Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)


Postuar nga shelgu datë 07 Gusht 2011 - 18:17:

Kavaja qe thua ti, e ka emrin nga vaji, demek ka vaj. Vetem vaj nuk ka ne Kavaje.

Tirana eshe emer turk varja Rajmond.

Ne nje vend diku eshte nje tyrbe( tyrbja e goces). Tani jane ngritur ca si shtepi qe akoma shkojne njerzit dhe flen. Ne fakt fshati e di mire se jane varret e dy ushtareve turq, qe dhunuan nje goce dhe u vrane nga fshataret. Pse e kane Tyrbe as ata nuk e dine. Ne fakt asnje nga fshataret nuk shkon ne Turbe se e dine mire historine e saj, por ja qe ka te pjerdhur nga zonat perreth qe edhe pse e kane marre vesh si eshte puna i kane syte te verbuar nga beismi.

Politikanet do na e zgjillin historine


Postuar nga RAIMONDI datë 07 Gusht 2011 - 18:55:

Onhezmi nuk eshte emer grek

--Gjirokastra nuk e ka emrin Argjirokastra sic e kane krijuar legjenden greket
Ajo e ka emrin Gjinokastra , dmth Keshtjella e Gjinos , spas emrit te kryezotit te keshtjelles se Gjinokastres, etj -

Por ndryshimi i emrave nqs behet, do behet i studjuar nga nje grup historianesh dhe linguistesh .


Postuar nga Piktor datë 07 Gusht 2011 - 19:38:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI


...

Por ndryshimi i emrave nqs behet, do behet i studjuar nga nje grup historianesh dhe linguistesh .

Cilet historiane ata te shiturit, cilet linguiste ata qe nuk kane buke me henger.

Citim:
Po citoj ato që tha Cedrus
Politikanet do na e zgjidhin historine


Patjeter qe ata do zgjidhin, sesi dhe tek e qysh nuk e di por nje zgjidhje do i japin.


Postuar nga shelgu datë 08 Gusht 2011 - 00:03:

Ore mbretereshe Argjiro nuk ka pasur fare me duket. Une di qe ishte nje Argjir andej na jugu, qe  shoket i therrisnin Gjino. Ja u be Gjinokastra



Keta politikanet more sa faj kane. Tere fajin ata e kane.

Degjova nje shkencetar amerikan ne nje koment te bukur.

SEnati amerikan, tha, eshte i perbere 60 % nga avokate.

Puna e avokatit nuk eshte qe te gjeje te drejten, por te mbroje sa me mire fajtorin, pra te perdore sofizmat sa me shume.

Ku jane shkencetaret xhanem, tha ai, qe ta zgjidhnin kete problem per nje jave,

Mblidheshin, shtronin problemin, gjenin zgjidhjen shkencore dhe kaq.

Ja kshu edhe ne: 89% agronome, 80% doktore, 60% avokate. Sa u nbene mo arritem ne 100% apo e kalova cakun?

 


Postuar nga Fajtori datë 10 Gusht 2011 - 21:13:

Me demek nuk mjafton injoranca popullore qe shqiperon emrat e qyteteve dhe njerezve sipas shqiptimit shqip (Nju Xhersi, Jaht, Jork, Bill Geits, etj). Tani duhen ripare dhe emrat e qyteteve tone.

Ta zeme per nje moment qe emrat kane prejardhje te huaj (psh Elbasan eshte fjale turke dhe qyteti eshte ndertuar nga turqit kur po sulmonin Krujen). Po a fshihen dekadat dhe shekujt e historise dhe kultures tone sic e njohim me idealet e nacionalisteve te momentit? Keta duan te fusin koken ne rere dhe te luajne hapa dollapa me historine. Si mund te zhduket menyra si e njohim ne Shqiperine per te realizuar Shqiperine ideale qe s'ka ekzistuar kurre ne te vertete, pervecse ne endrrat e ca tipave. Ne jemi popull miks, variabel, me shume kultura dhe shume fe. Tani po dalim unike, te paster, me emra qytetesh qe duhen pastruar nga influencat e huaja. Eshte sikur amerikaneve ti vije inat qe New York ka prejardhjen nga Yorku anglez.

Per Aleancen Kuqezi nuk di te them mendim te pjekur. Ne fillim mu duk sikur po benin nje pune te mire, por kam vene re qe here pas here bejne ca kerkesa idiote dhe kane ca kerkesa adoleshenciale qe eshte tipike e nacionalisteve. Mendoja se kishin nje fare brumi qe te kerkojne gjera brenda limiteve te llogjikes, por shoh qe sa me shume marrn aq me shume kerkojne, gje qe do i zhvleresoje si levizje. Njehere madje degjova nje tip andej nga Vlora qe doli ne televizor dhe nuk dinte te fliste shqip. Ky ishte organizatori i shoqates ne Vlore...


Postuar nga shelgu datë 10 Gusht 2011 - 23:15:

Ne nje gjeografi te kohes se Zogut kam pas elexuar qe emrat e planeteve ishin sipas emrave qe kemi per ditet e javes.

E hena domosdo qe eshte hena dhe e diela nga dielli.

Por saturni thirrej Shtuni

Giove thirrej Enjti etj.

pse u ndryshuan? kush i ndryshoi.

Ore kjo aleanca se mos na kthen ne menjen e kohes para romake.

Une Teutene  kam si merak si i mbante breket prej leshi apo prej mendafshi


Postuar nga Vizioner datë 10 Gusht 2011 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Une Teutene  kam si merak si i mbante breket prej leshi apo prej mendafshi



shelgu, me duket se mbante si Rihanna prej Najloni


Postuar nga Vizioner datë 30 Gusht 2011 - 19:30:

Ambasada Amerikane: Berisha qesharak, ka humbur lidhjet me realitetin

Në këtë kabllogram të publikuar nga Wikileaks, ndodhet një raport i firmosur nga ish-ambasadori Uithers për shefat e tij në Uashinton. Gjuha e përdorur është “lisho”, më në fund mund të kuptohet se sa qesharak u dukej ambasadës amerikane, kryeministri shqiptar. Më poshtë, pjesë nga kabllogrami:

Titulli: Ambasada e Tiranës, raporti javor

Dërguar: Nga Ambasada e Tiranës më 25 nëntor 2008

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Autori: Ambasadori Xhon Uidhers



“…Kur kryeministri Sali Berisha nis të flasë, ai fluturon. Deklaratat e fundit që nisnin nga mbjellja e ullinjve deri tek platformat energjetike kanë lënë gojëhapur shumë shqiptarë. Edhe ata që janë mësuar me lulëzimet e shpeshta histerike të kryeministrit, kësaj here mendojnë se kryeministri i ka humbur lidhjet me realitetin.

Berisha habiti si FMN-në, ashtu edhe këshilltarët e tij ekonomikë kur tha se Shqipëria ka një rritje ekonomike “dyshifrore”,- dyfishin e asaj që mendojnë vetë këshilltarët e tij ekonomikë dhe FMN-ja. Në një tjetër dalje publike, Berisha detajoi planet e tij për të bërë Shqipërinë “superfuqinë energjetike të rajonit”, një deklaratë që për shqiptarët ishte gallatë duke pasur parasysh ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike që ka ky vend.

Kryeministri u zotua në çojë Shqipërinë në epokën dixhitale duke vendosur kompjuterë në çdo shkollë dhe çdo familje, kur shumë nga këto shtëpi dhe shkolla nuk kanë ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Në fund, deklarata më e çuditshme dhe qesharake ishte zotimi për ta bërë Shqipërinë “vendin më të bukur me ullinj në Mesdhe” duke mbjellë 20 milionë pemë ulliri në vitet e ardhshme.

Që nga viti 2005 (kur Berisha u rikthye në pushtet) shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë fjalime të madhërishme mbi projektet gjigante që kryeministri ka ndër mend të bëjë njëri pas tjetrit. Kryeministri më duket se thjesht nuk është i aftë të mendojë për gjërat e vogla. Problemi vjen kur përplasen fjalimet e kryeministrit për Shqipërinë që lulëzon dhe ashpërsinë e jetës reale të shqiptarëve të thjeshtë.

Kjo u kujton shqiptarëve një barsoletë të vjetër të kohës së komunizmit kur një edukatore kopshti po i fliste fëmijëve për Shqipërinë e mrekullueshme. Kur ajo mbaroi së foluri rreth vendit që e përshkroi si një kopsht me lule, një vend të begatë ku njerëzit ishin më të lumturit në botë, një vend ku çdo fëmijë kishte gjithçka, një fëmijë në fund nisi të qante. Kur edukatorja e pyeti pse, djali që po qante nisi të bërtasë: “Dua të shkoj në Shqipëri, ju lutem më çoni atje, ju lutem”.


Postuar nga RAIMONDI datë 31 Gusht 2011 - 07:24:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ore mbretereshe Argjiro nuk ka pasur fare me duket. Une di qe ishte nje Argjir andej na jugu, qe  shoket i therrisnin Gjino. Ja u be Gjinokastra



Keta politikanet more sa faj kane. Tere fajin ata e kane.

Degjova nje shkencetar amerikan ne nje koment te bukur.

SEnati amerikan, tha, eshte i perbere 60 % nga avokate.

Puna e avokatit nuk eshte qe te gjeje te drejten, por te mbroje sa me mire fajtorin, pra te perdore sofizmat sa me shume.

Ku jane shkencetaret xhanem, tha ai, qe ta zgjidhnin kete problem per nje jave,

Mblidheshin, shtronin problemin, gjenin zgjidhjen shkencore dhe kaq.

Ja kshu edhe ne: 89% agronome, 80% doktore, 60% avokate. Sa u nbene mo arritem ne 100% apo e kalova cakun?

 




---------Qe Argjiro nuk ka pasur kjo dihet --ajo qe thuhet eshte vetem perralle
--Ndersa Gjino ka pasur , ka qene kryezoti i keshtjelles atje ne Gjinokaster --eshte fakt historik ky


- Ai shkencetari e ka njecikes si shume gabim ate pune , se ai sic duket nuk eshte shkencetar i shkencave humane , njerezore, dojete shkencetari i shkencave exakte

-------- Amerika nga qe ka ne krye 80% juriste ndaj edhe ka bere eprpara aq shume sa se'kapin dot me shtet e tjera

-Se cdo ceshtje ne filolim diskutohet ne parim , dhe diskutimi ne parim ka te beje me llogjiken e gjitheeicilit
Mirpo llogjika shvillohet shume midis atyre njerezve qe studjojne shkencat humane te cilat merren me njeriun --Ndaj edhe avkoatet duke qene shume te kultivuar ne kete drejtim jane tamam njerezit qe duhet te drejtojne ..

-Pastaj kur ceshtja kalon nga diskutimi ne parim ne aspektin teknin dhe profesional te natyres se saj -atehere futen specialistet perkates -te profesioneve te ndryshme

--- 2500 me pare Sokrati thoshte se drejtuesi me i mire i nje shteti eshte FILOZOFI
------- Dhe e kishte shume mire ,sepse filozofet ishin profesoret e shkencave humane -
-Ata e trajtojne porblemin ne princip ne menyren me te mire t emundeshme --pastaj problemi shkon poshte tek ..zanacinjte qe thote Porfesori

---------- Enver Hoxha ihste i vetmi udheheqes qe plotesonte kushtin e Sokratit --I vetmi udheheqes filozof, sic thote EDVIN JACQUE , dhe me drejtimin e tij gjenial
e vertetoi pas 2500 vjetesh tezen e Sokratit se Filozofi eshte Mbreti me i mire per te drejtuar


----------Porse ka edhe dicka tjeter qe njeriu kur shkon ne shkolle pervec profesionit te tij meson si te Punoje me Librin ---------Dhe po mesoi ate , ai di si te lexoje cdo lloj libri , dhe di si te arsyetoje ne menyre te drejte

--Ne kete rast ne flasim per Historine e emrave .
Kjo eshte mbi bazen e asaj qe ka lexuar gjitheseicili , dhe kushdo mund te diskutoje mbi bazen e njohurive qe ka dhe fakteve qe sjell ketu

-So, kushdo mund te diskutoje mbi bazen e asaj qe di , dhe ta sjelli ketu per te debatuar me ne te tjeret ....Kjo eshte liria e debatit


Postuar nga kurt datë 31 Gusht 2011 - 08:19:

Enveri do kishte qene udheqesi me beloved ne bote sikur te kishte marr nja 50 apo 100 billion dollar borxh mga perendimi ne ate kohe kur lufta e ftohte kishte arritur kulmin. E kishte rastin vetem te hapte gojen me ato para do kishye ndertuar rruge pallate dhe shpia luksoze per cdo shqiptar. Perendimi do i kishin dhene edhe me shume para pa patur nevoje tjia paguante me kurre lol sepse enveri kishte krijuar nje dhoj imazhi plot integritet dhe kokefortesi te tijen. Dicka qe perendimoret ne sensin filozofik e kane admiruar, prandaj nuk eshte treguar i mire me popullin e tij ne kte aspekt. Do kishte modernizuar ushtrine me ato para me shume shkolla etj
Enveri ka patur rastin te mjeli gjithe boten por perendimin do e kishte patur shume te thjeshte pa patur nevoje te humb pushtet.
Pra eshte treguar selfish bastard, so fuck him!! Lool


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.