Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga NS-6 datë 12 Tetor 2007 - 19:38:

rikthehem edhe per pak tek rasti i femijes...me pak fjale po xhirojne rreth hipotezave te diabetit insipid,diabetit melit dhe malformimeve. pik se pari nga anamnesi i nenes mund te arrihen te merren edhe informacione te tjera, qe mund te te drejtojne edhe me teper drejt njeres apo tjetres mundesi.
gjithsesi,mendoj qe nese do i jepja nje prioritet diabetit insipid sepse me duket ai me i mundshmi. pastaj ne nje mundesi te dyte,nese kjo e para perjashtohet do shihja per diabetin melit dhe pastaj per nje malformim. malformimet gjithsesi nuk mund ti perjashtoj per faktin se tek po kerkoja mbi to, tek libri i pediatrise i Nelsonit (qe e gjeni edhe tek tema e shkarkimit te librave) pashe qe nje hipoplazi renale mund te shfaqet ne shumicen e rasteve me poliuria dhe me polidipsi dhe nese eshte njeanesore mund edhe te mos diagnostikohet menjehere ose te diagnostikohet rastesisht nderkohe qe behen analiza per ndonje gje tjeter (1). gjithsesi,duke qene se ne diabetin insipid pritet qe te kete nje osmolalitet te ulet te urinave si dhe nje proporcion te osmolalitetit te urines /plazmes < 0,7. nese kemi diabet melit do kemi glukoze ne urina,kurse nese do ishte nje malformim si ai qe permendi MEDMARSI atehere pritet qe kreatina te jete te pakten 0,5 mg/deciliter pertej vleres normale te saj (kjo gje ben pjese ne definicionin e nje paaftesie renale akute)...me pak fjale nese kerkojme analizat e urines dhe analizat e gjakut pak a shume do jemi ne gjendje te ikuadrojme situaten ne te gjithe hipotezat e dhena deri tani. pas ketyre mund te drejtohemi ne analiza qe do futeshin edhe me thelle ne kerkim. jeni dakort ne kete pike?

por ajo qe doja te pyesja eshte kjo:
deri tani jemi drejtuar drejt nje mundesie qe shkaku te jete organik.po sikur te mos jete i tille? dmth te kete te beje me anen psikologjike te femijes? me kujtohet qe ne nje leksion te mjeksise ligjore,na kane treguar per nje rast ku nje femije,prinderit e te cilit grindeshin shpesh,kishte formuar nje lloj mekanizmi te vetin qe me ane te nje urinimi te tille,te terhiqte vemendjen e prinderve.dmth shfaqte nje simptome me ane te se ciles merrte vemendjne e te dy prinderve dhe mbi te cilen ato binin dakort,dmth ishte femija prioriteti kryesor. ne fund, ne nje seance me psikologun,ai i kishte keshilluar qe te mos ziheshin me dhe cuditerisht femija pas nje fare kohe,nuk urinonte me!a mund te konsiderohet edhe mundesi ne rastin e mesiperm? nje rast qe perfshin femijen nga ana emocionale ne menyre te thelle,a mund te jape nje poliuria te ketyre dimensioneve?

(1) Nelson Textbook of Pediatrics 17th edition p. 1785


Postuar nga Mister_DXP datë 13 Tetor 2007 - 01:08:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
rikthehem edhe per pak tek rasti i femijes...me pak fjale po xhirojne rreth hipotezave te diabetit insipid,diabetit melit dhe malformimeve.


Mos me keqkuptoni

Sigurisht , vendin e pare ne mjekesine klasike e ze anamneza. Problemi eshte pak me skolaresk.

Kur fillon meson sigurisht qe grumbullon dije te cilat i sistemon me kujdes ne arkivat e pafundme te trurit. Me kohe sistemi i dyte i sinjalizimeve krijon skeda dhe sistemon dijet. Nje mjek i ri vazhdon ne menyre klasike te marre anamneze dhe  me tej te beje deduksionet e nevojshme. Per kete jane absolutisht te nevojshme edhe egzaminimet ndihmese, laboratori dhe imazheria. po ashtu konsultat e ndryshme.

Dikur jam ndodhur ne nje konsulte te nje gjendje komatoze. I vinim rrotull te semurit dhe ishim 6 mjeke te rinj te te gjitha specialiteteve te pathologjise. Kjo zgjati rreth nje ore derisa erdhi profesori. Sa hyri ne dhomen e te semurit dhe tha; Koma diabetike. Ai nuk e kishte vizituar te semurin. Nuk e njihte gjendjen dhe sapo hyri ne dhome duke ardhur nga jashte.

Mund te me thoni se cfare e shtyu ate qe te vinte kete diagnoze ( Te sakte sigurisht).

PS Ai edhe mund te kishte gabuar, mjeksia nuk eshte math, por gjithmone ne diagnostikim ka nje moment(ndezja e nje llambe ne tru), ka nje moment qe po e gjete diagnozen, e ke gjetur, ne mos, duhet pastaj te vertitesh neper libra, konsulta etj etj/ Qe ta gjesh, nuk do te thote qe te jete 100% ashtu. Mund ed te gabosh, por pergjithesisht me kalimin e kohes gabimet behen me te vogla.

 


Postuar nga Mister_DXP datë 16 Tetor 2007 - 04:45:

Meqe jemim ne kete teme.

 

Vetem mos me shani, mire, po ja qe mendja te shkon edhe gjetke.

Po sikur femija mi dehidratuar te kete pire aksidentalisht, nje pese  tableta Lasix, qe gjyshi i kishte ne mjekimin e tij

 

DXP


Postuar nga NS-6 datë 19 Tetor 2007 - 04:19:

kjo hipoteze do varej shume nga te dhenat e anamnezes. nese nena thote qe raste te tilla urinimi nuk kane ndodhur me para por eshte hera e pare qe ndodh dhe nese nga mbledhja i informacioneve mbi semundjet e pjesetareve te familjes del qe gjyshi ka edeme nga cirroze ose ku ta di une nga nje semundje tjeter per te cilen mund te perdoret Lasix,atehere mund te mendohet edhe kjo gje...gjithsesi,do ta konsideroja shume te veshtire qe mjeku ta mendoje kete gje ne moment per faktin se do perqendrohet ne ato qe jane hipoteza kryesore dhe kjo hipoteze do vije ne forme perjashtimi te atyre te tjerave (pervec nese eshte nena qe e tregon dicka te tille direkt)... gjithsesi,ne nje rast te tille, nuk do kemi vazhdueshmeri te urinimit te atyre dimensioneve duke qene se efekti i tij mbaron ne nje kohe te shkurter (ceshtje oresh)...pyetja qendron kur mund te jemi te sigurte qe kemi te bejme me kete gje?a duhet te shtrohet femija dhe te mbahet nen kontroll per 24 ore apo pas nje infuzioni duhet te cohet ne shtepi?

(principi aktiv i Lasix eshte Furosemidi,nje ilac diuretik qe ka si efekt eliminimin e nje sasie uji dhe natriumi nga veshkat)


Postuar nga Mister_DXP datë 19 Tetor 2007 - 05:12:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
kjo hipoteze do varej shume nga te dhenat e anamnezes. nese nena thote qe raste te tilla urinimi nuk kane ndodhur me para por eshte hera e pare qe ndodh dhe nese nga mbledhja i informacioneve mbi semundjet e pjesetareve te familjes del qe gjyshi ka edeme nga cirroze ose ku ta di une nga nje semundje tjeter per te cilen mund te perdoret Lasix,atehere mund te mendohet edhe kjo gje...gjithsesi,do ta konsideroja shume te veshtire qe mjeku ta mendoje kete gje ne moment per faktin se do perqendrohet ne ato qe jane hipoteza kryesore dhe kjo hipoteze do vije ne forme perjashtimi te atyre te tjerave (pervec nese eshte nena qe e tregon dicka te tille direkt)... gjithsesi,ne nje rast te tille, nuk do kemi vazhdueshmeri te urinimit te atyre dimensioneve duke qene se efekti i tij mbaron ne nje kohe te shkurter (ceshtje oresh)...pyetja qendron kur mund te jemi te sigurte qe kemi te bejme me kete gje?a duhet te shtrohet femija dhe te mbahet nen kontroll per 24 ore apo pas nje infuzioni duhet te cohet ne shtepi?

(principi aktiv i Lasix eshte Furosemidi,nje ilac diuretik qe ka si efekt eliminimin e nje sasie uji dhe natriumi nga veshkat)




Sigurisht qe nje anamneze e mire te orjenton drejt nje diagnoze te sakte.
Sa per Lasixin emri i ka ardhur nga numuri six=gjashte, sepse gjashte ore zgjat efekti i tij. te pakten keshtu llogaritej kur furosemidi doli per here te pare.
Femija ne kete gjendje hospitalizohet menjehere. Ajo eshte nje zituate alarmante, pergjithesisht cdo dehidratrim eshte urgjence.
Keshtu mbasi femija shtrohet ne spital, ndihma e pare jane lengjet, ne forma te ndryshme, si zevendesues dhe elektrolitet. Menjehere merren analizat e mundeshme, para se te fillohet mjekimi.
Gjak komplet, hematokriti dhe elektrolitet(shume me rendesi eshte K(potasiumi) dhe Na(natriumi).
Analiza te tjera jane hormoni AntiDiuretik, Kortizoli, ACTH.
Duhet ndjekur me nje Cat Scan te kokes
Ultrasound te barkut(veshkat)
Analizat e urines jane shume orientuese , sidomod densiteti i urines(sic tha NS6 me pare).
Futet nje kateter per te grumbulluar urinen e 24 oreve, kusht per te verifikuar elektrolitet ne kete urine dhe klirensin e urese dhe kreatinines.
Me kete menyre monitorohet edhe sasia e urines se eliminuar, per te llogaritur nevojat per lengje(njera nga menyat)
...
Po tjeter?


Postuar nga NS-6 datë 20 Tetor 2007 - 04:40:

me ato qe the i ke permbledhur te gjitha analizat e mundshme qe do inkuadronin kete rast.


Postuar nga MARSMED datë 20 Tetor 2007 - 05:24:

Nuk e di cfare nenkuptonit me ''po tjeter?'' por nese e kishit per menyre tjeter per te llogaritur deficitin e lengjeve ne organizem mund tte them qe kemi dhe nje formule per kete :

Defic. i ujit(L)=( (Na plazm/140 )-1 ) x 0.6 x Pesha(Kg)

Sa per  kerkesen per analiza te tjera do te vareshin nga rezultatet e atyre qe u parashtruan me siper dhe qe jane baza ne kete rast per te nisur procesin e diagnostikimit,por mendoj qe ato mjaftojne per te dhene nje ide.... nese do dilnin brenda normave te gjitha .....atehere kthehemi nga nena dhe situata ne familje.....mbase do kishim sic tha NS-6 nje faktor psikologjik ne kete mes.

Po mendoj qe ky rast per aq pak te dhena sa na ofroi u shtjellua mjaft


Postuar nga NS-6 datë 28 Tetor 2007 - 03:58:

nje anemi e vecante

ok,nese per rastin e mesiperm nuk ka me per te shtuar po kaloj tek nje rast tjeter klinik me te kompletuar se ai me para:

nje burre 86 vjecar shtrohet ne nje spital per te kuptuar shkakun e anemise qe kishte. gjate analizes objektive shfaqet pak a shqetesuar, gjithsesi e orientuar. nga ana hemodinamike nuk paraqiste ndryshime te rendesishme. eshte i zbehte dhe me ekimoza te zgjeruara ne trup dhe ne gjymtyret e siperme. ai kishte nje krah te majte te zmadhuar dhe qe i jepte dhimbje (foto e paraqitur). pervec ketyre asgje tjeter per te sinjalizuar.

analizat tregojne nje perqendrim hemoglobine (Hb) 59 g/l , volumi qelizor (MCV) 101 fl, trombocitet (PLT) 319.000/mikroliterl dhe qelizat e bardha (WBC) 9100/mikroliter. nuk kishte shenja hemolize por mund te konfirmohej nje anemi makrocitike. perqendrimet e vitamines B-12 dhe folatit ishte normale,ashtu edhe analizat e funksionalitetit te tiroides dhe melcise.testi i pmiksjes tregonte qe koha e protrombines (PT)ishte normale kurse koha e tromboplastines parciale te aktivizuar (aPTT) ishte shume e zgjatur, 108.7s (vlerat normale shkojne rreth 35-45 s).

hipoteza te mundshme?
ideja eshte qe te shihen te gjitha mundesite dhe tu jepet nje shpjegim elementeve perberese te rastit klinik sepse fundja sherben edhe si forme perseritje per cdonjerin

(p.s: nderkohe do mundohem te gjej kartelen e nje pacienti me fibrozicistike qe kishte nje humbje 13 kg brenda nje viti...)


Postuar nga MARSMED datë 28 Tetor 2007 - 20:38:

Hem....

Sikur ti benim nje matje faktoreve VIII dhe IX.....se nje mendje me thote  o A o B eshte dhe ta ket per her te pare zoteria ket gjendje i cik si e veshtire ne ate moshe... nese eshte hemofili gjithmone


Postuar nga MARSMED datë 28 Tetor 2007 - 22:05:

nc nc nc

...... eshte shume i madhe ai zoteria per te pas hemofili klasike..

Mendoj se jemi perpara nje HEMOFILE TE FITUAR.

Analiza e faktorit VIII do na ndihmonte ne ket pike gjithesesi per te treguar se kemi nje deficence ne kete faktor,por qe ne ndryshim nga hemofilia klasike (e trasheguar) ketu ndodh si rrjedhoje e nje procesi autoimun,pra kemi anticorpe qe e shkaterrojne kete faktor duke cuar ne hemorragjira te medha kryesisht te indeve te buta,ne ndryshim nga hemofilia klasike qe prek kryesisht artikulacionet.Eshte pikerisht mosha e trete qe preket nga kjo semundje.Marrja e anamnezes do na orientonte deri diku por jo se do gjente nje shkak te mirefillte pasi nuk eshte zbuluar nje faktor i caktuar qe mund tte akuzohet per kete semundje.Keshtu eshte pare qe kjo shoqerohet me disa semundje autoimune si ne lupus,apo me disa medikamente si penicilina,ciprofloxacina,interferon,fludarabine,p
henitoin etj.

 


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.