| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ore ju mesiper nuk kam mentalitetin tuaj te bindjeve partiake. Kjo fjale krijon lidhje shpirterore dhe jo materiale siç ndoshta e konceptoni ju. Pra siç e thashe mentaliteti juaj e lidh çdo gje me pare e pasurine çka nuk le shteg per konceptime te tjera si lidhja shpirterore, pra paragjykimesh, me e bukura pasi krijoni keto paragjykime nuk jeni kurre te zote te shkeputeni prej saj, krijoni bindjen dhe nuk ka burre nane t,jua shpjegoje te verteten apo realitetin.
Piktoro, mos e merr si ofendim, por sado qe Sala humbi zgjedhjet, une prape kam bere be qe kur te vdesi, ne cdo menyre te vdesi, natyrshem apo dhunshem, do hap shampanje. Mund te duket makabre, por Sali Berisha eshte autori i krimeve politike pa precedent ne Shqiperine demokratike. Percau popullin dhe vrau njerez ne jug ne 1997, dergoi mal...esore te veriut ne jug te shtypin protestat. Pastaj ne 2011 qelloi kunder njerezve qe protestonin kur e njejta situate ne 1998, me 14 Shtator, nuk shenoi asnje te vdekur, edhe pse protestuesit hyne ne kryeministri dhe ne banesat private te kryeministrit. Kater njerezit e vrare ne 2011 nuk duhen harruar, edhe pse sot ra krimineli qe i vrau dhe hipi hajduti kunder te cilit ata po protestonin...
Me e rendesishmja, te gjithe te vraret nga urdhrat e Berishes, jane vrare vetem per te treguar forcen, jo per nje rrezik real ndaj jetes se tij. Edhe sot ai thote se donin te me trembnin, po une nuk trembem, keshtu qe moren ate qe i takonte. Sali Berisha tani po hyn ne faqen e sporeve, por eshte prape i rrezikshem per te ardhmen e Shqiperise. Qe ai eshte kriminel kjo nuk duhet harruar ne asnje moment, para se populli te harroje prape dhe ta zgjedhe sic beri ne 2005.
Sali Berisha jep doreheqjen nga drejtimi i PD dhe uron Ramen per zgjedhjet.
Bravo Sala!
http://www.alb-observer.com/politik...li-berisha.html
Citim:Te uroj suksese ty, tashme qe ka fituar partia jote te gjesh begati.
Po citoj ato që tha arturm
Piktor, e kuptoj qe je i deshperuar por duhet te matesh pak kur shkruan.
Te flasesh per lidhje shpirterore me politiken, dhe mbi te gjitha per panoramen politike shqiptare, duhet ta kesh stomakun e forte.
Qe nga renia e murit te Berlinit mund te gjehet shume rralle ne bote nje politike qe te jep/krijon nje "lidhje shpirterore". Ky koncept eshte koncept i tejkaluar tashme.
Lidhja me politiken eshte tashme, ne gjithe boten, lidhje materiale. Figura me karizmatike e momentit, Obama, i fitoi mandatet me nje program (pothuajse vetem) ekonomik, dhe keshtu ndodhi ne France, do ndodhe ne Gjermani, e me tej.
Duke qene se, Edi Rama, ne menyre te paster dhe pa pislleqe/manipulime me e ndershmja do ishte qe te thoje thjesht nje SUKESE. Nuk eshte faji i Edit qe humbet apo jo?
Personalisht, nga data kur te behet kryeminister Rama do dal ne opozite.
Te fala Jozit (tani nga drejtoreshe do dali nxenese e thjeshte)
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Te uroj suksese ty, tashme qe ka fituar partia jote te gjesh begati.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Sali Berisha jep doreheqjen nga drejtimi i PD dhe uron Ramen per zgjedhjet.
Bravo Sala!
http://www.alb-observer.com/politik...li-berisha.html
Shqiperia Rose!
Ne fillim, Urime EDI RAMES per fitoren spektakolare!
Urime EDI RAMES, Kryeministrit qe do te krijoje shqiperine e Re!
Keto nuk qene thjeshte Votime Parlamentare, keto ishin nje lloj Meforandumi.
Sali Krimineli vs EDI Progresi
Progresi fitoji.
Fituan edhe shqiptaret. Fituan jo veten EDI RAMEN dhe ikjen e nje grupi-organizate mafioze (PD) por, per mendimin tim, fituan dhe heqien e damkes se nje populli "Dele", te bindur mbas-perkrahes te kriminelit.
Per mua, fitorja nuk eshte thjeshte e EDI RAMES por me shume e Popullit shqiptar.
Ky popull tregoji se ka Evoluar. Tregoji, duke i thene "Mjaft" qelbesires Sali se, je vec nje plak i rrjedhur, nje kriminel, nje Diktator, nje i vetequajtur Mbret, i cili, mendonte se do te vdiste ne krye te shqiperise dhe se per te do te kendoheshin kenge me cifteli si shpetimtari i vetem i shqiptareve!
Populli shiqptar, dhe me shume gjenerata e Re e tije (mendoj se ishte faktore ne keto Votime) e shkolluar, e afte per te kuptuar Regresin dhe Progresin.
Mendoj se nuk do te jete e lehte "rruga" e EDI RAMES ne drejtimin e Shqiperise.
Jane shume pune per t'u bere dhe, e para pune eshte; C'rrenjesimi i mentalitetit tek shumica e shqiptareve se cdo gje mund te arrihet me Korrupsion, me mashtrime dhe duke nejtur gjithe diten kafeneve, duke fituar-marre shkollat nepermjet pageses e shume e shume aspekte te tjera te cilat EDHE ME SHUME ia brymosi Krimineli me qeverisjen e tije!
Pra, si fillim, duhet qe lavazh truri i shume shqiptareve.
Fillimi i lavazhit duhet te jete shembulli i qeverisjes se Re, shembulli i nxjerrejes para gjygjit duke filluar qysh nga Krimineli Sali dhe deri tek me i thjeshti.
Korrupsioni duhet te kete me ligj denimin me extrem. keshtu e kane nisur ne fillimet e tyre dhe shtete qe tashme deri diku jane te zhveshura NE MASE nga korrupsioni, te cilat, ne i quajme shtete Demokratike dhe me te drejta te barabarta ndermjet popullit.
Tani qe iku Krimineli, skam cte shkruaj me per te. Bemat e tije jane te dukshme per cilindo. Keto vite kam shkruar shume per te, por tani, mbas dates 23 Qershor, jam i cliruar shpirterisht. Megjithse, te perkryer aktin e fitores kundra Diktatures Kriminale te Sali Berishes dhe grupit te tije, do ta quaja te perfunduar kur keto te dilnin para Drejtesise dhe te merrnin ate cka ato meritojne, ate cka ato i bene Shqiperise dhe shqiptareve ne keto 22 vite, ose me sakte ne keto 8 vitete e fundit qeverises, me vrasje dhe plackitje te tije(popullit) deri ne palce.
Suksese EDI RAMES dhe i uroj te mos na zhgenjeje!
DHE UNE QYSH TANI, jam ne Opozite!
Ore nje gje s kuptoj une pse doni me ndenjt ne opozite kur jeni te majte apo jeni ndiku nga keto fjalimet prekese verdalle 
Citim:Po çfare do bej tjeter une Arturm, ate qe kam bere gjithmone si deri me sot. Akoma nuk e ke kuptuar se nuk me lidh asgje me pushtetin, akoma se ke kuptuar se nuk jam as militant as antar i asnje partie ne Shqiperi. Akoma nuk je çliruar nga idea se kush votonte Pd ishte i lidhur me pushtetin. Jo Arturm po te me njihshe sado pak do çuditeshe aq shume sa nuk do e besoje. Nje gje te garantoj se jam pertetj asaj qe mendon ti apo ndonje tjeter ketu. E para dhe e fundit nuk kam perfituar kurre ne daç personalisht ne daç familjarisht kurre nga pushteti. Kaq besoj se mjafton te nderrosh mendim.
Po citoj ato që tha arturm
une nuk kam parti i dashur. aleanca ime ka qene "aleanca e qelbesirave", si e quante Jozi, (dmth c'do kush qe nevojitej per te rrezuar plehren Sali Berisha).
tani jam i qete (edhe pse i qete totalisht do jem vetem kur ky ciban i shoqerise shqiptare ti dorezohet zotit).
do bej ca pushime nderkohe, dhe me qeverine e re do filloj prape opoziten.
po ti cfare do besh?
Citim:Ti Ad mendon se eshte kollaj te realizohen te gjitha premtimet qe ka bere opozita. Jo Ad ketu do jemi sepse justifikimin e kane ne xhep. Berisha keshtu e Berisha ashtu. Ama Berisha te pakten thoshte kam rritur rrogat me 2005 kam rritur pensionet e kam bere ca km rruge e te pakten nja dy tunele. Te shohim sa do bejne keta dhe si do justifikohen se ishalla populli nuk do jete aq qorr sa te votoje per syte e bukur te Rames apo elegancen e Metes.
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ore nje gje s kuptoj une pse doni me ndenjt ne opozite kur jeni te majte apo jeni ndiku nga keto fjalimet prekese verdalle![]()
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.