Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datë 09 Qershor 2007 - 02:56:

Ti, qiell i dashur, me shkrove dy letra te mrekullueshme e ato jane plot me ato gjerat qe me pelqejne te ti e me plot gjera te tjera. Nese me dashuron, per mua eshte me shume se lumturi. Thjeshte per kete nuk ka fjale tjeter, veçse "te pushton, te perfshin" ajo me kap e me pushton, me mberthen si me morse, me ngre lart dhe ben cdo gje qe kryej shume me te forte, me reale, me ireale e madje edhe me shume.Ti je hapesira qe shtrihet mbas meje, ti je drita, per hir te se ciles un jam e do jem.Vetem per hir te faktit se ti me sheh e me do, une ekzistoj e veproj vertet. Po te mos ishin syte, nuk do te kishte as drite. Ne syte e tu te dashur e te mrekullueshem, nga cepat e erret te jetes e nga nderthurja e padukshme e shume rrezeve misterjoze une shnderrohem ne ate qe mban emrin tim, ne ate si me sheh ti e si deshiron ti qe te jem. Drita e dashurise tende me veçon nga grumbulli anonim i instikteve e me ngre deri ne diçka te veçante qe eshte e afte te thote "une jam". e dashur, ti je me lart se cdo gje tjeter. Ti je peshorja qe mban cdo gje mbi vete e realizon baraspeshen, ti je lupa, te e cila perqendrrohen te gjitha rrezet e dala prej meje e kthehen ne tufe drite, ne ngjyre e qartesi.
Ti je nje shigjete qe ndeshet rralle, e drejte, e ngadalshme dhe e drejtperdrejt, e drejtuar ne zonen time duke e shpuar mu ne mes pa truke metafizike e psikologjike.
Gjate gjith jetes nuk kam takuar njeri me te çilter e te te sinqerte se ty.
Nuk e kupton dot (por e mar me mend) pse per te tjeret ti mbetesh enigmatike e qe i peshtjellon. Po ketu ne fakt s'ka asgje te pakuptueshme sepse jane pikerisht thjeshtesija dhe sinqeriteti yt i madh, - dhe kete them se me siguri, jan pikerisht ato qe i hutojne e i peshtjellojne te tjeret. Driten e forte jane te afte ta shohin vetem syte e forte qe veshtrojne pa u pulitur. Une nuk i pulit kurre syte, por vetem se i hap me shume qe te kap sa me shume nga ti.
Duam! Dashurome! Kam nevoje per ty, por sa te varfera jane keto fjale sepse un ndieje me shume. E kam vendosur jeten time mbi tenden si nje piramide te kthyer kokeposhte. Baza e saj qendron lart e piramida mbeshtet ne kulmin e saj duke qendruar ne nje ekuiliber te pa besueshem. e ky kulm je ti, zemra jote. Dhe zemra jote, me e buta e me e forta nga cdo gje qe ekziston ne kete bote, bart jeten time, bart gjithçka.
Cdo gje eshte rritur e eshte bere e forte si nje heshte. Ti dhe une, sa gjate qe e kemi kerkuar njeri-tjetrin! A mund ta imagjinojme valle veten larg nga njeri-tjetri?
A eshte mundur valle, madje edhe duke e genjyer veten, te mendojme se mund te dashurojme ndonje tjeter? Dhembeza e ingranazhit perputhet me dhembezen tjeter dhe aty nuk ka vend per asgje tjeter, madje as per ajrin. Dora mu lodh e nuk do qe te levize me, por zemra nuk eshte lodhur. do t'ia them kete eres e le ta mbaroj ajo letren...
Tashti po te shkruaj me doren e majte. te dua, dhe duame sepse nuk dua te marr fryme pa ty.

Remarque


Postuar nga Niqua datë 09 Qershor 2007 - 03:57:

agata shume prekse kjo
very nice, me pelqu


Postuar nga roman.tik datë 22 Qershor 2007 - 00:00:

Unhappy

Eh mo remark vellai , re ne dashuri me nje aktore....sa keq
Si thoshte Zenua te Shi ne plazh . Aktore ne film aktore ne jete ....
e ka ne gjak rolin ajo .....

te gjitha femrat jane aktore vetem se disa sjane aktore te mira ....


Postuar nga Zhylien Sorel datë 26 Qershor 2007 - 01:03:

Puma e Remarkut

Shtrige , thuaja qe e dashuron... djalit

qe e do e do ti po pse sja thua....

thuaja shpejt


Postuar nga agata datë 03 Gusht 2007 - 19:04:

Njoftome oren e sakte te lindjes tende per astrologun e ri. Ai tashme ka percaktuar se ne fund te ketij viti do te vije koha me e madhe per ty. Prandaj mos ki frike, behu pume me putra e me pretendime ndaj te tjereve, por te jesh gjithmone me turiçke te bute per mua.


Postuar nga agata datë 04 Gusht 2007 - 15:19:

Njerzit nuk mund te dashurohen nese se pari nuk duan veten...

Me thuaj atehere, sa e don ti veten?!!!


Postuar nga hebeja datë 05 Gusht 2007 - 01:05:

Kush nuk do veten, nuk arrin te besoje se mund ta duan te tjeret.


Postuar nga agata datë 10 Shtator 2007 - 02:00:

... ti qe me pershkon tej e tej te gjitha dejet dhe zemren, qe perhap eren e dorezonjes, o purpur i erret i perendimit-
pergjigju, a ka mrekullija ligje?
Kush di te perqafoje si ti?
Kryq, yll, zemer...

... diku eshte vjeshte, nje vjeshte e arte dhe e bukur.


Postuar nga atiola datë 10 Shtator 2007 - 03:21:

te dua pra ku ishe ti kur ta thoja mijera here


Postuar nga agata datë 13 Shtator 2007 - 00:28:

Veshet e mija degjojne vetem zerin tend...
Me thuaj edhe sa vite me duhet te pres qe shprehja "te kam xhan" te kthehet ne te "dua"...!


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.