Forumi Horizont | Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 » Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Lajme nga jashte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17525)
Per ata qe ndjekin politiken amerikane ky eshte nje grafik qe tregon rritjen ne perqindje te grupeve te ndryshme te te pasurve. Kjo shpjegon edhe ankimin e shume njerezve mbi mbi-pasurimin e 1% me te pasurve.
Ky grafik tregon qe 1% me te pasurit e Amerikes kane pasur nje rritje te te ardhurave gati 300% (ose 3fish) rreth viteve 2005 -2008.
Per te njejten periudhe kohore 19% me te pasurit e Amerikes (duke perjashtuar majen prej 1%) kane pasur nje rritje prej 70% e te ardhurave.
Shumica e amerikaneve, atyre qe te ardhurat qendrojne nga 21% - 80% ne krahasim, kane patur nje rritje e me pak se 50%. Sa per konkretizim, nese dikush e ka pasur rrogen 40,000 ne vit ne 1980, tani e ka rrogen 60,000 ne vit.
Pjesa me e varfer, ata qe qendrojne ne 20% e fundit, nuk kane patur rritje fare, qysh nga vitet 1980.
Permbytje ne Genova ku humben jeten 7 vete dhe sipas lajmeve nje nene shqiptare 28 vjece me 2 femjet e saj 1 dhe 10 vjec.Tmerr per 17 minuta...
Cfare pamjesh, paska dhe video te tjera. Gjynah per qytetin, nuk qellon shpesh te permbytet qyteti brenda me uje te rrembyshem.
Hapet lajmi se Berlusconi dha doreheqjen, rriten bursat ne gjithe Evropen.
Bursat jane mjeti i matjes se optimizmit per te ardhmen. Sot u hap lajmi i rreme se Berlusconi me ne fund dha dorehqjen. Dhe bursat filluan te reagojne pozitivisht.
Kryeministri në qeli, Kroacia në BE
Bota e Ivo Sanaderit është ngushtuar. Tashmë një vit ish-kryeministri i Kroacisë zhvendoset nga qelia në qeli dhe përditshmërinë e tij duhet ta kalojë mes rojtarëve të burgut, policëve, prokurorëve dhe avokatëve.
Nga mesi i korrikut 58-vjeçari Sanader iu dorëzua autoriteteve kroate, pasi kaloi shtatë muaj në burg në Salzburg të Austrisë.
Tani në Zagreb ka filluar procesi gjyqësor kundër tij. Bëhet fjalë për një premierë juridike jo vetëm për Kroacinë, por edhe për gjithë Ballkanin. Deri më tani “njerëzit e fortë” në ish-Jugosllavi janë nxjerrë para Gjyqit të Hagës për shkak të krimeve të luftës.
Me Ivo Sanaderin për herë të parë në bankën e të akuzuarve gjendet njëri prej politikanëve më me ndikim në rajon. Ai akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre.
Aktakuzën kundër ish-kryeministrit Ivo Sanader e përfaqëson prokurorja e re dhe e këmbëngulëse Tamara Laptosh, e cila ka bërë një karrierë të bujshme në kuadër të prokurorisë speciale të Kroacisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit (USKOK).
Laptosh ka përfaqësuar aktakuzën kundër disa profesorëve të Universitetit të Zagrebit, të fajësuar për shitje të testeve të provimeve. Po ashtu kjo prokurore me origjinë nga qyteti i Çakovecit, në kufi me Hungarinë, ka zhvilluar hetimet dhe ka përpiluar aktakuzën kundër ish-zëvendëskryeministrit Damir Polançec. Ai tashmë është dënuar për shpërdorim detyre.
Ndonëse në USKOK nuk japin të dhëna personale për asnjë prokuror, vëzhguesit në Zagreb supozojnë se Laptosh është mes moshës 35-40-vjeçare dhe njëra prej prokuroreve më premtuese për Kroacinë e re, e cila duhet të jetë e spastruar nga korrupsioni dhe e gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian më 1 korrik 2013.
Puna e Tamara Laptoshit është vlerësuar jo vetëm nga mediat në Kroaci, por edhe në skenën ndërkombëtare. Sivjet Shoqata Botërore e Prokurorëve në takimin e mbajtur në Seul të Koresë së Jugut ia dha asaj çmimin “Prokurore e vitit 2011” – një dhuratë, të cilën deri më tani nuk e ka merituar asnjë prokuror nga Ballkani.
Vdiç Kim Jong I
http://edition.cnn.com/2011/12/19/w....html?hpt=hp_t1
Si mund te pershkruhet kjo video...
mbi 70 te vdekur ne perleshje mes tifozerive ne Egjipt , e gjithe kjo
nen indiferencen totale te policise .
Se shpejti mbreteria e BELGJIKES ,do refuzoje kerkesat per azil ne kete vend federal nga azilkerkuesit nga ballkani,arsyeja eshte se ne keto vende tashme egsiston siguria e jeteses minimale per person!imagjinoni fluksin e mundshem te deportimeve qe mendohet te ndolli nga muaji prill-maj 2012.ofrohet ndihme teknike dhe financiare per ato persona qe largohen vullnetarisht,ndryshe forcim e detyrim deri ne lidhje kembe e duar e direkt ne avion drejt tiranes, beogradit,podgorices,prishtines dhe shkupit e sarajeves......rrofte europa e bashkume se ja pame hajrin!
A e pate kete videon e Joseph Kony-it
qe mediat po bucasin? SO sad
http://www.youtube.com/watch?v=Y4MnpzG5Sqc
CBS News
video mbi Kush eshte Joseph Kony?
http://www.cbsnews.com/video/watch/?id=7401423n
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 » Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.