Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Vajmedet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18769)
Re: Vajmedet
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
400 mije leke per nje semafor te kuq. Ky eshte kulmi. Dy muaj pune per nje semafor te kuq. Keto nuk jane shenja por gjurmet e lindjes se diktatures.
Re: Re: Vajmedet
Citim:Ore 400 mij sa tu i pagu kush, vetem se tash po rritet kuota e policit qe do i shtremberohen syte kur ti japesh me shume se me pare.
Po citoj ato që tha BRUNI11
vajmedet se 400 mij lek jan shum pak! ...sa per diktaturen mir se te vij
nuk e di sa rezultate do sjell se tani (shkopin magjik) nuk e ka asnje! po rruga e mar me duket ajo e drejt. shpresojm qe ajo perqindja e policit te mos jet e vertet... pse duhet ta humbim shpresen qe nuk do behet nje dit edhe shqiperia!!
Ne mesjete kishte denime te tilla extreme dhe jo te shkallezuara. Kush vidhte nje cope buke psh denohej me vdekje. A i ndaloi vjedhjet? Jo perkundrazi, kush vidhte nje cope buke me ate rast vriste edhe bukepjekesin se s'kishte cfare te humbte me shume. Te pakten rriste shancet per mos t'u kapur.
400 mije lek eshte nje rroge mujore, nuk eshte pak. Shoferi me mire i paguan policit 100 mije sesa te paguaj 400. Edhe per policin 100 mije lek nuk jane pak. Incentiva eshte e dyanshme per korrupsion.
Me nje fjale, jemi duke flirtuar icik me mesjeten.
vajmedet!
nje diktaturen tjetri mesjeten!
Edhe une mendoj se eshte e gabuar nje gje e tille.
Nuk e mendoj kete per shifren (400 mije mund te jene shume ose mund te jene pak) por per arsyen qe eshte absurde te vesh gjoba te tilla ne nje sistem shteteror/shoqeror si ai shqiptar ku nuk funksionon ligji dhe drejtesia dhe ndergjegja qytetare eshte pothuajse xero.
Ne kete sistem, ka te drejte Piktori, kjo mase do sjelli vetem rritjen e "pjeses" se policit dhe kaq.
Lexova qe duan te vene te detyrueshme edhe kutine e ndihmes se shpejte ne makine. Absurde vertet.
Energjia ne Shqiperi prodhohet pothuajse me kosto zero dhe behet fjale per 80% te asaj qe konsumohet, keshtuqe i bie qe ajo duhet te kushtoje shume lire ne vend, ashtu sikurse nafta apo benzina ne vendet arabe qe thuhet se edhe gazin ua japin falas vendalijve.
Une e kuptoj shume mire se energjia duhet paguar dhe si familje jemi pagues te rregullt te energjise elektrike. Ne fakt nuk njoh njeri qe nuk paguan energjine te pakten ne qytetin tim por edhe te shkosh ne burg per vjedhje energjie me duket nje absurditet dhe shume i rende biles. Per hir te vertetes i bie te kushtoje me shume burgu, perfshi gjykimin, hetues , prokurore gjykates dhe avoketer.
Masa administrative besoj se mjafton dhe mospagesa e masave administrative mund te denohet me burg ne baze te ligjit.
Nese duam te bejme shtet siç proklamon edhe kryeministri yne, ai duhet te ulet ne nivel me popullin te kuptoje se eshte gabim kercenimi me burg.
Kur ka ligje qe edhe mund te permiresohen por ama te zbatohen duke vene gjoba per hajdutet e energjise.
Piktor, mos u politizo deri ne kete pike mor burre i dheut.
Mos u bej si Jozi qe dilte me qiri ne kuvend.
Vjedhja e energjise elektrike eshte nje vjedhje ndaj kolektivitetit, dhe duhet denuar me burg. Cfare rendesie ka me cfare kostoje prodhohet?
Atehere ujin mos e paguajme fare o Piktor sepse na e ka dhene Zoti?
Pse e paguan ujin 1 euro metrin kub ne Itali ti Piktor dhe nuk ankohesh fare?
Mos harro se po te kapen ne nje supermarket ne Itali qe te vjedhesh nje cope sallam futesh ne burg.
Ne asnje vend te botes nuk denohet vjedhja me gjobe o Piktor, sepse nuk eshte llogjike (gjiihmone une do vjedh me shume se gjoba, keshtu qe leverdis)
Dakort me gjobat kundrejt semaforit, por vjedhja eshte vjedhje.
Cfare muhabetesh po na ben?
sa i lezetshem arturumi, pse nuk quhet vjedhje qe i behet popullsise si te faturat e elektrikut dhe deri te operatoret telefonike? mos te te them te taksat qe te thyjne kerbishtat
dhe asnje si fut ne burg hajdutet e ligjeruar
ah, sa e padrejte kjo bote thuaj
Ku je moj Lule se na morri malli.
Po operatoret telefonike ne France gratis i ke ti moj Lule?
I ka munguar inteligjenca jote forumit keto kohe.
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.