| Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
nice... if u can call it that.

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
-------------Thirrje e heshtur
Të mbaj dorën…më rri afër, më kërkon supit mbeshtetur.
Të kërkoj syrin e fjetur, drit’ e tij të më ndiçojë
Velagrisurën anije në mes deteve të mbetur,
Busullthyer e harruar horizonteve pagojë.
DXP
2007 Tetor 30 ora 8:55 mbremje

Vesë dashurije
Sillet i heshtur an'e mb'anë
Hij' e gjumit të pandalë -
Ku jan' ëndërrat, ku janë
Gjumë ti, të qofsha falë?
Ku 'sh'to! mik'e gjithë ditës
Të m'a shohë shpirt' i sgjuar?
Zjarr' i syrit vetëtitës
Që më pati përvëluar?
Sonte mbeta mun në pisë
Nën' ushtimin e një buje:
Moj motriçk' e vogëlisë
Nuk të shoh, po ti këtu-je...
Ti mendon mi supë t'ime
E mbështetur me një faqe;
Regëtin me deshërime
Zemr' e mbushur me farmaqe
Me flet tinës buz' e shkruar
Fjal'e urt' e gojës s'ate
P'shon për kohën e kaluar
Që më s'vjen që kur na vate;
Që kur lamë shokërinë
Sa zu zemra të buçasi-
Oh! sa shpesh më ven e vinë
Përkëdheljet e çdo çasi!
Pa mendohem me llaftarë
Si te humba posi hije
Sa pikovi lot'i parë,
Posi vesë dashurije
Citim:
Po citoj ato që tha KRISTAL.DOC
Vesë dashurije
...........................
Sonte mbeta mun në pisë
Nën' ushtimin e një buje:
Moj motriçk' e vogëlisë
Nuk të shoh, po ti këtu-je...
Ti mendon mi supë t'ime
E mbështetur me një faqe
Regëtin me deshërime
Zemr' e mbushur me farmaqe
.................................
..........Atë natë
Atë natë yjet ishin kaqë afër!
Duart zgjata drejt qiellit,
dhe këputa ca prej tyre.
Mërmëritje dëgjova pas shpinës,
dhe kokën ktheva i tronditur.
Ishte Hëna që ruante kopshtin e saj!
I zënë në faj,
një këngë të vjetër nisa të fërshëllej.
E vrap ika tutje që ty të të arrija…
…Me një tufë… yjesh në dorë.
DXP
Pershendes miqte qe duan poezine
Për zërin tënd
U ngrita e…në mes natës ika
Midis livadhesh jeshil-gri.
Nën qiejtë ku harrohet frika
Do t'shkoj tani, atje të rri.
Do zgjedh një vend ku nuk ka hije,
Ku ka veç miq...e ka veç shokë,
Ku hën' e grirë fije fije,
Varet prej qiellit flokë flokë.
Qëmton si pluhur i florinjtë,
Të ndez kadifezën e buzës…
E të ndez sytë, e të ndez gjinjtë…
E me vëngon vargjet e Muzës.
Për zërin tend-kumbim mizor,
Më zjen nje zë në kraharor.
Kush do më bëjë zërin e dytë;
Të heq’ kët’ brengë
………………..që do më mbytë?
Plogeshtia
U lodha nga endrrat, u lodha nga shtegtimet,
Brodha kudo me uri, aromen e bukur me etje une e thitha,
U deha, u perzhita nga ekstaza e kesaj natyre,
Ajo te gjitha mi mori edhe endrrat bashke me udhetimet.
Ja ku jam une sot me lekuren time te verdhur,
Qepallat me rendojne mbi fytyren time te vdekur,
Goja eshte mbyllur me inat zinxhirin buzeve te thara u ka vene,
Qe germat te mos dalin kurre nga ai i embli i imi ze.
Dora mbi balle po peshon koken e rende,
A e mban dot moj dore, eshte shume e rende....
Supet u leshuan, nuk kane me forme, nuk kane me jete,
Endrrat u harruan atje ne sketerre, ne frike e peshtirim u shnderruan.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Plogeshti
Ja ku jam une sot me lekuren time te verdhur,
Goja eshte mbyllur me inat zinxhirin buzeve te thara u ka vene,
Nje dedikim
Hija e pellumbit
Edhe pse ndrit pendëllastuar pëllumbth i bardhë fluturak,
Tek ngrihesh qiejve me dëshire dhe gufon gjoksin zëmërak;
Prapë diku, mbi dhe të shtruar, a mbi lëndinat jeshil plot
Lëshon kalimthi hijezezën e trupit tënd qe s’e shoh dot.
Lëshon një fashë të pahitur nga breng’ e dhimbjes, si dikur,
Pluhur të djegur ëndërritjesh, ndjenja dhe ethe bërë zhur.
...Dhe unë mblidhem kruspull-lënduar një hijezezë të harroj.
Mbrojtje kërkoj hijesh te reja; natën lus: “Eja”, që të shpëtoj.
Por brenga jote si plumb i tretur, më ndjek ngado e me kërkon
Zër’ i pëllumbit, e kisha ditur nuk është këngë, por plumb që shpon.
DXP
NO COMENT
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Nje dedikim
Hija e pellumbit
Edhe pse ndrit pendëllastuar pëllumbth i bardhë fluturak,
Tek ngrihesh qiejve me dëshire dhe gufon gjoksin zëmërak;
Prapë diku, mbi dhe të shtruar, a mbi lëndinat jeshil plot
Lëshon kalimthi hijezezën e trupit tënd qe s’e shoh dot.
Lëshon një fashë të pahitur nga breng’ e dhimbjes, si dikur,
Pluhur të djegur ëndërritjesh, ndjenja dhe ethe bërë zhur.
...Dhe unë mblidhem kruspull-lënduar një hijezezë të harroj.
Mbrojtje kërkoj hijesh te reja; natën lus: “Eja”, që të shpëtoj.
Por brenga jote si plumb i tretur, më ndjek ngado e me kërkon
Zër’ i pëllumbit, e kisha ditur nuk është këngë, por plumb që shpon.
DXP
NO COMENT
| Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.