Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga Sy_jeshilja datë 22 Shkurt 2004 - 23:55:

Sot me duket se mendja po me thote Lamtumire .
S'di si tja bej qe ta mbaj, po e shof qe qenka lodhur duke ndjetur ne kafken e kokes time dhe paska vendosur te me braktise. Po mire pra, shko dhe ti . Nuk me duhesh me , sa kohe te pata , nuk ta pashe dobine . Nisu ! Dhe mos me bezdis me , te me thuash spo gjen koke tjeter ku te futesh .

Neser do jem e lumtur se koka ime do jete bosh, pa mendje , dhe si e tille pa mendime qe me kafshojne shpirtin perdite nga pak, e me marrin nga nje cope mish,derisa te me lene vetem kockat .

Ufff, me duket se po shpetoj me se fundi nga nje Mendje pa mendje brenda .


Postuar nga déjà-vu datë 23 Shkurt 2004 - 22:47:

''Like the Stone''

Dhe leri te gjithe ne masturbimet e tyra mendore,tek e fundit jane maska.
Truku?!
Cdo dite nje te re...


Postuar nga Klodel datë 24 Shkurt 2004 - 02:06:

e di inso, kjo fjala jote masturbim mendor nuk me duket dhe aq e keqe

me kujtohet platoni tek nje shkrim i tij. nje person pa driten e diellit dhe u perpoq t'ua shpjegonte njerezve qe kane jetuar gjithe jeten neper shpella dhe nuk dinin gje tjeter vec atij zjarrit rreth te cilit ngroheshin, dhe ata e lincuan ...
pyes veten a ka fund ne ate qe mund te arrije njeriu te beje, te thote? bo ashtu si nuk ka fund mrekullia e shpirtit ashtu nuk ka fund dhe felliqesia njerezore... por shpesh here te ben te kuptosh mrekulline e shpirtit kur i ben nje krahasim fare te lehte....

long live the dreamers.......


Postuar nga amor alucius datë 24 Shkurt 2004 - 02:09:

Analistja:
Mos harro asnjehere,koken lart
Nese njeriu ruan pastertine shpirterore le te thuhet ca te duan,varet se sa e besueshme eshte

ciao


Postuar nga lorie datë 24 Shkurt 2004 - 02:24:

ana

...dhe c'kontrast sheh mes njerezish,c'kundershti qe te rrenqeth kur edhe imagjinata ime nuk pranon te mendoje per ultesine qe mund te arrije dikush. Dhe pastaj vras mendjen perse ndodhin ca gjera kur ato jane pothuajse te pashmangshme dhe e vetmja gje qe mund te besh eshte te jesh vetvetja, te mbrosh mbrekulline e shpirtit tend.

....long life the dreamers...

P.S. zemer ,po punoj me kushtetuten time.:p permiresimi i vetvetes apo jo?


Postuar nga SUNBELOVED datë 26 Shkurt 2004 - 03:23:

Sonte mu kujtoka Saadiu nje poeme qe nuk do ta harroj kurre

Perpara dele te rri ne kembe,
por prapa ujk qe shyen me dhembe
ai mik qe te erdhi ne dere
edhe ste la gje per te thene pa te tjere
mos harro se me vone po ky
do shkoje nder te tjere te shaje edhe ty.


Postuar nga Admirali datë 26 Shkurt 2004 - 05:44:

Hmmm

Dalengadale po vjen dhe pushimet e mes-semestrit, nje jave e tere bosh dhe pakuptim. Sot bera ca pazar per ate jave, pasi menca na mbyllet gjate asaj periudhe. Te shoh sesi do te dale kesaj rradhe. Vjet, si ne kete periudhe ndenja ne dhome, tere javen, 14 pica dhe 3 Chicken Cezar Salad konsumova, dhe duke luajtur tere diten RailRoad Tycoon 2, shpresoj qe kesaj rradhe te bej dicka tjeter.

Jete studenti, nuk ke cfare te besh me shume.


Me respekte

Admirali

P.S.

Me duhet pak ndihme per te shkruajtur nje CV personale per aplikim per ne nje universitet, nuk ma jep per te tilla gjera. Ndonje ide se cfare mund te te shkruaj? PM ose me email tek admiralius@yahoo.com do ta vleresoja shume dhe do ja di per nder.


Postuar nga amor alucius datë 27 Shkurt 2004 - 03:51:

Te krahasosh dike me dicka qe e misheron vete??
"O tokerat hyjnore si nuk u hapet mu ne zemer qe te mirrnit gjithe kete hipokrizi qe ka ne bote??Nuk ju rendon aspak?"


Postuar nga i_lire datë 27 Shkurt 2004 - 08:12:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Te krahasosh dike me dicka qe e misheron vete??
"O tokerat hyjnore si nuk u hapet mu ne zemer qe te mirrnit gjithe kete hipokrizi qe ka ne bote??Nuk ju rendon aspak?"




Postuar nga Klodel datë 28 Shkurt 2004 - 01:12:

20 muaj kaluan ........ nje shekull brenda nje kohe te shkurter dhe shume shekuj te tjere do kalojne pa degjuar zerin tend, pa mbeshtetur koken tek prehri jot, pa folur me ty , pa perkedheljet e tua, pa dashurine tende te pafund, pa embelsine tende, pa buzeqeshjen tende....... por jeton jeton brenda meje MAMUSHI IM... gjithmone.....


  Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.