Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)


Postuar nga Endri datë 23 Maj 2015 - 01:46:

Si dihet ndoshta dikush qe eshte ne nje situate si ajo vete mund ti pelqej poezit e saj qe jane dark. Pune shijesh. Poezia s'behet qellimisht per te 'kenaqur" lexuesin. Tani pyetja eshte duhet perpunuar apo jo? Jo ne kete rast specific por pergjithesisht. Une them se s'ka nevoj qe te shprehesh nje vizion.

Ka lloj lloj skulptura ato moderne qe jane te zgjedhura me material te mire. Dhe te lashta qe mund te jete nje cop gur me nja dy shenja cerrje. Kush mund te thoj cila eshte me e mire?


Postuar nga shelgu datë 26 Maj 2015 - 23:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Si dihet ndoshta dikush qe eshte ne nje situate si ajo vete mund ti pelqej poezit e saj qe jane dark. Pune shijesh. Poezia s'behet qellimisht per te 'kenaqur" lexuesin. Tani pyetja eshte duhet perpunuar apo jo? Jo ne kete rast specific por pergjithesisht. Une them se s'ka nevoj qe te shprehesh nje vizion.

Ka lloj lloj skulptura ato moderne qe jane te zgjedhura me material te mire. Dhe te lashta qe mund te jete nje cop gur me nja dy shenja cerrje. Kush mund te thoj cila eshte me e mire?


Endri, une e kuptoj mendimin tend dhe e aprovoj ne aspektin qe ti e shtjellon. E panjohura me modesti prann qe nuk eshte poete. Une do thoja dicka tjeter. Ajo ka shpirt poetik te mire dhe ndjenje shume.
Ne aspektin teorik, poezia eshte nje lloj zhaner i artit qe perdor fjalen e perpunuar per te transmetuar ide estetike tek krijuesi dhe degjuesi. nisur nga kjo, poezia duhet te shtjellohet mbi nje sere kriteresh te cilat e bejne te klasifikueshme, e vendosin pra ne nje vend te caktuar ne skeden e madhe te teorise se poezise.
Edhe format me oderne e te reja kane vendin e tyre. Specifikisht kjo poezi nuk eshte "Dark" aspak sepse edhe ne poezine "dark" ka romance. madje pikerisht kjo lloj poezie eshte ndertuar qe te romantizoje melankoline e depresionin.
Tek poezia e se panjohures une shoh shume elemente dhimbjeje dhe melankolie dhe dashurie te mirefillte.

Persa i takon skulpturave, besoj se e ke thene ne menyre alegorike


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 28 Maj 2015 - 20:20:

Shelgu, nderro tastiere.

P.s. Mezi pres dhe uroj te lexoj se shpejti se si i kendon lumturise e panjohura.


Postuar nga shelgu datë 02 Qershor 2015 - 22:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Shelgu, nderro tastiere.

P.s. Mezi pres dhe uroj te lexoj se shpejti se si i kendon lumturise e panjohura.



E di. Po i bie ne nje tek si kalanderi edhe une.


Postuar nga epanjohura datë 03 Qershor 2015 - 21:57:

Jete

Cfar me dhurove o jete?
Asgje,perveq lotin ne k'ta sy
Cdo dite e me e dobet po behem
Jete-u hidherova me Ty...

Cfar me dhurove e uruar?
Perveq zemres se plagosur
Mendoja qe jame e forte
Por...Ja qe nuk jame e persosur..

Cfar prite nga une o jete genjeshtare?
Te aktroj lumturin sa t'jame e gjalle..
S'ja dola,u mundova me mish e shpirt
Pra ti a u gezove,tani qe dole fitimtare..

Cfar fitove moj e ,,poshter''jete?
Qe mi morre gezimet e rinis...
Tani rrij e pres s'i e vdekur
Jam' futur ne burgun e vetmis...


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 05 Qershor 2015 - 00:17:

Urime "e panjohura"


Postuar nga epanjohura datë 16 Qershor 2015 - 15:14:

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Urime "e panjohura"


Flm.SHKODRANI I QESHUR,ju pershendes...


Postuar nga epanjohura datë 16 Qershor 2015 - 15:22:

Më duaj me shpirt....

Dua të jem më shumë se dëshirë,
Pasion në netët e gjata me ty,
jo vetëm ëndërrime për buzët e nxehta
Dua të flasim,...të shikohemi në sy... .

Nuk dua vetëm një prekje me pasion,
as përmbushje me ëndërra për pasurit,
Trupi imagjinatën nuk kërkon
Dua të duhemi....pa limit....

Dua të qëndrojë në ditët tuaja,
nëpërmjet teje të shoh botën me ngjyrë,
dua të fle në ëndrrat e tua,
të zgjohem me faqen tënde mbi fytyrë.

Dua të jem pafundësisht e dashur,
për të parë thellësin time,
dua të zbulojë gjithë pasuritë e mia
që në një moment mos t'duken mashtrime...

Dua të jem më shumë se dëshirë,
sepse dëshira bëhet dhe kalon,
Dua të jem edhe diçka më mirë
Urimet të më vijnë pas e jeta të vazhdon.

Mos shiko në mua si në një aspiratë
në netët tona pa mbarim..,
nuk dua me mua të bësh kontratë
Kurse çdo gjë tjetër,t'merr Ajo në vendin tim'

Nuk fillova dashurin për të kandiduar,
Kam nevojë të më duash më shumë,
sepse...kur unë të dua,t'i fali të gjitha ............
DUA:
Unë të bëhem TI,e TI të bëhesh Unë...


Postuar nga epanjohura datë 17 Qershor 2015 - 00:50:

Nata më e errët se dhimbja...

Në një natë
më të errët se dhimbja,

Vështirë të harrohet....
një prekje në gjysmë të rrugës mbetur,
Në ajrin e zanur peng,
vall'na zuri të papjekur?

Në shpirt stuhi,përmbytje
një zemër të mbetur ngrirë
Të gjithë ëmbëlsin shëndrrove
në helm të hidhur,pa mëshirë...

Në atë natë,
më të errët se dhimbja,

Ku dashuria në gjysmë ka mbetur,
sepse ty nuk të kisha atje,
Mbeta as gjallë as vdekur.
kalimtarët i pyetja-Ku je??,

Një mendim ikën nga tjetri,
nuk lejon qiellit yjet t'i shpërndaj,
Për të qetësuar shpirtin e rënë në gjumë,
ulem dhe shkrihem në vajë...

Në atë natë,
më të errët se trishtimi...

Kur vuajtjet janë sa një jetë e gjatë,
ato kalojnë mbi heshtjen tonë,
Në një natë të dhimbshme,ngelëm pa fat
distanca fajtore....tani është shumë vonë.......


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 27 Tetor 2015 - 23:49:

buku.. e Panjohura bukur...sikur pendimi ka mbetur peng diku,


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.