Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Besimi fetar te shqiptarët. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4426)


Postuar nga ss1 datë 05 Janar 2006 - 20:09:

Faleminderit diabolic po eshte e vertet ajo qe thot e cybyle ne e kemi pas fene sipas pushtusit por ajo qe vlersohet me shume te ne eshte toleranca e madhe fetare qe kemi dhe kjo se shqipetaret si kane dhene rendesi te madhe fese ,per mua kjo eshte gjeja me e mire qe kemi


Postuar nga Cindi datë 05 Janar 2006 - 20:23:

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
Faleminderit diabolic po eshte e vertet ajo qe thot e cybyle ne e kemi pas fene sipas pushtusit por ajo qe vlersohet me shume te ne eshte toleranca e madhe fetare qe kemi dhe kjo se shqipetaret si kane dhene rendesi te madhe fese ,per mua kjo eshte gjeja me e mire qe kemi


Ketu ke fol si burrat, ose pse mos themi edhe si grrrate


Postuar nga amoxil datë 16 Janar 2006 - 18:25:

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!

Se luan as topi.


Postuar nga HamatieL datë 28 Janar 2006 - 20:13:

Re: a duhet te besojm ne zot

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
besimet me te vjetra te shqiptarve kane qene: 1)besimi te dielli ,2)besimi te gjarpri,3)besimi te shqiponja


Po te zhapiku? lol

Dhe une ne nje Zot besoj,tek All-llahu


Postuar nga ARENC datë 09 Shkurt 2006 - 04:00:

Un per vete nuk besoj te zoti!!!


Postuar nga lela84 datë 14 Shkurt 2006 - 19:24:

Edhe une besoj te Zoti.

Dhe mundohem qe te ndjek rruget e Tij...
Shpesh eshte e veshtire ,po ka dicka brenda meje qe nuk me lejon te largohem prej Tij.
Di edhe qe n.q.s Zoti nuk do ishte prane meje shume gjera ne jeten time do ishin ndryshe ...
Ndikon pozitivisht per mua(shpirtin tim) dhe per mardheniet e mia me njerzit qe me rrethojn.


Postuar nga tolstoy86 datë 10 Prill 2006 - 15:45:

pershendetje.

feja e shqiptarit esht feja qe secili beson dhe zgjedh sipas aftesise se arsyetimit qe ka dhe nuk esht diçka qe trashegohet dhe as qe mund te imponohet. çdo pushtues mundohet te imponoje ose te perhape idete e veta ne sherbim te qellimit kryesor qe kane ne pergjithesi.
ne fakt perhapja e ideve ose perpjekja per te bere nje gje te tille esht e drejte e çdokujt. edhe ne ne fakt ate po bejme. po mundohemi te 'hedhim ne shesh' mendimet tona me shpresen se mund te japim diçka ose edhe te perfitojme.
nuk mendoj se perfitojme gje duke u kapur pas ketyre shprehjeve te mykura. shqiptaria nuk eshte fe, esht kombesi. kam fatin e madh qe kam edhe komb edhe fe. kam nderin e madh qe jam shqiptar po asht kam nderin qe kam besimin tim.
shprehja e kesaj teme esht shum e bezdisshme, aq me teper kur perdoret vend e pavend. kjo shprehje perdoret shpesh nga fodulle dhe hipokrite, po edhe njerez me qellim te mire,por jobesimtare. nuk ka arsye qe te trembet kush per prishjen e tolerances nderfetare ne shqiperi.
feja nuk esht dhe nuk ka qene asnjehere pengese ndaj atdhedashurise, perkundrazi. kush e beson kete esht marksist, nga ato qe thone feja opium per popullin.

amoxil, idete nuk ndryshohen me topa dhe as nga shprehje si kjo qe the ti; se luan as topi.


Postuar nga diabolic datë 10 Prill 2006 - 23:00:

Ore tole po mire perse na dele ti me shpate ne dore duke na thene qe shprehja -Feja e shqiptarit eshte shqiptaria- eshte shprehje e mykur dhe qe perdoret nga fodulle dhe hipokrit . Ti jep mendimin tend por mos na jep sentenca sikur fjala jote eshte e verteta dhe vetem ti ke te drejte. Ne e mendojm keshtu , ty po te pelqeu mire po ste pelqeu hap krahun se skemi nevoj per njerez qe na japin mend se kemi tonat. Ti vazhdo te besosh ate qe do dhe ne do vazhdojm te besojm se feja jone eshte shqiptaria .Idete nuk ndryshohen me toma por as me gomarlluqe miku im qe ke dy shkrime ne forum por qe me dukesh si i njohur nga menyre e shkrimit dhe ndoshta fshihesh pas kesaj maske per te treguar kush je...


Postuar nga tolstoy86 datë 11 Prill 2006 - 20:01:

diabolic, tregohu pak me i qete. nuk jam tip qe dal me shpate ne dore e as qe kam dy fytyra e as perdori maska. mos kemi diskutuar ne ndonje forum tjeter se ketu nuk kam shkruar ndonjehere. apo te duken njesoj te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ti.
kjo shprehja eshte vene per tu diskutuar. kam thene qe e perdorin shume fodulle dhe hipokrite, e them serish por nuk thashe qe te gjith jane ashtu.
kerkoj ndjese nqs te kam fyer.
mbaje fene tende se nuk kam qellim te bej askend te ndryshoje fene e vet.

ja fillova mire ketu..


Postuar nga diabolic datë 11 Prill 2006 - 23:40:

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86
diabolic, tregohu pak me i qete. nuk jam tip qe dal me shpate ne dore e as qe kam dy fytyra e as perdori maska. mos kemi diskutuar ne ndonje forum tjeter se ketu nuk kam shkruar ndonjehere. apo te duken njesoj te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ti.
kjo shprehja eshte vene per tu diskutuar. kam thene qe e perdorin shume fodulle dhe hipokrite, e them serish por nuk thashe qe te gjith jane ashtu.
kerkoj ndjese nqs te kam fyer.
mbaje fene tende se nuk kam qellim te bej askend te ndryshoje fene e vet.

ja fillova mire ketu..



Bravo e shikon qe ketu fillon dhe nuk imponon mendimin tend te tjereve dhe vetem shpalos ate qe mendon ti .Nese do arrish te shpalosesh mendimin tend atehere mund te thuash cte duash vetem mos ofendo dhe fyej njerzit qe se mendojn si ty.Pastaj mos jep sentenca duke me thene qe me duken te gjithe njelloj ata qe nuk jane te te njejtit mendim me mua .Ok? Hajd pra me men ne kok e shnet e pare...


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.