Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 19 Prill 2006 - 23:22:

Endrra e fundit

Enderr tren e gjate
me shtate krere
Lind e vdes cdo nate
Per shtate ore...

Nektar ar i kulluar
gjarperon si lume
Ne helm i shenderruar
te helmon ne gjume.

Koha ecen shpejt
Shpirti enderron...
Rri te flesh perjete
Erdhe ne stacjon...


Postuar nga Indrit datë 03 Maj 2006 - 01:52:

Ne dasmen tende!



Ne dasmen tende une do te vi
do vishem keq porsi lypsar
nuk kam pire kurre,por do te pi
Te shuaj shpirtin e ndezur zjarr.


Kur me te bardhen vello e veshur
kur permbi koke te kesh kurore
do te kujtohet shpirti i qeshur
qe sot e ke thjesht nje dasmor.


Kur drejt ne sy do te me shohesh
kur te me rrjedhin lotet si shi
kur perplot lot do ta mbush goten
me pas do kthehem me fund ta pi.


Perbuze me lot do te jete gota
Do e perplas me goten tende
s'dua t'ja di ne me sheh bota
e vogel bota para nje zemre.


Me pas do te marr dhe mikrofonin
dhe dhimbshem kenges do ja nis
kengen qe bashke gjithmone kendonim
i thonim himn i dashurise.


Lere nje cast te parfumsurin
Merr mikrofonin dil te kendosh
me ngushello, zemerplagosurin...
castet e lumtura te me kujtosh.


Do e nis keq fillimpranveren
Nuk do mbledh lule por do derdh lot
Pas kesaj dasme do e gris zemren
sepse ne gjoks me se mbaj dot.


Postuar nga Isra datë 03 Maj 2006 - 13:18:

.....................................
...............................................
...........................................................


Postuar nga Indrit datë 03 Maj 2006 - 16:56:

isra mos u merzit se kete here do e nderroj kostumin do vishem si kamarier

Dhe ajo e gjeti me e bo dasmen ne qershor


Postuar nga Indrit datë 03 Maj 2006 - 16:58:

 

Ne dasmen tende

Ne dasmen tende pjese do te marr
do behem dhenderr, kostum do vesh
po nuk me ftove... eh, aq me ben
do vij ne dasme edhe pa ftese.


Ne do me thote dikush aty
c'kerkon ketu, je i paftuar
do ti them jam nje ahengxhi
nuk i them, jam i dashuruar.


Kur te jem brenda ne lokal
kur te kem zene nje tavolione
kur ta kem zemren e ndezur zjarr
me gjakun tim do ngrej dolline.


Kur te me shohe partneri yt
nuk ka dyshim,do me shikoje
Nuk do kem zemer ti hedh as syte
por valle c'te bej? do e duroj.


Ah, ske ci ben keshtu eshte fati
thjeshte nje sprovim qenka kjo jete
Tashme nuk pres te shuhet zjarri
Sepse na erdhi stina e nxehte.


Postuar nga Indrit datë 19 Qershor 2006 - 13:44:

Oh, sa keq me vjen per fajin!

1.
Vrare ne shpirt, i deshperuar
Hedh shikimin prapa xhamit
Shikoj fajin jashte, vetmuar
Oh, sa keq me vjen per fajin!

2.
Ne udhekryq ka mbetur faji
Zhytur thelle ne deshperim
Une e shoh dhe qaj pas xhami
Keq me vjen per k'te jetim.

3.
Porte me porte troket fatkeqi
Por askush nuk e fut brenda
Nuk e do as baba dreqi
Se pranon as dhe e jema…

4.
Faj te urrej, por faj nuk ke
Edhe ty dikush te polli
Midis nesh vete ti nuk erdhe
Sigurisht dikush te hodhi.

5.
Ndoshta dhe ti deshperohesh
Pse ke lindur ngaterrestar
Mijera here ne dite mallkohesh
Nga shpirterat qe ke ndare.

6.
S'te mallkoj dhe pse na ndave
S'jam i tille, nuk me ben zemra
Edhe pse ne lot me lave
S'te mallkoj… ti je vete nema.

7.
Po troket ne timen porte
Te shikoj nga ketu brenda
Them nje here te te ftoj kot
Por jo jo , nuk me ben zemra.

8.
Perseri nje lot rreshket
E pershkoi permes xhamin
E shikoj fajin qe cirret
Oh, sa keq me vjen per fajin.


Postuar nga Isra datë 19 Qershor 2006 - 14:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Oh, sa keq me vjen per fajin!

.




E bukur! Ku te shkon mendja, mendje femer je

Epo dihet, gjithmone faji mbetet jetim


Postuar nga Indrit datë 20 Qershor 2006 - 17:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Isra



E bukur! Ku te shkon mendja, mendje femer je

Epo dihet, gjithmone faji mbetet jetim



 

Isra, nga mendja jam mashkull, nga gjuha femer Po te pershendes me budallallekun e fundit


Postuar nga Indrit datë 20 Qershor 2006 - 17:46:

Te fundit fjale

Para se te rendem do te them dy fjale
Jane te fundit fjale qe dalin nga gjuha
Para se te rendem per rruge te gjate
Do te  them me zjarr: te dua te dua...

Do ti shenoj fjalet ne ditarin tim
Ne zjarrin e shpirtit, ne pellembe te dores
Do nis ti lexoj perplot mallengjim
Me afsh dashurie, me kalim te kohes...

Sado te shtegtoj , sado larg te iki
Sado te largohem nga kujtese e diteve
Do jem brenda teje ne c'do dhimbje shpirti
Do lind bashke me diellin, neper rreze drite.

Si nje zog me krahe do fluturoj qiejve
Do rendem ngado, yll me yll do bredh
Do ju hedh shikim nje per nje tere yjeve
Yllin qe te ngjan, per vete do zgjedh.

E dashur nese iki te lutem mos qaj
E nese te pyesin....thuaj e lashe te ike
Thuaju i dhashe leje, e do kthehet prape
Me shume te me doje, pasi te rilinde.


Postuar nga Isra datë 21 Qershor 2006 - 12:15:

budallek, budallek quhe ti, shakaja, gjysma e te vertetes


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.