Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 19 Qershor 2005 - 01:34:

Lavdi Zotit!

Zoti ndodhet kudo prane nesh!Vertete qe s`e shohim sic shohim fytyren tone ne pasqyre,
por e ndiejme ne cdo veprim dhe ne cdo levizje!
Eshte nje fryme e ngrohte qe na mbush me dashuri dhe na udheheq drejt se mires gjithmone,nga ana e kundert eshte djalli qe mundohet te na terheqe zvarre drejt mekatit!Por Zoti gjithmone buzeqesh cilter,keshtu qe
nese keni ve re nje femije te qeshe,aty ka hijen dhe Engjelli i Zotit!

Zoti eshte meshiruesi i gjithe njerezimit, i gjithe krijesave natyrore dhe
i gjithe kundershtareve te tij!

Flm zot qe me dhe mundesine te shprehem drejt ne kete shkrim!

Amen...


Postuar nga alkimisti datë 21 Qershor 2005 - 14:30:

Njeriu foli, "Zot, fol me mua!" dhe një zog cicëroi në pemë, por njeriu s'e dëgjoi.
Përsëri njeriu thërriti, "Zot, fol me mua!" dhe në qiell një vetëtimë shkrepi, por njeriu s'e dëgjoi.
Njeriu pa përreth dhe "Zot, më lejo të të shoh!" i tha dhe një yll shndriti në qiell, por njeriu s'e vuri re.
Njeriu thërriti, "Zot, tregomë një mrekulli!" dhe një fëmijë lindi në një vend, por njeriu nuk e dinte.
Pastaj njeriu me zë të ulët dhe të pafuqishëm tha, "Më prek mua Zoti im dhe ma bëj të ditur që gjindesh këtu!" Atëherë një flutur fluturoi rreth tij dhe u vendos tek ai.
Mirëpo njeriu e largoi atë me shpinë të dorës dhe iku...


Postuar nga Hektori datë 21 Qershor 2005 - 17:47:

Filozofet panteiste mendonin se Zoti eshte kudo. Jam dakord me ta


Postuar nga NS-6 datë 22 Qershor 2005 - 15:07:

Re: Re: Ku Ndodhet Zoti?

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Alkimisti...shkrimi yt eshte filozofi e gjalle,por, kur ke thene se, nuk eshte as brenda as jashte,besoj se ketu le pak per te deshiruar.
Un do thoshja qe eshte edhe brenda edhe jashte. Ky kuptim i pershtatet fjaleve ;Zoti eshte kudo.
Kur themi brenda dhe jashte ne te njejten kohe,kjo e perjashton materien e cila ka vetem nje vend dhe jo me shume. Ka vetem nje kohe dhe jo me shume. Me nje fjale...Zoti eshte kudo,edhe brenda edhe jashte, edhe pas shkembit edhe pas malit edhe jashte Gjithesise edhe brenda saje.
KUDO !



kontinento te me falesh nese ta them por duhet te bazohesh tek argumentat sepse vetem me argumenta ecet ne islam.une po te them nje ajet:
Ai eshte qe krijoi qiejt dhe token vetem per gjashte dite, pastaj mbisundoi Arshin(surja hadid,ajeti 6).per me teper informacione shih librin "besimi i mjaftueshem"dhe do te gjesh disa gjera ndryshe nga ato qe thua.


Postuar nga kontinenti datë 02 Korrik 2005 - 11:38:

Re: Re: Re: Ku Ndodhet Zoti?

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6


kontinento te me falesh nese ta them por duhet te bazohesh tek argumentat sepse vetem me argumenta ecet ne islam.


O...NS-6,per cfare argumentash e ke fjalen? Argumenta ka me miliarda...jane pa fund. Cfar tip,apo cfar lloj argumentash kerkon ti?


Postuar nga xhanxhan datë 18 Korrik 2005 - 22:52:

edhe une si te gjithe anetaret me larte e kam ndjere ne shume raste te jetes sime ndihmen e Zotit.flm Zotin qe jam ketu ku jam sot.Zoti eshte nje fuqi e papershkrueshme.duhet te besojme ne te edhe kur jemi keq.duhet ta falenderojme ate kur jemi mire.
me respekt
xhanxhan


Postuar nga M&M datë 29 Korrik 2005 - 13:34:

egziston apo jo zoti

kjo ehte nje pyetje shume komune qe behet dhe qe njerezit i japin pergjigje sipas konceptimit te tyre. ketu tek ky nenforum besoj se te gjithe besojne ne egzistencen e nje zoti. Sidoqofte kush don te skruaj dhe ti pergjigjet pyetjeve se poshteshenuara mund ti pergjigjet ketu.
A besoni ne zot, ne cfare forme e konceptoni, dhe cfare ju bene te besoni qe ai egziston? (nuk pranohet pergjigja thjesht besoj sepse eshte nje pergjigje teper banale dhe jologjike)


Postuar nga Prishtinasja_ datë 04 Gusht 2005 - 03:56:

Ju pershendes,

Besoj ne nje dore Hyjnore.
Deshmoj se Zoti im eshte All-llahu,dhe se,
I Derguari i All-llahut eshte Muhammedi a.s.

Do mundohem te kycem dhe te jap komentim me te gjere.Sa per fillim mjafton.


Postuar nga Prishtinasja_ datë 04 Gusht 2005 - 04:42:

Zoti eshte gjithmone pran nesh.
Ai,na degjon,por ne se degjojme,
Ai,na shef,por ne se shofim,
Ai,di ate qe ne nuk e dim,

Ne kohen e te Derguarit(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) jehudite e Medines i derguan aleatet e tyre,te pafete(idhujtaret) e Mekes,tek i Derguari(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) per te pyetur rreth shpirtit.Si pergjigje e pyetjeve te tyre,u shpall ajeti ne vazhdim:


" Te pyesin ty per shpirtin.Thuaj: "Shpirti eshte ceshtje qe i perket vetem Zotit tim,e juve ju eshte dhene fort pak dije."

All-llahu meshirofte gjithe Besimtaret.Amin.


Postuar nga Prishtinasja_ datë 04 Gusht 2005 - 05:00:

Poqe se njeriu i nenshtrohet Zotit asnjehere nuk do del i zhgenjyer.Ai,eshte prane nesh gjithmone kur ne e kerkojme.Ai vertete eshte fales dhe meshirues.

Une personalisht,gjithmone ngushellimin e kam gjetur tek Zoti im.Jeta e njeriut eshte vetem nje sprove dhe veshtire njeriu e kupton kotesine e plote te saj duke e pasur parasysh qe destinacioni i fundit i kesaj bote eshte Vdekja.

Nese shpirti qe nxit ne te keqen e gjen ngushellimin ne muzike,vallezim dhe vegla tjera muzikore.Kurse,shpirti i kenaqur gjen qetesine dhe shpetimin e tij nen ngushellimin e Zotit,ne shoqeri me njerez te drejte(ndershem).D.m.th.shpirti i kenaqur(i cili i nenshtrohet Zotit) asnjehere nuk eshte i shqetesuar nga brengat apo kerkesat e kesaj bote,sepse,nese deshton te arrije dicka per te cilen eshte perpjekur me vite te tera,ai do te pranoje fatin(kaderin) e tij.Shpirti i kenaqur(njeriu qe i nenshtrohet Zotit) beson se e gjithe lumturia dhe pikellimi eshte me caktimin e Allahut.Prandaj nuk ndien nevoje qe te vajtoje kur e godet nje fatkeqesi apo te mburret per suksesin e arritur(sepse Zoti nuk i do mburravecat as te tillet qe vajtojne per nje humbje pasurie).

P.S. "nuk ndodh asnje fatkeqesi ne toke e as ne trupin e njeriut,qe te mos jete ne librin(e vendimeve te Zotit) para se te ngjaje ajo.

Islami eshte pishtar qe ndricon rrugen e vertete,eshte inkurajues dhe nxites per Dituri,Arsim dhe Zhvillim,Investime bemirese,modestine,fisnikerine.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.