Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
ju anej nga bari,ka te drejte enigma...lejeni mer gocen te shkruaj ketu per qejf te vetin
Streptorix
Cod. C15032006
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ju anej nga bari,ka te drejte enigma...lejeni mer gocen te shkruaj ketu per qejf te vetin![]()
alarm i ri per prionet
Cod. A24032006
sistemi nervor nuk qeka i vetmi qe i mbaka keto lloj proteinash.pa keto nuk gjehen vetem ne tru,palce kurriozre,linfonode dhe shpnetke.keto proteina qe jana cilesuar si shkaktare te eneefalopatise spongiforme,ose sic quhet ndryshe edhe semundja e lopes se cmendur.nga nje studim i kryer me minj,jane pare qe kushte te infiamacionit kronik mund te cojne ne nje mbledhje te ketyre proteinave edhe ne organe qe normalisht jane pa ketoj lloj proteinash si psh melcia,pankreasi dhe veshka.gje qe nese konfirmohet edhe tek kafshet si lopa do te ndryshoje ne menyre radikale menyren se si kurohet kjo semundje duke qene se deri tani nuk jane marre parasysh keto organe.nga disa vjet deri tani dihet se disa perberes te sistemit imunitar perfshihen ne reaksionin infiamator dhe se bejne pjese ne replikimin e prioneve.keto me sa duket jane te rendesishme ne fazen e shnderrimit te nje proteine nga forma jo e ndryshuar ne ate prionike.per te provuar kete gje,kerkuesit kane injektuar proteina te semura gjate nje faze te infiamacionit kronik ne melci,pankreas dhe veshke dhe kane pare qe proteinat jane mbledhur ne keto vende.sikur keto vende te ishin bioreaktore te mirfillte-thone kerkuesit.
NS-6 ARCHIVE 2006
per me teper:
-semundja e prioneve (Cod. A 16062005)
--roli i prioneve ne rritjen e neuroneve (Cod. A 05032006)
gjithe faji i apoptozes
Cod. A26032006
Renia e flokeve,keqesimi i shikimit dhe i degjimit,humbja e tonit muskular dhe i sasise se kockes; Jane keto shenjat e pleqerise.por pse ndodhin?
Jane keto pyetje qe kane shtyre kerkimet qe kane cuar ne nje lidhje te ketyre proceseve me mutacione qe ndodhin ne ADN-n e mitokondrive.Rritja e radikaleve te lira(radikalet jane pjese te nje strukture qe kane aftesi te madhe te veprojne me pjese te tjera te strukturave. Jane keto pergjegjese per demet qe behen ne brendesi te qelizes si dhe ne shkaterrimin e bakterieve qe behet nga neutrofilet te cilet kane aftesi te madhe ti prodhojne,sidomos ato te oksigjenit) ne keto organele cojne ne nje rritje te asaj qe quhet stres oksidativ dhe ne nje ulje te jetegjatesise se ketyre organeleve. Dhe kjo con ne nje rritje procesin e apoptozes qe con ne shkaterrimin e programuar tyren.
Ekperimente te kryera ne minj ku enzimat qe rregullonin enzimat qe riparonin mutacionet e ADN-s ne mitokondri conin ne nje rritje te mutacioneve. Dhe ne keto minj fillonin te shfaqeshin edhe me shpejt shenjat e pleqerise.
me ane te markatoreve te ndryshem histologjike u pa qe ishin indet qe pesonin nje rimodelim me te shpejte ato qe e ndienin me shpejt kete proces te mplakjes,sic jane testikujt,gjendrra e timos(gjenderr qe normalisht ndodhet siper zemeres por qe ne pergjithsi tek njeriu i rritur peson atrofi,dmth nje ulje te dimensioneve duke qene se nuk perdoret me,por tek femijet e vegjel ka nje rol me te madh. Nese nuk gabohem luan rol ne zgjedhjen e antitrupave qe nuk do sulmojne trupin,gje qe me duhet te verifikoj sepse nuk jam shume i sigurte), dhe epiteli i zorres. Kjo shpjegon edhe shkakun pse keto inde jane ato qe kane edhe mundesine me te madhe qe te pesojne mutacione dhe se apoptoza eshte nje nder mekanizmat qe mundohet te ndale kete ecje drejt kancerit.
metoda per mbajtjen e orgave per trapiantim
Cod. C31032006
"Më tepër se 25 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara marrin çdo vit një ose më tepër organe të transplantuara, ndërkohë që numri i njerëzve që presin në listën për organe është aktualisht 90 mijë vetë." shekulli.
Nje metode e re e zbuluar nga firma e Kalifornise ketu ne USA per te ruajtur organet eshte nje aritje e rendesishme. Ata mbajten nje veshke miu reth 3 muaj ne nje solucion te prodhuar nga firma kerkimore Human Biosystems.
Veshkat perbehen kryesisht nga uji dhe ruajtja e qelizave te tyre gjate ngrirjes para transplantimit eshte e jashtezakonshme pasi sa me gjate te mbahet organi aq me mire i pershtatet organizimit.
Ne kushtet e sotme organet e dhuruara nuk mund te rezistojne shume gjate ne teknologjine e sotme.
pse grupet e gjakut
Cod. A06042006
Grupet e gjakut A,B,AB dhe 0 tregojne prezencen e antigjeneve te ndryshme,antitrupa qe i sulmojne ne rastet kur keto jane te kunderta. Normalisht qe nje nder pyetjet qe qendrojne eshte se pse jane keto grupe gjaku keshtu? Pse dhe si formohen ne kete menyre?
Kohet e fundit eshte gjetur qe virusi i morbillit kur infekton nje trup merr nje forme sipas asaj qe japin rruazat e kuqe te gjakut. Nje forme "imprinting" . Nese eshte i formes eshte A,do te jete me e lehte per antitrupat anti-A qe ta gjejne dhe ta shkaterrojne dhe keto antitrupa ndodhen ne grupin e gjakut B.
Dhe kjo vlen per shume viruse te ndryshem. Keshtu qe kush eshte me grupin 0 ka nje mbrojtje me te madhe kundrejt infeksioneve virale(duke qene se kane antitrupa anti-A dhe anti-B)..
Shkrim i shkeputur nga revista "scientific american-versioni italian"
ps:shifni ju mer ....une qe jam grup 0+ qekam per qejf me pak fjale
per me teper mbi grupet e gjakut shihni :
-ju paraqes nje ngaterrese (Cod. A 13102005) dhe 2 postimet qe vijojne pas atij shkrimi
Cod. B06042006
Me qe NS-6 po flet per grupet e gjakut me kujtohet kjo tabela qe do bashkengjis ketu per dhuruesit dhe marsit ne tranzsfuzionin e gjakut.
Kombinimi i marresit dhe i dhuruesit qe lejon transfuzion gjaku eshte treguar me jeshile ndersha combinimi qe do jape nje reaksion imune dhe duhet te shmangur eshte treguar me kuti te kuqe
PS> E vizatuar nga une mare nga libri i imuniteti (Peter Parham)
PROCEDURA E NDIHMES SE SHPEJTE NE AMBIENT
Cod. A19042006
Do doja te thoja disa pika mbi menyren se si mund te ndihmohet nje person qe i bien te fiket(me pak fjale ajo qe quajne basic life support):
1.Ne fillim personi therritet me ze dhe duke e tundur pak te supet.nese ai nuk pergjigjet atehere per mua ky person nuk eshte i ndergjigjshem.
Atehre ne fillim shihet nese ne gojen e tij ka ndonje gje se ka raste mund te mbeten proteza a ndonje gje tjeter dhe mund te bllokojne frymemarrjen. Nese ka hiqet ose me dore ase me dicka praktike.
2.Pastaj shihet nese personi ka frymemarrje duke afruar veshin te goja dhe me sy shohim nese ka ndonje levizje te kraharorit. Me vesh degjojme nese ka ndonje levizje ajri.
Nese jo ky person nuk merr fryme.
3.Po ashtu kontrollohet edhe nese ka qarkullim gjaku duke e prekur ne ane te qafes ku kalon arteria karotide qe eshte me e madhja qe con gjak ne koke. Nese nuk ndihet ndonje pulsim i saj do te thote qe ska qarkullim gjaku.
4.Atehere mund te kalohet ne frymemarrje goje-goje ose nese ka eshte nje lloj bombole (emri sme kujtohet) qe te ndihmon shume.behet nje frymemarrje dhe personi i dyte vendos duart ne gjoks dhe 2 gisht me lart lartesise se procesit ksifoide(procesi ksifoide eshte fundi i kafazit te kraharorit ne qender,do te dalloni nje si dalje te vogel) shtyp me sekuenza prej 15 copesh.pastaj behet nje frymemarrje tjeter.
5.Cdo here kontrollohet edhe qarkullimi i gjakut. Do te mjaftonin 3 minuta qe te fillojne deme ne tru nga mungesa e oksigjen po kjo lloj fryme marrje te ndihmon ta ulesh kete dem. 6 minuta do te sillnin deme te pariparueshme ne tru.
6. Sot ka dale nje paisje defibrilatori qe te lehteson jetem me kete gje. Ka 2 pjastra qe i vendos ne kraharor dhe con sinjale elektrike . Po ashtu analizon vete gjendjen. Pas 1 minuti te jep mundesi ta kontrollosh edhe nje here pacientin te themi dhe te kalosh ne frymemarrje si ne fillim. Pas nje minuti fillon prape te punoje.
7. Kujdes duhet pasur nese atij qe i ka rene te fiket mund te kete ndonje traume ne nivelin e shtylles kurrizore, zona cervikale(pjesa ne lartesine e qafes). Atehere duhet te kesh kujdes te mos ta keqesosh gjendjen.
Edhe dicka. Ne fillim duhet te vendosen 2 gishta ne zonen poshte nofulles se ka raste qe nga humbja e ndergjegjes ka leshim te muskujve dhe gjuha mund te zere rrugen e frymemarrjes. Gishtat hapen sikur do thoje "liri demokraci" (analogji me te mire nuk po gjej ) dhe vendosen nga poshte nofulles...
Po ashtu kur i fryhet ne goje duhet te terhiqet pak koka pas qe te lejoje kalimin sa me te mire te ajrit po jo shume .
Kjo procedure mund te shkoje edhe per gjysem ore dhe mund te sjelle lodhje te ai qe shtyp keshtu qe me mire te nderrohen here pas here.
Nderkohe lajmerohet ndihma e shpejte ne menyre qe ti jepet nje ndihme edhe me e sakte...E gjithe kjo procedure eshte qe te ule mundesine e mungeses se gjakut ne tru per sa do pak kohe.
Fjale qe mund te mos jene kuptuar:
Arteria karotide : eshte arteria me e madhe qe con gjak ne koke. Ne fillim vazhdon si nje pastaj ndahet ne 2 dege ku njera shkon brenda kafkes tjetra ne siperfaqe. Kalon anes qafes dhe eshte nje nga deget me te medha te aortes. Per kete arsye ka edhe nje presion te larte dhe dallohet shpejt po ta vendosim doren pak anes qafes.
Procesi ksifoid : po te vazhdoni ne anen e parparme te kafazit te kraharorit ne fund do te mund te dalloni nje si maje te futur pak si brenda. Ajo quhet procesi ksifoid.
Zona cervikale : eshte pjesa e shtylles kurrizore qe fillon qe baza e kafkes deri ne piken ku lidhet brinja e pare ne kete shtylle.
Informacione te bazuara mbi shenime leksionesh.
gerrhitja ne gjume
Cod. A25042006
"20 përqind e njerëzve në të gjithë botën gërhasin në gjumë. Me kalimin e viteve, rritet edhe mundësia për të gërhitur. Rreth 60 përqind e meshkujve dhe 40 përqind e femrave të moshës mbi 60 vjeç gërhasin kur flenë." Autor:Mimoza Kërmezi
Pse gerrasim?
Shkaku eshte veshtersia e frymemaries, pasi rruget e fryemarjes ngushtohen jo vetem ne gurmas por edhe ne hunde. Si rezultat trupi eshte gjithmone nen stres. Kjo shkakton shqetesime ne zemer dhe ne qarkullimin e gjakut pasi dhe truri mer shume pak oksigjen.
Cfare pasoje tjeter mund te shkaktoje?
-uljen e aftesise per perqendrim
-si dhe shkallen e inteligjences
Si ndodh gerrhitja?
GJate procesit te frymemarrjes shume ralle gjate frymenxjerrjes. Gjate gjumit, cdo muskulature e trupit fle. Kur keta muskuj ctendosen pjeset e qulleta lekunden dhe dridhen pas cdo frymemarrjeje.
Pra dridhja eshte qe shkakton zhurmen. Ekzistojne edhe faktore te tjere disa prej tyre jane te lindura dhe disa te tjera te fituara. psh Njerezit te semure me grip shpesh gerhasin naten.
Si ti pakesoni gerhitjet?
-shmang lodhjen fizike
-redukto kafene dhe cigaren
-perkujdesu per menyren e te fjeturit
(koka te jete pak e ngritur dhe mos fli me kurriz)
shikimi...veshtrim siperfaqsor i ketij procesi
Cod. A12052006
nuk e di sa prej jush kane menduar ndonjehere rreth shikimit...se si fotonet kane aftesine qe te aktivizojne nje strukture te quajtur retinal qe vete ben pjese e nje strukture me te madhe qe quhet rodopsine...e te mendosh qe syri nuk eshte qe ka rodopsina per te gjitha ngjyrat por vetem per 3 prej tyre...nga kombinimi i tyre 3 ngjyrave formohen edhe te tjerat...pastaj jane 2 lloj qelizat...njera ka aftesi te punoje me mire kur sasia e fotoneve eshte e madhe si dhe ka aftesi me te madhe te kuptoje kontrastin ndermjet 2 ngjyrave si dhe kontrastin ndermjet 2 pikave...nderkohe qe qeliza tjeter punon atehere kur numri i fotoneve ulet dhe ka aftesi qe te aktivizohet nga nje foton i vetem...eshte kjo shkaktarja e atij adaptimit qe hasim kur jemi ne erresire dhe pas pak kohesh arrijme te kemi nje shikim te dobet te ambientit qe kemi rreth e qark...kjo nuk lejon nje pasterti kontrasti dhe hapesire.
po ashtu ka edhe shume fenoemene te tjera...doni te shifni nje te cuditshme?shifni figuren qe keni perpara.aty eshte nje ibrik caji...nuk e shifni?perqendrohuni.
duke qene si njeriu i shef imazhet nga 2 kende te ndryshme.truri perpunon keto imazhe qe vijne nga nervat optik dhe duhet te formoje nje imazh 3D.
stereogramet perdorin nga nje imazh per secilin sy dhe ne kete menyre genjehet truri duke i treguar nje pamje 3D...
shifni me kujdes imazhin e mesiperm.nje ibrik caji,nje doreze,nje kapak me te dalme per siper...nese beni kujdes dalloni edhe vrimen nga del caji...
per me teper shihni:
-vitamina A ne shikim (Cod. A 07052006)
-retinali dhe rodopsina (Cod. A 09052006)
-in the eye... (Cod. S 13032005)
-cones and canes (Cod. T 13032005)
Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.