| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Isra dhe viper, ju pershendes me poshte me dicka te vockel ,tani dhe aq e vogel nuk eshte por...
Indriti
I vetmi une…
E dashur zemra ngjallet ,me permendjen tende
O hene e shendritshme qan syri per te t'pare
S'di, ne e kuptove dashurine perplot dhimbje?
Apo e perbuze, si dhe lotet kur u ndame.?
Si valle me harrove, kur mes krahesh me perfshije?
Si i harrove tregimet, dashurine e zjarrte…
Kush do mi degjoje ankesat, tani qe ti ike?
Kush do mi lehtesoje ethet, e dimrit te gjate?
Grimcat e harese valle kush do mi sjelle?
Te me shporre tutje kete brenge qe rritet
Gezimin ne zemer valle kush do ma mbjelle?
Ne ka vend te lire qe gezim te mbjellet.
Permallem per ty , per dy syte e tu…
Buzet permallohen per puthjet e tua
Permallohet zemra, do te jesh ketu
Brenda zemres sime, perjete me mua.
Permallohet shpirti, zerin ta degjoje
Trishtueshem me fund, heshtjen nis te pije
Permallohet syri ne sy te t'shikoje
Permallohet dora mbi tenden te rrije...
A nuk me dhe besen qe s'do me harrosh?
A nuk me premtove, qe do rrish me mua?
Valle tani c'te nxiti qe te mekatosh?
Kur me shpirt te them, qe marrezisht te dua
Se di kush te shpifi, s'di kush te genjeu…
Nuk di ku me humbe, ne c'planet u ngjite!
Toka te perpiu, a pluhuri te fshehu?
Me thuaj ku vajte, bukuroshja ime?
O pulebardhe e bukur, o flutur kraheshkruar…
Pse mbi peme rrini, dilni dhe kerkoni…
Ma gjeni te bukuren me dy sy te shkruar
Kur ta keni gjetur, kerkomeni c'te doni.
Oh perse me iket, valle ku mu tretet?
Perse me braktiset, shihni po vajtoj
Ky shtegtim i gjate nuk kalohet vetem
Por prapa nuk kthehem, vetem do kerkoj.
I mbytur nga pluhuri, heshtur ne mendime
Bredh neper shtigje qe nuk kane as emer
Njerezit ger ger ger, sec flasin pas shpine
Ah si s'me kuptojne, me quajne te c'mendur!
Mua aq me ben, le te thone c'te duan
Ata jane te verber, nuk shohin nga syte
Nuk e dine se zemra,per zemren po vuan
Se dine qe shpirti im, eshte haraci yt.
Se dine kush je ti , madje as qe te njohin
Prandaj me gjykojne, i marre me thone
Ama po ta dinin,do dilnin te t'kerkonin
Nuk do linin vend, madje as ne hene.
Nese do te njihnin, per ty do te kerkonin
Ne barqe te peshqve, ne trup te c'do reje…
Ne bote jam une i vetmi, ai qe te njeh
Ndaj jam vetem une, i cmendur pas teje.
Shume e bukur Indrit!



Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Shume e bukur Indrit!![]()
![]()


Lumturise!
Lumturi sa te kerkova
Ne kerkim me shkoi jeta
Male e kufinj kalova
Por askund, askund s'te gjeta.
S'pati vend qe nuk e brodha
Mendova do jesh diku
Te kerkova sa u lodha
Ku qenke fshehur keshtu?
Te kerkova ne toke thelle
Shtate pash nen dhe germova
Asgje brenda saj nuk gjeta
Vetem gure, krimba e kocka.
Neper dete te kerkova
Thelle ne fund te tij jam zhytur
Nuk pashe ,vetem peshq, balena...
Skafe, emigrante te mbytur.
Lart ne qiej te kerkova
Yll me yll e re mbi re
As aty dot s'te takova
He pra dil e ku me je?
Dhe ne google te kerkova
Oh, sa shpejt u hap katrori
Lumturi brenda tij shkrova
Asnje rezultat nuk doli.
Indrit pune te mbare e suksese me tej!
Krijimi i fundit intersant, megjithate sinqerisht me pelqeu me teper atmosfera e " I vetmi une..."
Te uroj sa me shume frymezim e krijmtari! 
Deshmojne lotet qe te dua!
Pirgje resh te dendura, u mblodhen rredh meje
Kudo ish erresire dhe asnje rreze drite
Lote te gjate litar pikonin prej reje
Nje panorame e erret ne c'do hap me ndiqte.
Qulle ma beri trupin ky shi e ky bresher
Kokrriza te bardha prej se largu vinin
Nuk paten meshire me vrane ne zemer
Ndjenjat mi coptuan,me lagen dhe shpirtin.
Kujtova buzet e tua si trendafil te qeshura
Dy syte ngjyre-mjalti , c'te te them per to…
Mi shkrine sikur boren tere plaget e regjura
Drite ma mbushen zemren dhe rrugen ngado.
Kujtova zerin tend, si ngasherim biblilash
Kur me thosh te dua perplot embelsi
O Zot sa i embel, porsi ere dafinash
Si nje lule bliri, si nje poezi.
Kurre se ke kuptuar sa shume te kam dashur
As tani se ndjen qe tmerresisht te dua
Vec teje ne zemer askend nuk kam pasur
Loteve tu besosh. mos me beso mua.
Kam pasur si qellim dashurine tende
Madje do ta kem qellim pergjithmone
Mos lejo djallezi dyshime, hamendje
Te prishin e vrasin dashurine tone.
Deshmojne lotet qe te dua
Deshmojne strofa edhe shkronja
Deshmojne vargjet edhe fletet
Deshmon pena, deshmon boja.
Me thone: e teprove ne dashurine saj
E ka nje kufi edhe dashuria
Ju them pse e gjykoni nje zemer qe digjet
Nje lot qe pikon, nje bejte plot ndjenja…?
Si valle u qortoka nje i dashuruar!
Kur dihet se ndjenjat nuk njohin kufi?
Merrni shpirtin tim djegur ,perveluar
Shikoni nje here me dy syte e mi.
Mos pandeh qe jam aktor
E kaq bukur luaj, rolin e besuar
S'jam poet as prozator
Por nje zemerdjegur,nje i dashuruar.
Ty te adresohen ankesat e mija
Zemres se blinduar, rrethuar me mur
Ne detin e loteve po lundron anija
Brenda zemres sime te ndezur si furre.
Deshmojne lotet qe te dua
Deshmon deti mbushur plot…
Deshmon boja e mbaruar
Pena qe ngjyhet ne lot.
Kur lotet te jene mbaruar
Ne gjak penen do ta ngjyej
Kur gjaku te jete shteruar
Ne mes penen do ta thyej.
Pasi ta kem thyer penen
Kur ne det te mos kete lot
Kur nga gjoksi ta shkul zemren
Atehere s'te bind me dot.
Iliri, te te pershendes edhe nje here ty una?
Folme moj!
Folme moj, nje fjale me thuaj
Shekuj kam qe po te flas
A se sheh sa shume po vuaj
Ne gjoks zemra po me plas.
Folme moj me flit serbes
S'kerkoj shume vetem nje fjale
Ne gjoks zemra flake u ndez
Nga nje prush qe djeg dynjane.
Folme moj , fol se me plase
Nuk me del koha te luaj
Nuk kerkoj pervec nje fjale
Te dua, me shpirt me thuaj.
Shekuj kam ,te flas plot ndjenja
Me lodhen tekat e tua
Me kaq zjarr murit ti flisja
Sigurisht do thosh te dua.
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Lumturise!
Dhe ne google te kerkova
Oh, sa shpejt u hap katrori
Lumturi brenda tij shkrova
Asnje rezultat nuk doli.
Lumturise!
E di lumturi qe ti egziston
Ndodhesh aty ku eshte ciltersia
Ne shpirt te njeriut qe dashuron
Ne zemren e mbytur nga dashuria.
E di lumturi, ti je e pranishme
Ne zemrat e bardha qe s'kane asnje smire
vezullon fuqishem porsi rreze drite
Rezaton, tere boten e mbush plot meshire.
Ai qe e pastroi shpirtin, bore te bardhe
Kush e mbushi zemren, perplot dashuri
Nuk do te gjeje kohe te merret me fjale
Ne zemer s'do kete vend per xhelozi.
Kush veten pastroi nga c'do shpirtligesi
Dhe ne vend te saj vuri dashurine
Kush nga zemra hoqi smire, armiqesi...
Ai do ta njohe vertete lumturine.
Ata qe ne zemra mbollen vec meshiren
Qe ne buze te tyre kane sheqer e mjalte
Ata nuk kane kohe te cojne ndermend smiren
Zemrat ju shkelqejne nga dashuri e zjarrte.
Keto jane fanaret e jetes, bukurise...
Qe boten vezullojne si hena e yjet
Keto jane vertete heronj te dashurise
Shpirterat ideale qe botes i duhen.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.