| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)
Jane gjera shume interesante vertet dhe jam shume e kenaqur qe mund te informojme njeri-tjetrin dhe aq me teper ne shqip. Keshtu qe ju falenderoj te gjitheve per info e paraqitur.
Pershendetje dhe mire u lexofshim
gjithashtu!
...edhe mua me behet qejfi qe kjo teme eshte kthyer ne nje forme bisede ku paraqiten gjera te reja...
ku ka shkuar gjitha ajo antimaterie mund te kete qene ne momentet e big bangut?a ka mundesi qe antimateria te jete ne brendesi te vrimave te zeza?cfare dihet per momentin rreth vrimave te zeza,a mundet ndonjeri te beje ndonje permbledhje te vogel (per ta spostuar temen drejt nje tjeter kapitulli pa harruar edhe ate qe sa po flisnim)?...
Vrimat e Zeza
Ne rrugen e Qumshit ka mbi 100 vrima te zeza
nje vrime e zeze eshte 100 Mil me i madhe se diqka tjeter
diqka tjeter vrimat e zeza apo nje vrime e zeze qe gjendet ne mes te univesit eshte 200 mil here me emadhe se dielli yne
edhe nese nje objekte qe kalon me shpejtesin e drites dhe i afrohet keti miseri te madhe dhe shume te fuqishem nuk mundet ti shpetoj .
...por nese nuk gabohem nga keto vrima te zeza del nje lloj rrezatimi apo e kam gabim?
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
...por nese nuk gabohem nga keto vrima te zeza del nje lloj rrezatimi apo e kam gabim?
Me qe ra fjala per antimaterien, dua te jap nje analogji per te.
Me teknologjine qe e posedojme sote, nuk eshte e mudur te qe anija kozmike ta mbrije shpejtesine e drites (300.000 km/sek), por eshte e mundur qe me pershpejtuesit e CERN-it qe nje grimce e veteme (si nukleusi i atomit te hidrogjenit)te pershpejtohet ne shpejtesi te perafert me ate te drites. Qoftese grimca me shpejtesi te drites e godit nje bllok te materies, do te lirohet temperature mbi 10,000,000,000,000 C. Ne keto rethana ekstreme , energjia e liruar ne perplasje do te transformohet ne materie. Vlen te pyetet se cfare materie prodhohet ne përplasje te tilla. Te paramendojme qe ne nje fabrike te monedhave, metali i nxehte shtypet ne monedha ne forme specifike te, 1 leke, 5 leke, 10 leke dhe ashtu me rradhe. Ne menyre te ngjashme natyra nuk prodhon cfare do materie, por ajo i ka kallepet e veta si ta prodhoje materien duke korensponduar me definimin preciz te sasise te energjise duke pasur dhe disa rekuizite te veçanta. Kallepet jane analogjike ndaj grimcave. Nga me te rendesishmet eshte protoni, neutroni dhe elektroni. Ato kane rekuizite te definuara saktësisht., sic jane masa, ngarkesa elektrike dhe menyra e bashkëveprimit te tyre me grimcat e tjera.
A mund te transformohet energjia ne proton apo elektron te vetem?
Te imagjinojme nje flete metali te nxehte ne fabriken e monedhave (“energji”) Kur monedha shtypet nga fleta e metalit, do kemi nje monedhe dhe nje vrime ne faqen e metalit. Mund ta quajme kete vrime si “antimonedhe”.
Kjo eshte e njgjajshme se cfare ndodh kur energjia transformohet ne materije. Shume eksperimente kane dëshmuar se materia mund te prodhohet ne pale te grimcave dhe pasqyrimet e tyre qe quhen antigrimca. Askush nuk ka pare qe te prodhohen vetem grimca apo vetem anti grimca. Ky shembull tregon dhe nje tipar te vëzhguar me grimcat dhe antigrimcat. Qe ti krijojme, na duhet energji dhe kur i bashkojme (zhdukje, sepse ato zhduken ne shkelqim te energjise), kjo energji lirohet. Eshte sikur ta vesh moedhen prapa ne vrimen e mbetur te faqes te metalit, duke e lene faqen e metalit ne formen e vete origjinale.
po del
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
...por nese nuk gabohem nga keto vrima te zeza del nje lloj rrezatimi apo e kam gabim?
Citim:
Po citoj ato që tha freespirit
Nuk e di nese jam e sakte por me duket se leshojne x-rays dhe ne kete menyre mund te kapen nga burime njerezore.
bye

die best Universi
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
megjithse nuk e di mire,sma ha mendja te jete x-ray ose gamma sepse do kishim te benim me nje fluks fotonesh pastaj...atehere do binte ne kundershtim me idene qe as drita nuk i shpeton dot nje vrime te zeze...ne internet e kam hasur si "rrezatimi i hawking-ut" por nuk ja kam idene akoma se cfare mund te jete dhe si mund ti shpetoje fushes se vrimes se zeze...po kontrolloj akoma iher...ndoshta gjej ndonje pergjigje...![]()
Tornado
eshte e pa duker por kur gelltite materie behet e dukshme
keshtu edhe vrimat e zeza
Por ka edhe vrima te zeza pa materie por shpjegimi eshte i veshtir per momentin e kohes .
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.