| Forumi Horizont | Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
What a day!!!
Sot ishte fundi i nje kater mujori qe jo vetem me ka dhene nje eksperience te perkryer te asaj qe do kem mundesi te bej ne te ardhmen, por me ka ndryshuar shume ne te gjitha nivelet. Sapo dola, mbylla deren dhe po ecja me nje buzeqeshje shume te natyrshme, te cilen per ta kuptuar me duhej te beja nje recap dhe te kaloja ne mendje se cfare kam bere gjate ketyre muajve te fundit. Kujtova se ku u nisa dhe sa sa shume jam rritur nga kontakti me njerez kaq profesioniste, qe kane metoda te cuditshme pune, por qe funksionon mrekullishte per ta dhe ata qe kane kontakte me ta. Kaq muaj u deshen qe jo vetem te me japin mua nje sens praktik te gjerave, por te mesojne se cilat jane mundesite e mia, dhe te mendosh se te tilla gjera vijne nga njerez me te cilet nuk pata asnjehere asnje lloj lidhjeje, por qe nje dite (me fat) i thashe "it was nice to meet you!".
Dhe mbi te gjitha, e gjitha kjo po me jep shume kurajo te kaloj nje tjeter kater mujor, me konfidente dhe jam shume e sigurte se do me beje ti them vetes pasi te kem fjetur per keter ore "leviz, se ke shume gjera per te bere!".
Sot zerat brenda meje me bejne te falenderoj ata qe me dhane kete mundesi, gje qe e bera, dhe dicka tjeter qe nuk e di mire se cfare eshte...hem, ndoshta veten...
Shi bie ne Tirane
Ne fakt vjen nje moment qe ju beheni thjesht milet per shkrimet e mia, vetem publik. Dhe si cdo publik ju perdor per te arritur suksesin tim. Jam i sinqerte. Jeni sfond. Vleresime qe une i dua, i kam te nevojshme, por nuk arrijne te justifikojne kohen kur jetojne. Perpelitem te jem akoma i azhornuar me dashurine tuaj, por jam jashte kohes, koha me tradheton. Nuk mund ta kuptoni. Brez i djegur. Jo juve, idioter, une.
Si t'jua spjegoj. Kam copeza per 'tju dhene. Po kujt t'ja jap. Me duhet nje perkthyes, nje kritik qe te vleresoje ne maksimum keto copeza. Eshte pjese e egoizimit tim. Sonte s'jam vetem. Jo ne menyre filozofike.. Jam me te tjere tamam. Jam me miq te vjeter, me grimca kujtimesh nga gjimnazi. Po kujt ja them, ju kujtoni se enderroj, kujtoni se fantazoj me sy hapur. Kujtoni se mbart copeza adoleshence pas realitetit.
Nejse, me lane vetem, sikur te kene frike te tradhetoj ato momente. Po degjoj Erion Korinin (Espera). I behet qejfi te shkretit. Thua se keto momente varen nga ai, imitues banal i artit boteror. Po kujt i thua, ky eshte maksimumi i qenies tone shqiptare. Kopje e botes qe shtiret si shpikje moderne. Ama une e di, jam prodhim i mpleksur i banalitetit perendimor dhe lindor. Por fjalen banalitet se pranojne dot as perendmoret, as shqiptaret. Keshtu qe une do mbetem pa dysheme, pa prinder. Jo se te mite vijne nga ndonje perendim abstrakt. Perkundrazi, jane femije lindore te patjetersueshem, por c'ti bej... mungojne me gjithe banalitetin e tyre.
Ehhhh, sot mungon edhe ajo femra qe e konsideron veten biznesmene spanjolle. Ka momente qe dua ti plas ne sy realitetin personave si ajo. Jo se i kam inat, perkundrazi, i pergezoj. Por c'e do qe prodhojne vetem endrra, klane... Korale lindore qe ju si kuptoni dot nga olimpi i perendimit. Kujtoni se e kam te veshtire te jem pjese e koraleve dhe une. Kujtoni se nuk di te jem i privilegjuar.
Nderkohe papagallet e demokracise perserisin mesimet e viteve 90-te... njesoj sikur te jemi ne republiken e bananeve. Stop njerez, stop me fshatarizmin tuaj. U lodha se degjuari thashethemet shqiptare:
Ketij ju ngref, ai vjedh, ky ka drita, ai s'ka... Jeni xheloze! Pak sepse keni te drejte dhe pak sepse jeni shqiptare...
Si guxoni? Egoiste te vonuar. A se kuptoni qe ka boll interesaxhinj qe shkruajne neper internet? Ka boll gjinkalla qe mbushin atmosferen me zhurme, njesoj si bandat e jevgjve diten e bajramit. Daulle me lekure derri, qe ekzistojne vetem ne saje te demokracise. Fat i madh i modernizmit. Jo per te ofenduar myslimanet qe derrin e kane inat. Thjesht per te gjetur nje publik per daullen e tyre. Blllllllllaaaaahhhhhhhhhhhh.
Vazhdoj te kem shoke njerez qe kane 8 familjare te vrare nga diktatura. E megjithate ketu valezojne flamurtare vdekjesh mediokre, qe imponojne boshllekun kulturor te mos-shkollimit. Bla bla bla bla bla. Vertet genjehen meshkuj te tille se dikush i degjon? Vertet e quajne veten blog? Apo une jam nje idiot qe veproj jashte turmes? Dele e ndare nga tufa e per sport...
Ndoshta....
S'mund te besoj, s'mund te kuptoj, pse ende te ndjej. S'di c'ka te mendoj, si te veproj, rrugen time ta gjej?Ahhhhh.... sekrettttttttttttttttttttttttttt. Varrmihes qe germojne me duar ne kerkim te skeleteve te mi. Gjejne trupa te pakalbur, shenjtore te padeklaruar. Une, ama, i dua. Dhe kjo me ben idiotin e nates se sotme. Delja e zeze e tufes qe po ndiqnit.
Perfundoi nje fantazi, gjeja e vetme e vetme qe me dhe ti! Dhe kjo zemer prape po qan, ende te dua prape. S'di c'ka te mendoj, si te veproj, rrugen time ta gjej. Pse ende te ndjej?
Prit. Ti s'e kupton qe keto shkrime jane si te besh seks. Stervitje per fekondimin perfundimtar, ne pritje te ovulimit femeror. Thjesht duhet te dalesh nga ideja qe vetem femra eshte femer. E dime te dy qe femer je dhe ti, por se pranon akoma. Ke dhe ti ovulimet e tua, periodat e tua, mashkull bisex. Ndonje dite do pranosh te lexosh keto rrjeshta dhe do mbarsesh padashje.
Jo sepse keto mendime jane mashkullore, e dime te dy qe nuk kane mashkullitet! Por sepse ti do jesh i lodhur nga maskilizmi dhe do te lejosh veten ti marre ne kosniderate. E veme me bast? Megjithese... c'me duhet? Me mjafton pjesa femerore qe gjendet tek femrat. Meshkujt le te rrijne atje tutje, tek gardhi.
Pa gjume sot
Une,une duhet te shkruaj me patjeter per disa zera brenda meje qe s'po me lene rehat.
(nje)
Jane zera qe here rrine heshtur, here ulerasin.
Me pelqejne me shume kur ulerasin, sepse vetem atehere ndjej sa passion shkaktojne tek veprimet e mia,dhe passioni eshte gjeja e fundit qe dua te me zbehet.
Nje ze ne vecanti ka uleritur qe nje vit me pare,pastaj ka heshtur,eshte qetesuar per te rimarre ca energji ndoshta dhe te nis prape te ulerase.
Se fundmi e ndjej te me levrije, te mos gjej prehje.
Ok po e zbuloj,cmenduri por ka nje terheqje kaq te forte midis meje dhe Shqiperise.
Nuk eshte thjesht mall, eshte dashuri.Do te doja te kthehesha atje,do te doja te jetoja atje sido qe te jete,vetem per faktin qe do kete shume gjera mentaliteti per tu ndryshuar,dhe kjo eshte sfiduese, eshte e mbrekullueshme per mua. :p
U be kohe tashme qe mendoj te nisem per nje vizite,nje vizite qe do me kushtoj shume sepse nuk do me linin te kthehesha mbrapsht nqs do e beja kete gje. Do lija studimet pergjysem,do lija gjithcka pergjysem,shanset e mia per tu kthyer mbrapsht jane 5%.
....ndersa akoma zerat e mi po zihen me anen time racionale,me lodhin dhe
me vene ne gjume...
Qe ne momentin e pare qe jam krijuar gjerat me jane imponuar. qe ne momentin qe ai kromozom u bashkua me ate veze. une nuk i zgjodha as njerin as tjetrin, thjesht mu dhane. pastaj me "ngjiten" (si mund ta c'ngjis?!) emrin tim "modern" per vitet 80. As ate nuk e zgjodha vete, ma vuri babi me vendosmerine e nje dikatori qe nuk merr as pelqimin e gruas per kete vendim. Bashke me emrin (thjesht bashkim shkronjash pa kuptim) me "ngjiten" edhe mbiemrin (edhe ky bashkim shkronjash pakuptim). Kete te fundit sipas zakonit mund (duhet) ta nderrosh "kur te shkosh" te burri. Duket sikur mbiemri na imponohet gjithmone nga meshkujt. Madje ka femra qe mendojne qe tregohen feministe dhe moderne nese shprehin idene qe nuk "do te marrin" mbiemrin e burrit por do te mbajne te vetin. Ops...ato harrojne qe ai mbiemer qe kane nuk eshte i tyre...por i mashkullit qe i ka sjelle ne jete.
Ne lindje jemi krijesa mbi te cilat kane monopol te plote prinderit...rritemi dhe behemi krijesa te shoqerise dhe pre te paragjykimeve te saj.....
valle jemi krijuar per te qene "skllever" ?!
Kur kerkon lirine gjen lloj-lloj gjerash te tjera te cilat nuk i ngjajne aspak, por perseri ne cuditerisht gabohemi dhe humbim diku larg enderres sone te mahnitshme. Kerkojme liri dhe gjejme damare te shpuar. Kerkojme liri dhe gjejme tyte pistolete drejtuar fytyres. Kerkojme liri dhe gjejme parvazin e dritares te katit te peste dhe syte e enjtur nga lotet. Kerkojme liri dhe gjejme shtatezani te padeshiruar. Kerkojme, kerkojme pa pare rreth e rrotull ku po kerkojme. Valle cfare mendoja se do te gjeja ne nje kazan plerash?
Kam frike te shoh mbrapa. Te shoh brenda vetes. Te shoh perqark dhe te pranoj ku jam. Shpirt i alienizuar nga nje fare ndoshta nga Marsi apo ndonje yll qe pritet te zbulohet. Fare e keqe apo toke e paujitur. Zemra po me cahet sot naten dhe zeri brenda meje shfryn dhe cirret me inat kundra cdo fekondimi te ardhshem te races njerzore.
Duke u perpjekur te dal nga tufa me duket se syte mu veshen nga veli i egoizmit dhe cuditerisht po kullos me nje tufe me te madhe ku bariu me le te lodroj pak me shume. Nje tufe qe nuk te con asgjekundi.
Kam lexuar kur kam qene i vogel nje liber qe fliste per nje qytet, "Sdikuish". Vone e kam kuptuar qe edhe ky ishte kundra socializmit por nejse. Ideja e sdikuish-tit me mahniste kaq shume sa me bente te qendroja me ore te tera duke imagjinuar se ku do te ishte. Pa pike kuptimi. Por keto ide te pakuptimta me benin me unik se cfare jam sot, qe ne oren 3:00 jam duke shkruar per te 200 here mbi nje ndjenje trishtimi te rrjedhur.
Kam nje mendim. Si thoni sikur te heqim te drejten, autoreve dhe poeteve qe jetuan gjate 2 luftrave boterore, te quhen "brezi i humbur". Cdo brez qe vjen ne jete keto kohe ka per te qene me i shk....yer se ai me pare. Ne jemi me keq se ata qe kane qene. Gezohuni! Ne jemi me mire se ata qe do te vijne. Cdo dite eshte me e keqe se ajo qe kalon. Eshte logjike. Ky univers eshte i paqendrueshem dhe po shkon drejt shkaterrimit ( dielli, atomet, forcat e bashkeveprimit?? ).
Rrofte gjumi.
ZERAA TE MALLKUAR HESHTNI TE PAKTEN SOOOOOT.
Re: Pa gjume sot
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Une,une duhet te shkruaj me patjeter per disa zera brenda meje qe s'po me lene rehat.(nje)
Jane zera qe here rrine heshtur, here ulerasin.
Me pelqejne me shume kur ulerasin, sepse vetem atehere ndjej sa passion shkaktojne tek veprimet e mia,dhe passioni eshte gjeja e fundit qe dua te me zbehet.
Nje ze ne vecanti ka uleritur qe nje vit me pare,pastaj ka heshtur,eshte qetesuar per te rimarre ca energji ndoshta dhe te nis prape te ulerase.
Se fundmi e ndjej te me levrije, te mos gjej prehje.
Ok po e zbuloj,cmenduri por ka nje terheqje kaq te forte midis meje dhe Shqiperise.
Nuk eshte thjesht mall, eshte dashuri.Do te doja te kthehesha atje,do te doja te jetoja atje sido qe te jete,vetem per faktin qe do kete shume gjera mentaliteti per tu ndryshuar,dhe kjo eshte sfiduese, eshte e mbrekullueshme per mua. :p
U be kohe tashme qe mendoj te nisem per nje vizite,nje vizite qe do me kushtoj shume sepse nuk do me linin te kthehesha mbrapsht nqs do e beja kete gje. Do lija studimet pergjysem,do lija gjithcka pergjysem,shanset e mia per tu kthyer mbrapsht jane 5%.
....ndersa akoma zerat e mi po zihen me anen time racionale,me lodhin dhe
me vene ne gjume...

nice Ksenia, behemi nje dore
dhe nisemi..:p
Mua me ben shume pershtypje mimika e njerezve,sesa shume tregon ajo, sesa shume lexoj prej saj.Eshte krejt e cuditshme,dhe interesante sesa shume ve re nje ngritje vetulle te L-se, syte me nje shikim zhbirues te D-se, buzet qe qeshin ne cep me qesendi,rrotullimi i syve te M-se. Shprehje te tilla nuk mund te komentohen kollaj, por dallohet kaq pernjeheresh nqs nje njeri do te te afroje apo te te largoje me prezencen e tij/saj.
A. nuk flet dot normalisht,as nuk degjon.Sa here qe flasim bashke une duhet te sforcohem te perdor shenjat e mia te ngaterruera te gishtave dhe te flas ngadale qe ajo te lexoje buzet e mia. Shenja e preferuar qe me ka mesuar eshte ajo e dashurise-te ngre tre gishta te dores sime te majte, gishtin tregues,ate te voglin dhe ate te madhin dhe pa i shqiptuar fjalet ,vetem duke levizur buzet i themi njera-tjetres 'I Love you'. Per te mimika eshte shume e rendesishme.
Syte kaq shprehese te Cookie-s dhe Mocha-s ,dy maceve te mia bardhoshe, pothuajse mund te krahasohen me ato te bebeve. Ato jane te afta te shprehin ndjenjat kaq te fuqishme te kenaqesise dhe rehatimit, deshperimit dhe dhimbjes, dhe kurjozitet.
Une mendoja sinqerisht qe nuk shprehja shume por paskam gabuar.
Nuk kam hamendesuar qe edhe mimika e fytyres sime eshte po kaq e fuqishme sa e te tjereve,ndoshta dhe me shume kur rastesisht pashe ligjeraten e lamtumires qe mbajta perpara kameres se Sh. kur ajo po behej gati te ikte ne Arizona..) .Mund te mos e shpreh me fjale nje pakenaqesi por ka njerez qe e marrin vesh kete gje prej mimikes.Pikerisht une qe mendoja se mbaja shume brenda ngaqe nuk kisha shume fjale,une lexoheshkam si nje liber i hapur.
Kjo gje ne shume menyra mund te quhet dobesi por une dua ta shoh si nje tipar te fuqishem.
Une mund te zgjedh ne njerezit do ndihen te afruar ,te pranuar pa kushte kur jane ne pranine time vetem me nje gjest.
Eh pune dreqi. Sot zerat nuk i degjoj brenda vetes por nga jashte.
Gjejeni vete ciles kenge i perket. Nuk do jua jap shpirtin llokum.
Me quajne horr por une per ty,
per ty po vuaj une tani.
Do shkoj ne fund te botes, te harrohem,
nuk dua me moj zemer,
te dashurohem.
Kush te ka thene qe me pelqen
mendja e cmendur te genjen.
I dehur je, edhe sherrxhi,
vazhdo e lagu ti ne shi.
Ah, kur te pashe per here te pare,
mu duke shume e bukur ti.
Se do te hyja dhe ne varr,
per nje te puthur une tani.
S'eshte e thene qe te te dua,
te me duash.
Jo mos u lodh mos u lodh moj zemer,
se do te vuash.
Do shkoj ne fund te botes, te harrohem,
nuk dua me moj zemer,
te dashurohem.
Po fillimin e kenges ku e ke ?
Une hap dritaren ne mengjes
Ti pret perjashta dhe me sheh
Mos rri o djale kaq shume ne diell
Te poqi vapa po te djeg
Do te pres shiun qe te bjere
Dhe te me shuaje se po vdes
Me quajne horr por une per ty
Per ty po vuaj une tani...
| Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.