Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga Ari. datë 11 Mars 2007 - 22:57:

vangjel dule
vangjel dule
dule vangjeli
dule vangjeli dhe gjithe sorollopi i tija


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 12 Mars 2007 - 14:35:

AniKKKKKa shko e meso historine


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 15 Mars 2007 - 19:00:

Citim:
Po citoj ato që tha bad_drawn_boy
mesuesi im i matematikes ne gjimnaz thoshte gjithmone lexoni mire pyetjen para se te jepni pergjigjen!!!



Gjergj Kastrioti






po citoj ate qe kam thene disa kohe me pare, perderisa shoh qe nuk jane shume te qarta idete...











peace


Postuar nga HERO datë 08 Prill 2007 - 16:39:

O IQVLORA, po ata zoraxhinj qe ishin sekretare partie,ata zoraxhinj qe ishin spiune qe kane marre ne qafe njerez ne kohene diktatures dhe qe jane sot milionera ne sherbim te PD-se? Me anti-komunistet ne shqiperi u kthyen ata qe te canin menderen me lavdit e partise ne kohen e diktatures, shembujt publik jane krimba tipi Robert Papa & co.Shembujt e tjere jan rrugeve i shohim perdite,Ata qe flisnin ne ate kohe per ndryshime ( si njerez qe une i njoh personalisht) kur ndryshoi sistemi nuk perfituan aspak,sepse nuk ishin dakort me denimin kolektiv te ish-komunisteve ( duhet ta pranojme faktin se shumica perpiqej per mire,pavaresisht gabimeve politike),as ata qe ishin denuar padrejtesisht gjate atij sistemi,nuk perfituan,perseri te varfer jane e do te mbeten (nje njolle ne shoqerine shqipetare) dhe fajine kane pikerisht ata qe fituan,ish-komunistet qe jane sot anti-komunistet me te kulluar,ata qe te vrasin naten (sic ka then anika) ata qe vune ne krye te shoqatave te te perndjekurve disa te paafte (ne shume raste ish-spiuna te partise ne burgje e ne shoqeri).Ata qe humben jane shumica e popullit,njerezit e ndershem qe donin ndryshim,dhe njerezit e ndershem qe u denuan kot se koti .Vete e keni thene qe ish-komunistet e kane dore pushtetin,nuk diskutohet ajo,por nuk jane -ish komuniste apo komunist jane fendurina ,qe thyejne embargo ndaj serbise per te ushqyer me nafte ushtrine gjakatare serbe,ata qe lene popullin pa drita ti japin energji me cmim te ulet greqise dhe tja blejne kompanive greke me cmim te larte.Keta pra IQVLORA jane fajetoret e degradimit te shoqerise tone shqipetare dhe keta jmei ne shqipetaret,komunist apo jo.Popull me cen.

Me falni nqs ju duket si propagande shkrimi im eshte thjesht cfar une personalisht mendoj dhe e kam shkruajtur ne menyre shume te sinqerte.

Shendet.


Postuar nga IQVLORA datë 09 Prill 2007 - 20:57:

Heroi

I dashur patriot,deri diku jam dakord me ju por a mund te me thuash ndonje emer nga qyteti jone i cili na qenka bere milioner duke qene ne radhet e PD-s.Mos gje S Shehu e ndonje tjeter,i cili ka qene punetor ne Fabriken e Cimentos,qe pervec punes se shtettit qepte pantallona e kostume gjer naten vone?Se ku te rreh cekani ty une e kuptoj shume mire.Karshi atij personi edhe une kam rezervat e mia dhe mospajtime te shumta.Vetem per nje gje me vjen keq per ju,sepse nuk e mendoja qe te dalesh ne mbrojtje atyre njerezve me ide ekstremiste,komuniste dua te them.Megjithate eshte puna jote lidhja me te kaluaren.Qe gjyshi jot ka qene partizan a deshmor i Luftes nuk do te thote qe ju indirekt te mbroni E Hoxhen.Ata djem qe luftuan e u vrane maleve per liri,per te cilet une kam respekt te vecante,u zhgenjyen nga mashtrimet se mbas lufte do te hanin me luge floriri.Per 50 vjet une edhe ti nuk hengrem njehere mire,nuk u veshem bukur,nuk e thame dot hapur ate qe mendonim.Shqiptaret per 50 vjet luftonin se a do te prodhonin sasine e mjaftueshme te drithit per buken e gojes.Besoj syte e tu dhe te mijte kane pare ne dyqanet e bukes se si i pergjigjej shitsja ndonje fshatari qe kerkonte te blinte nj 1/2 buke.Ik se je nga fshati.
Per nje dicka ke shume te drejte, partija juaj beri milioner gjakpirese te tipit surratbajgash te kallepi Luiza Hoxha e plot kriminel te tjere.Keta u shperblyen per krimet dhe djegjen e vendit.
Bashke kuptohemi besoj pavaresisht mendimeve te kunderta.Po me kundershtove per zhvillimet e sotme je miku im me i mire ,ndersa po qe se merr ne mbrojtje nje diktator stalinist si e hoxha bashke nuk pajtohemi.
Ndersa persa i perket asj shoqes komuniste nuk ja vlen te humbesh kohe per pergjigje.
Respekte


Postuar nga HERO datë 10 Prill 2007 - 15:29:

IQVLORA.ta kam thene qe ata qe ishin te sinqerte dhe te ndershem ne ate kohe qe flisnin per ndryshime nuk perfituan aspak,qofshin sot ne PD e qofshin sot ne PS.Megjithese shumica e tyre,po te them 99% pa frike fare ne vitin e pare te demokracise mbeshteten SALIUN,nqs ke qene ne vlore e di ti shume mire kete fakt,sot shumica e tyre nuk jane fare anetare partish,sepse ishin njerez te ndershem qe e pane se me ane te partive vetem perfitohej ne kurriz te popullit.Nuk po mbeshtes une IQVLORA idete e tyre komuniste,mendoj se komunizmi ishte i gabuar ne shqiperi,ishte fatkeqesi e madhe te denoje shqipetaret thjesht sepse nuk besonin ne teorine e marksizem-leninizmit ( dicka qe historia tregoi kishin te drejte).Por dosjet nuk jane hapur kurre,nuk do ta dime kurre se kush ishin karakteret me te shemtuara qe kane marre ne qafe njerez,por ama mos harro nje gje qe ne cdo sistem,edhe polici edhe xhelati jane pune qe behen nga dikush,ata nuk zgjedhin ke te marrin ne qafe jane vetem egzekutues urdherash.

Nje milioner qe ka qene nje nga personat qe nuk flisje dot para tij per partine se e haje,dihet mire QE KA QENE BERISHA,studentet e tij e mbajne mend mire fanatizmin me te cilin e ushqente dashurine per partine ai person.
Si ka mundesi qe te gjith ata studente qe u ngriten te paret ne protesta kunder sistemit te athershem nuk e duan aspak berishen????????
shum prej tyre u kercenuan,shum prej tyre u debuan jashte shtetit.etj etj

Sot ai dhe larot qe i rrine afer kane bere miliona dhe do te na ktheje edhe Nanon ne politike,cfare do te thone keto fakte patriot?
Shendet e gjith te mirat


Postuar nga cancer datë 10 Prill 2007 - 19:35:

pertef guzhinjeta

bej shaka
esht i madhi skenderbe apo jo
kush ka ber me shum se ai


Postuar nga HERO datë 20 Prill 2007 - 17:09:

CANCER

TE PAKTEN THOJA EMRIN MIRE NUK E KA PERTEF, E KA EMRIN PETREF GUZHINJETA.SHNET


Postuar nga Annika datë 21 Prill 2007 - 01:01:

Si mund të themi se i bëri mirë Shqipërisë SALIU?

Si është e mundur që të pranohet një politikë shkatërruese për Shqipërinë e bërë nga një njeri që vetëm për këtë do kujtohet në histori?
Pyes: Pse duhet tani bregdeti të kthehet në gërmadhë? Pse s'e bëri në dimër xhanëm, që kur të vinte vera të mos na zinin sytë vetëm shtëpi të prishura? Hamëndësoj se po ta bënte atëherë do kish dalë më keq se sa humbi në zgjedhje. Tani ju turr bregut. Kur isha vjet në Vlorë ata të bregut ankoheshin për drita (ndeshjet e kampionatit botëror nuk arritën ti shohin)e ujë por tani nuk ka më kush dëshirë të shohë edhe gërmadha, dhe ku pa në vëndet më të bukura të Shqipërisë dhe pikërisht në pritje të pushuesve. E kuptoni se ka lajthitur Kryeministri?
A mund të bëjmë gjë ne që jetojmë jashtë vëndit?
Ne mund të ndihmojmë duke përkthyer ligje të vëndeve ku jetojmë, dhe të shohim se si mund të përshtaten për Shqipërinë, e jo të gënjejnë parlamentarët shqiptarë duke thënë se kopjojnë Europën.
Prandaj do doja nga ju që shkruani në faqe interneti, ulini gjakrat e bëni një të mirë për vëndin, është i shqiptarëve jo i Saliut. Prandaj dhe nuk e meriton të radhitet si shqiptar i madh, është shumë, shumë i vogël për t'u krahasuar me ata që me të vërtetë bënë vënd në Histori.


Postuar nga cancer datë 21 Prill 2007 - 01:52:

hero

nuk e di nga je ti vlla re po andej nga anet tona (myzeqe) kemi dhe petref dhe pertef


  Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.