Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 157 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Nje burrè te pasur apo te varfer?Per femrat pergjigja eshte e qarte,te pasurin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3698)


Postuar nga lilou-dragon datë 17 Shtator 2004 - 16:26:

pa para sot e kesaj dite me vjen keq po nuk kalon as pragun e shtepise e jo me te jetosh e lumtur me nje qe ka sa per te ngene buke..keshtu ata qe thone se paraja nuk eshte shum e rendesishme ne nje lidhje me dike ... sinqerisht skane kuptuar asgje nga jeta!

sigurisht qe nuk eshte gjeja me e rendsishme ne nje lidhje me dike ...por ben pjese (per mua) ne gjerat qe une exagjeroj per te patur nje jete sa me te lumtur e me te lehtesuar nga ana financiare e shpirterore gjithashtu..pastaj e rendesishme eshte gjithashtu qe ti te kesh aq shum mundesi sa te mos jesh gjithmone e varur nga burri qe ke apo te ndihesh inferiore

paraja te jep mundesine te mos futesh ne ata jeten monotone e te trishtueshme ..te rrish gjith kohes ne shpi te punosh per te ngrene te mos flesh rrehat pasi te duhet nje kompjuter per femijet e nuk jua ble dot ....
por kur thashe se paraja nuk eshte gjeja me e rendesishme doja te thoja ketu qe duhet te njohesh njehere personin e se si e fiton ai parane pastaj ti japesh vlere akoma edhe me shume personit si edhe parase dhe duhet te jemi ambicioze e te kerkojme gjithmone e me lart se vetja ...


Postuar nga u.s.a600 datë 17 Shtator 2004 - 18:31:

Citim:
Po citoj ato që tha lilou-dragon
pa para sot e kesaj dite me vjen keq po nuk kalon as pragun e shtepise e jo me te jetosh e lumtur me nje qe ka sa per te ngene buke..keshtu ata qe thone se paraja nuk eshte shum e rendesishme ne nje lidhje me dike ... sinqerisht skane kuptuar asgje nga jeta!

sigurisht qe nuk eshte gjeja me e rendsishme ne nje lidhje me dike ...por ben pjese (per mua) ne gjerat qe une exagjeroj per te patur nje jete sa me te lumtur e me te lehtesuar nga ana financiare e shpirterore gjithashtu..pastaj e rendesishme eshte gjithashtu qe ti te kesh aq shum mundesi sa te mos jesh gjithmone e varur nga burri qe ke apo te ndihesh inferiore

paraja te jep mundesine te mos futesh ne ata jeten monotone e te trishtueshme ..te rrish gjith kohes ne shpi te punosh per te ngrene te mos flesh rrehat pasi te duhet nje kompjuter per femijet e nuk jua ble dot ....
por kur thashe se paraja nuk eshte gjeja me e rendesishme doja te thoja ketu qe duhet te njohesh njehere personin e se si e fiton ai parane pastaj ti japesh vlere akoma edhe me shume personit si edhe parase dhe duhet te jemi ambicioze e te kerkojme gjithmone e me lart se vetja ...



ec te vdeksha, ja kush eshte e sinqerte, bravo.


Postuar nga durrsake_topolake datë 19 Shtator 2004 - 15:25:

une se kam problem per vete, nese eshte i pasur aq me mire , nese eshte i varfer ska problem.
nese dua te lidh jeten time me te, cdo gje fillon nga "A".
gjehet puna dhe krijohet ekonomia, asnjenjeri sdo na le te vdesim per buke.
te pakten ktu ku jam une mjafton te kesh vullnet per te punuar dhe askush nuk vdes nga varferia.
burrit nuk i synoj pasurine,tani dikush thoshte : " se i soldi non fanno la felicit_, figurati la miseria!" eshte e vertete, por une personin e jetes e pranoj sido qe te jete.


Postuar nga rrushi datë 20 Shtator 2004 - 00:48:

Une them burri i pasur ca ka e ka per vete dhe ai i varfri ka hallet e veta. Une nuk do doja te varesha nga burri per leke dhe nuk do doja qe burri te varej nga une. Nese une nuk do kisha sigurine time financiare, nuk besoj se do e konsideroja martesen, gjithmone nese vendos te martohem. Per tu lidhur besoj me te rendesishme do ishin gjera te tjera, and I know it sounds corney, but things like, lets say... COMPATIBILITY them se i permblesh te gjitha. Cunat qe kane leke kane arrogancen qe gocat ju vijne vete se terhiqen nga leku dhe per disa eshte shume e vertete. Shumicen e rasteve keta tipa vuajne per mend, po jo te gjithe ama. Mua per vete me terheq me shume pavaresia tek nje mashkull sesa pasuria.


Postuar nga Lela_Dr datë 01 Tetor 2004 - 20:28:

As mua nuk do te me pelqente nje mashkull i pasur......
Kur fillon jeten me nje njeri fillon nga "A" sic thote edhe durrsake_topolake.....
te krijosh jeten se bashku eshte me e bukur se sa te presesh leket qe te japi burri i pasur, sepse pastaj varesh komplet nga aji, dhe une si femer indipendente qe jam nuk do ta pranoja nje gje te tille..........
Perderisa Zoti na ka dhene kembe e duar dhe sidomos mendje perse mos ta shfrytezojme ate duke punuar dhe studiuar????????????
Ashtu sic po bejne gati gjithe femrat e botes, vetem ne shqiperi kam pare une qe femrat qe shkojne ne universitet mbahen nga te dashuret e pasur qe i paguajne edhe provimet.........
Se kane provuar te shkojne te punojne nga 14 ore sic bejme ne ne mergim dhe te nesermen te shkosh te japesh edhe provim..........
Une pervete preferoj nje bashkeshort normal, me nje pune normale, dhe jo te kete pasuri te bere kushedi se ne c'fare menyre!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Komplimente per temat qe keni hapur
Ciao te gjithve


Postuar nga Amstel datë 05 Tetor 2004 - 23:35:

mbrema lela dr

mire qe paskemi disa vajza qe smendojne per pasurine,se ne fakte durrsaket kete shikojne ne rradhe te pare pran e makinat
te lutem mos me keqkupto?
flm.


Postuar nga Lela_Dr datë 06 Tetor 2004 - 17:58:

Nick

E di qe femra si une nuk gjinden me ne durres, ose nqs ekzistojne duhet te germosh shume.......
Une flas per veten time, sepse jeta eshte e gjate, dhe ne mergim ndryshon mendje.............
Femrat e shqiperise jane bere shume materialiste.........


Postuar nga Amstel datë 06 Tetor 2004 - 20:15:

lela_dr

ke te drejte nga mergimi meson shume gjera,pse je me te vertet aq e mire ti???????
shaka bej jo se te ofendoj,
ok bye,ja kalofsh mire.
me respekte nick.


Postuar nga Klajdi03 datë 09 Tetor 2004 - 00:03:

Ne shoqerine kapitaliste ku kemi hyre ne, prej vitesh paraja eshte gjithcka. “Paraja te jep emer e te siguron femer”, thoshte Hasan Zyko Kamberi ne bejtet e tij. “Paraja” thoshte Marksi, “te ben me 24 kembe, edhe po te jesh calaman. Edhe po te jesh me I shemtuari, martohesh me gruan me te bukur”. Ne po ndertojme nje shoqeri kapitaliste te eger, ku dimensioni human I njeriut mungon, ndry nga vendet e zhvilluara te Europes. Mos ushqeni asnje iluzion se mund te kete ndryshime te shpejta. Ne jemi ne fazen e kapitalizmit qe pershkruante Balzaku ne France ku paraja percaktonte gjithcka ne mardheniet shoqerore.

Me para blen ushqimin por jo oreksin
Me para blen shtepine por jo familjen
Me para blen krevatin por jo gjumin
Me para blen ilacet por jo shendetin
Me para blen gjakun por jo jeten
Me para blen kasaforten por jo sigurine
Me para blen seksin por jo dashurine


Postuar nga lilou-dragon datë 09 Tetor 2004 - 00:42:

Klajdi03

Me para blen ushqimin por jo oreksin

Oresksi vjen vet nuk ka nevoj ta blesh ..po po te kesh oreks e te mos kesh per te ngrene si e ben?

Me para blen shtepine por jo familjen

Familja nuk blihet por krijohet ..dhe pastaj blihet shpia

Me para blen krevatin por jo gjumin

Gjumi vjen kur je i lodhur ..te kesh nje krevat te mire te vjen edhe kur sje i lodhur dhe krevatin e mir e ble me para

Me para blen ilacet por jo shendetin

lol ..ska kuptim shprehja jote!!!

Me para blen gjakun por jo jeten

Jeten na i ka falur Zoti nuk e kemi blere

Me para blen kasaforten por jo sigurine

Sigurine nuk e ke asnjehere ne kete bote


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 157 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.