është fat të provosh gjithë shijet e natyrës
që Zoti i ka falur për njerinë
mjerë kush ato ja mohoi vetës
e jetoi duke dhënë dhembje mbi njerzinë!
E unë shpesh të sjell në mend si shembull i rrallë i urtësisë
ashtu të heshtur e menduar buzëqeshur mbi zhgënjim
se kush vërtetë dhembjen e provon
heshtja i flet edhe pse koha shpesh vonon...
Më mungon sa shumë ''ti ndoshta e di"...
më mungon shpesh herë këshilla jote hynore
në netët që gëdhija me ty në këtë largësi
ku fjalët bëheshin gurrë force, e kështjellës atërore
në shpirtin tim lanë gjurmë e nostalgji
të dua dhe kujtoj buzëqeshjën tënde të dashur
dorën tënde të ngrohtë që aq shumë më mungon ti Engjulli im!
** ** **
KËNGË E JETËS...
Ma vranë dashurinë e shpirtit ëndërrat
që mëngjesëve më këndonin këngë të jetës
ma vranë dhe nuk ju dhëmba kur pa ndjenja ngela
si krijesë e tyre në teatrin me rërë ngritur pranë brigjesh largimi
varkë e braktisur edhe unë në ktë rrugë mërgimi.
Kërkoja akoma të zgjoj këngë të herëshme brënda meje,
tek mbështesia fjalët mbi buzë me dëshira të ndezura
kur shetitjeve me natyrën që më shfaqej e brishtë
fshiheshin dejeve të zemrës dhembjet e hekurta!
Rendja të kapja fluturat e bardha të paqës agimeve vendit tim
që netëve në këtë largësi të më ri-sillnin ëndrrat
kujtimet që brënda meje pushuan
...të vrara varur në trungjet e prera të kohës ....tashmë tharë!
Dikush donte të më shihte duke qarë
por unë qesh përsëri!
Lotët kthyer një vazo e kristaltë brënda shpirtit tim
e çdo ditë dashuria derdhet si lule mbi buzë e tingëllonë
Poezi!
** ** **
NËSE...
Nëse do të shohësh mallin tim
Zog është bërë nëpër shtegëtim
Nëse do të shohësh ndjenjën time
Është tek lumenjtë në vërshime
Nëse do të shohësh lotin e pastër,
Aty është ngrirë... tek plepi ynë i vjetër, i kaltër...
Veç , mos pyet për forcën, krenarinë...
Në gjunjë para teje
Kokëulura po rrinë...
** ** **
SHKËLQIMI YT...
Ditë e më shumë
Ti më vërvitesh
Nëpër mendimet e mia
Në netët pagjumë
Më ngjan në yll
Aq larg qëndron nga unë
Në shtratin tënd qiellor
Më përgjon tinëzisht
Nuk bë zë
Por më përkund
Në djepin e pritjes
Deri sa gjumi të më përqafoj
E të më fal ëndrra të mira
Më thuaj...
Ç’do të ndodh vallë?
Atëherë
Kur rrezet e para
Do të lëmojnë ballin tim
E nuk do të shoh më
Shkëlqimin tend.
** ** **
TI VEÇ PAK PUSHO
Edhe nga largësitë hyjnore
Ti rikthehesh
Me zërin
Që tingëllon ëmbël
Nëpër shtresat e zemrës
Së pa'shpalosur
Me fluturim feniksi
Qiell i vrërët
Kthjellet
Ti veç pak pusho
Në sytë e mi
Pastaj
Ik në botën tënde...
** ** **
AS SOT NË MOT!
Borë e bardhë
Ngriu dëshirën
Për të vjedh shikimin
Dhe buzën e zjarrtë
Se... ike shpejt
Më shpejt se mendja vetë
Gjithçka takimit i le
E takimi treti
Nëpër kohë.
** ** **
HORIZONT HARRESE!
Pa bërë
As edhe një hap
Ti po fluturon larg
Shumë larg
Në horizont harrese.
Sa mirë që jetova pak
Bile pak
Aty...
Në kështjellën tënde.
** ** **
PËR TEK TI TANI JAM NISUR
Nga kaq larg me ankth udhëtoj.
Me orë të tëra përmbi re...
Oh!...Kjo orë që të arrij,
E di më pret dhe je atje.
E çdo të bëjmë çastin e parë
Kur të shikoj unë sytë e tu.
Do të përpij me mallë dhe lotë
Do të gënjej: kam qenë këtu!
Më pas do ndjejmë që jemi pranë
Do fillojmë të themi plot.
Do dalim udhëve të këndojmë
Do shuajmë orët kotë më kotë.
E shohim prapë rindarjen tonë
Që pas ca orësh po na pret.
...Po le më mirë aty t'i themi,
Se tani poshtë kam vënë retë...
Shkruan me dhembje e lotë LoTi_DaShUrIsË
| Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.