Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Mire shqiptaret ne Shqiperi qe kane pesuar keto vitet e fundit nje degradim mendor te lehte, por ata qe jane jashte si ka mundesi? C'jane keto mendime kalamajsh!? Turqia ka probleme me te medha se Shqiperia dhe as ka per ti hyre ndonje aventure ne Ballkan, vetem nese ka nxitjen e perendimit dhe Amerikes nga pas. Por per momentin keto kane disa probleme caluese ne armatim dhe ekonomi, pervec kesaj perendimi dhe amerika e kane si tradicion te ruajne stabilitetin ne bote dhe jo ta prishin kete. Keshtu nuk do digjet fshati per mustaqet e Celos.
Edhe nese USA me Rusine do te masin muskujt e tyre ndonjehere si gjate luftes se ftohte, kete ato do ta bejne ne ndonje rajon tjeter te botes dhe jo ne Europe.
robert, tani une vertet nuk jam aq ne kontakt me gjerat sic kam qene, por s'me duket se kane kaluar shekujt, te pakten per sa i perket historise dhe politikes Europjane.
Kam pershtypjen se ti flet nga pikepamje pacifiste i rrethuar nga qytetare perendimore qe nuk e cojne nepermend luften. Ne fakt ne cdo ane te botes ka gjasa per lufte, tensione te rritura, dhe polarizim. Meqe jemi ne teme, dje pashe nje dokumentar te bukur sesi kulturat bashkejetonin ne Palestine nen perandorine Otomane, dhe rritja e nacionalizmit ne fillimin e viteve '900 ndryshoi shume raporte dhe filloi konfliktin cifut-arab qysh ne vitet 1910-1914. Kishte shume te verteta brenda, bashkejetesa mes popujve dhe mes feve ka qene shume me e mire dikur. Perandoria Otomane lejonte gjuhe te ndryshme dhe nuk shihte nacioanlizma lokale, sulltanet mund te ishin edhe shqiptare sa per ate pune. Jo nga keta emigrantet e sotem qe bejne hajer jashte dhe krenohen shqiptaret, ishin tamam te integruar ne perandori pa asnje dallim.
Tani vijme tek balkani, i cili historikisht ka qene arene luftrash, e fundit ne 1999 ku Serbet pasi kishin mbaruar pune me boshnjaket u kthyen te rrjepin dhe debojne shqiptaret. Sot jemi ne 2015 dhe ne cdo cep ka prirje nacionaliste, shqiptaret po gjejne veten dhe zbuluan "o sa mire me qen shqiptar", greket si perhere shikojne shtrember nga lart poshte shqiptaret, ne maqedoni duket qarte se nuk ka bashkejetese te mire etnike perderisa ministri i brendshem guxon te thote se pastron shqiptaret brenda 24 oresh. Mos llogarisim pastaj c'po behet jashte ballkanit, prishjen e ekulibrave ne Irak, kercenimet e vazhdueshme per lufte te Rusise dhe Serbise. I fundit ishte pardje, kur presidenti Serb i tha Rusit qe te vere veton ne OKB per Srebrenicen se aprovimi i rezolutes do conte ballkanin ne prag lufte. Pra, nuk e di ne c'bote jeton ti, por mes ketyre gjakrash te ndezur duhet te besh dy llogari. E para, duhet te besh llogari cil ke shok ne rast lufte. Historikisht dhe aktualisht Turqia eshte aleate e shqiptareve, eshte shteti me i sigurte qe do i dilte ne krah Shqiperise. Prandaj kurti ka te drejte. Po ashtu, Serbia eshte ne krah me Rusine. Greqia nuk do jete ndonjehere aleate e sinqerte e Shqiperise. Afiniteti me i madh grek eshte ndaj fese se vet, qe i bashkon me Sllavet. Plus qe loja aktuale me BE e ka shtyre Greqine gjithmone e me teper drejt Rusise. Qe do te thote se fare kollaj Serbia dhe Greqia gjejne kollaj gjuhen e perbashket. Kjo ishte ajo qe shpreha ne fillim, dhe nuk kuptoj cfare ka feminore ketu, pervecse kesaj rradhe mu desh ta zbukuroj dhe ta shkruar letrarce.
Ah, dhe po plasi lufta, jo gjithmone vendos ti, une, apo Amerika, ku do plase. Nje te mire ka ne kete mes qe SHBA he per he do ishte aleate shqiptare, si pjese e Natos qe jemi. Kjo vlen me shume sesa dokrrat Europjane qe ketej bejne si pacifiste dhe andej mbyllin syte para masakrave, sic ndodhi me ngjarjet '95-'99. Te mos ishte shtytja e forte amerikane, as Italianet, as Francezet e as Greket nuk do merrnin mundimin te bombardojne Serbine. Fundja eshte pune afiniteti, pse do bombardoje nje kulture qe historikisht ka qene me e perparuar dhe prodhimtare e perbere nga njerez "ariane" te gjate e bardhoshe, per te mbrojtur nje kulture filo-arabe me njerez rrumaduce e te erret qe mezi kane nxjerre qimen nga qulli historikisht. Kur permend arritjet kam me shume parasysh arritjet shkencore e teknike qe cojne boten para.
Se kisha shkrujt tek tema e gabuar..
Dua te ndalem tek kto rrjeshtat e fundit fajtor se eshte shume interresant. Serbt jane me te gjate ne pergjthesi por nuk jane kurre me arian apo me evropian se shqiptaret. Fakti qe ti e beson te kunderten eshte shume normale. Se ky ka qene qellimi i serbve me shekuj. Duhet te jesh gjeneticist ose te merresh sadopak me gjenetiken te kuptosh kte. Me fakt shumica e serbve qe testohen, pra qe bejn dna test, nen heshtje kane deshire te madhe te kene firmat baballare te dna-se qe gjinded mes shqiptarve si akujt tjeter ne balkan.
Edhe me te bardhe se shqiptaret nuk jane, gjithe serbt e bardhe qe nuk duken slav jane shqiptar. Nese shikon tifozat serb ne beograd dhe i krahason me kombtaren tone duket sikur nje skuader evropiane qendrore ka shkuar te lozi ne iran.
Edhe nje shembull konkret eshte fakti qe malazezet e mbajn veten si patriota dhe serb te vertet por me fakt i quajn gjithe serbet verior beograd etj, jevg.
Kjo eshte se malazezet e vjeter jane shqiptar me origjine qe jane konvertuar me kohe nga katolike ne ortodox.
Pra nuk eshte faji jot qe ke ket mendim por ne gjuhen e gjeneticistve shqiptaret jane shume me evropian. Nuk eshte aksident qe hitleri nuk vrau asnje shqiptar por u mundua te shfaros gjithe serbine.
Nuk e kuptoj Edin, nuk e kuptoj Kryeministrin e Shqiperise, Kryeministrit qe kerkon me ngulm ta fusi Shqiperine ne BE, dhe,njekohesisht,populli i vendit te tije eshte bere Problem-diskutim i dites ne Gjermani!
Nuk e kuptoj te mos shprehurit deri me tani nga Kryeministri rreth ketije Problemi???!!!
Ketu ne Gjermani vlon Media,flet Kanzelaria,flet Ministri i Jashtem, flasim Deputete rreth Asyl-Kerkuesve shqiptare,por,Edi Rama hesht!!!
A eshte kjo rruga-menyra(Asyl-kerkimi) ndermjet te ciles kerkon Edi Rama ta fusi Shqiperine ne BE?
Ku eshte "miqesia" e Edi Rames me Angela Merkel?
Miqesi duke e shfrytezuar per t'i lene-derguar (indirekt) shqiptaret te kerkojne Asyl tek mikia Merkel???!!!
Edi Rama, afrimitieti qe te krijoje Merkel, duhet sherblyer me pune-vepra. Duhet t'i tregosh kesaje Mikeje qe,edhe ne keto momente,je ne krah te saje qe, po ben gjithcka (te pamunderen)per t'ia zvogeluar kete barre (Fluksin edhe Asyl-Kerkuesve shqiptare) gjermanise,mikes tende dhe te popullit shqiptar.
Ne kete kendvestrim,eshte jo vetem Detyre por dhe Obligim.
Perse nuk vjen ne Gjermani,Edi Rama, dhe te shkosh ne te gjitha kampet ku jane regjistruar shqiptare dhe te flasesh me to?
Pse jo,edhe ti bindesh qe kjo nuk eshte rruga-menyra e drejte?!
Qe do te besh dhe pushime,eshte mese normale,por,Udheheqes te vertete,ne raste te tilla, i sakrifikojne dhe pushimet. Atehere je njeriu i popullit e per popullin.
Mos u struk Edi Rama,por dili problemit perballe.
Nuk hyhet ne Europe (BE) duke kerkuar populli Asyl neper shtetet e Europes!
Vizio po mire ti si ike ne gjermani a kerkove azil pse mos te kerkojne dhe ata te varferit e tjere qe kane ardh...fundja situata si ne 90 si ne 2015 njesoj eshte per shqiptaret te varferit ngelen te varfer kurse te pasurit jane pasuruar akoma me shume ktu qendron i vetmi ndryshim.
Beni hecen vete ose me mire Blushi.
Keto dite po luhet nje teater i madh ne Ps. Blushit gjoja i kane mbyllur deren per te kandiduar ne krye te Ps. Dmth pordhe me rigon. E para Rama nuk druhet hiq fare per Blushin. E dyta askush voton Blushin dhe e treta ne fakt e para, Blushi eshte kolone e 5 ose me mire dora e fshehte e vete Edi Rames. Mjere kush i beson Benit se e hengri.
Mah, Blushi me duket me shume pjese e te pakenaqurve ne prapaskene. Mund te jete Fatos Nano pas tij, ka dhe te tjere, Arben Malaj etj, qe po trazojne nga pak ujrat qe te krijohet turbullire ne PS.
Qe Blushi po i del kunder Rames eshte dhe natyrale, cdo parti pasi fiton zgjedhjet i hyn rruges se divergjencave qe kulmojne 2-4 vjet me pas. Tani eshte tamam koha qe divergjencat ne PS behen te dukshme. Sepse jemi ne mes te mandatit, dhe tani behen levizjet ne menyre qe kur te vijne zgjedhjet te jene ndare kampet.
Re: Beni hecen vete ose me mire Blushi.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
E para Rama nuk druhet hiq fare per Blushin.
Hahaha Robert, me vure ne mendime. Ne fakt e vetmja fjale tendecioze ne ate shkrim ishte tek titulli. Gjuha shqipe thone shkruhet siç flitet dhe them se eshte korrekte si te thuash "ec aty" "hec e mos na çaj bythen" etj. Ndersa Hiq besoj se jam gabim pasi ne kete rast do te thote aspak dhe nuk eshte rrenja e Heqim, hoqem Hiqe, varet, por nuk jam i sigurte, pasi nese do shkruaja psh " "je nje hiç" nuk do perdorja q-ne dhe normal do e perdorja tek "Hiqmu qafe". Sidoqofte mendoj se ke te drejte.
Piktori ka te drejte qe te beje ndonje lapsus tek tuk se eshte rritur ne veri.
Ishte thjesht nje lapsus dhe piktori e di mire si shkruhet shqipja.
Pers i takon temes, them qe nuk eshte puna se kush kandidon, por a meriton ai qe te kandidoje.
Ne kemi akoma ne skene politikane qe kane humbur cdo kredibilitet per te qene atje. Ky eshte turpi me I madh I shqiptareve fatkeqesisht.
Shqiperia ka plot burra te mire e te ndershem, por ne Shqiperi, fiton jo i afti, aq me teper i ndershmi.
Shqiperia ka nevoje per 5 vjet junte ushtarake.
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.