Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga hirushja datë 02 Shtator 2005 - 02:38:

Lela, une i jap te drejte Loriet dhe e di perse te lendon fakti qe krijon nje shoqeri me mendimin qe sekretet personale te x-it te jen po aq te verteta sa ato te miat. Gjithmone ai/ajo qe eshte e sinqerte dhe shume vetvetja ne shoqeri, do ndihet me e zhgenjyer. Njerezit sot vetem duan te blejn, sinqeriteti shihet si budallik ne konceptin e tyre.

E keqja eshte se tani nuk ke me besim.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 04 Shtator 2005 - 03:38:

Re: sot eshte 1/shtator/05

Citim:
Po citoj ato që tha lorie

---
Shiko nuk jam penduar asnjhere qe munda te takoj njerez me zemer te madhe npm kesaj hapesire gri, dhe qe ndoshta do takoj te tjere, por virtualiteti eshte nje big energy-leak per njerez si mua qe kane nje prioritet me te rendesishem dhe me te madh se kjo dhe qe mendojne se shoqerite me te forta dhe te sinqerta ,me te dashurat dhe te ngrohtat,me force dhe dashuri ndjellese jane ato qe i ke konstante ne jeten tende te perditshme, qe i prek, i perqafon, i puth, i shtrengon fort dhe qe s'ti merr asnjeri.



Pershendetje Lorie!
E njejta ndjenje e peshtire me vjen dhe mua shpeshhere,
mbase cdo dite .., tek shfletoj dhe ripertyp mesazhet e panumerta
te genjeshtert, te x-person!
Kam vene re se ne kete boten virtuale, -sidomos kur flitet per dashurine;
fantazia mashkullore zgerdhihet pas ekranit te comp,-
dhe luan me gisht
:"E hengre dhe kesaj here genjeshtren,-Princeshe e Enderrave te semura!..."
Dhe ne biem padashje ne kete kurth deshire te peshtire,-po po, -te peshtire!
Padashur takojme dhe miq te mire, qe per fat te keq jetojne ne hapesira te
largeta,
dhe derisa ti pranojme ne realitetin tone,=eshte zbehur miqesia, eshte zbehur interesi per
te hyre me tutje ne ate sofer virtualiteti, te mbushur vetem me "PSE????!, Vertet????!!etj etj..."

Te pergezoj per shkrimet e tua, -jane rrjeshta te diamante,
ku nga cdo germe juaja lind nje ndricim shpirti...!"

Mire u shkruafshim!


Postuar nga lorie datë 04 Shtator 2005 - 09:56:

i used my digital camera today

eshte virtualisht nje mbrekulli me vete...sikur te behej krahasimi i panoramave ne kamer me ato ne te vertete do shikohej ndryshimi i madh , i gjalle, i larmishem qe mbizoteron tek kjo e fundit.
..and that comparison makes you run wild in the tangible world u are in and enjoy everything with ALL your senses...


Postuar nga Klodel datë 10 Shtator 2005 - 02:36:

cmendurira? plot ........ cdo moment, cdo sekonde. Gjithe jeta ime eshte nje cmenduri, gjithshka bej eshte cmenduri dhe cuditerisht jam njeriu me i lumtur ne cmendurine time.

kishit ndonje gje juve?


Postuar nga durrsake_topolake datë 11 Shtator 2005 - 01:54:

Sot..... sot u bera per auline, floket jane bere kacurrela nga lageshtia, ndersa ti sot......cbere valle???
I rashe rruges se re kur u ktheva nga zyra e punes e pashe plot njerez qe silleshin verdalle te gezuar, cte jete valle thashe, me pas kuptova qe ishte inaugurimi i rrugeve te reja te provinces. Epo kjo, thashe me vete, bejne festa per rregullim rrugesh, pale ne shqiperi do benin festa cdo dite se atje rregullime sheh gjithmone packa se rruga e re behet e vjeter me ritme shume te shpejtuara.
Pak me pare kur ra zilja e telefonit mu duk si zilja jote, jo se ti ke zile te vecante por e parandjej sa here qe me merr, por kesaj rradhe gabova. Sa inat kisha filluar ti besoja shume intuites sime! Sot s'kam asnje informacion rreth dites tende, me ke ke ndenjur jashte orarit te punes?Ku ke shkuar cfare ke bere.
Sot dita ime eshte njelloj si te gjitha ditet e mia pa ty, nje dite e zakonshme dhe mjaft.


Postuar nga myzeqari datë 11 Shtator 2005 - 02:22:

Nuk te para jam shume besnik i nderuari ditar por sot ka qene me te vertet nje dit e pakuptueshme, nje dite qe perjashtohet nga kalendari i vitit!!
Zhurma e shiut dhe ajo lageshtira e krijuar ne zbehtesin e nje mengjesi qe mi sillte zoret verdalle , ato fytyra te zymta njerzish , qe mengjes tu thoje , plac ne vend ta kthenin , sikur u a kishe borxh!!
Pse valle eshte kjo kohe kaq e qelbur ne kete vend , pse valle njerzit ngrihen ne mengjes , dhe ne vend qe te falenderojn te plotfuqishmin qe i ka lene te bejne hije mbi kete toke , fillojne nga zeniet dhe peshperimat , qe sic u shpreha me lart i nderuar ditar , mi sjellin zoret ne fyt !!!


Postuar nga Isra datë 12 Shtator 2005 - 12:29:

Sot eshte e hene, jave e re, dite e re..
Sot dielli shkelqen si diell pranvere, ca re te rralla sperkasin qiellin me gjurme te bardha, dredha dredha si gjurme rakete...Me pelqen mengjesi kur zgjohem lehte dhe qete nga rrezet e para, por sot kenga e pellumbave ne dritare me coroditi...eh, dhe ata te dritarja ime e gjejne...
Qe ne pike te megjesit me duket cmenduri nje zgjim i tille.. por nuk mjafton...
Qe ne mengjes rruget jane veshur nga nje vello pluhuri e cila te jep furcen e fundit tualetit te bere me nxitim..
Nxitoj per ne ne pune te kap autobusin, stacioni i te cilit eshte mbushur plot me njerez qe mezi presin te hipin duke shtyre njeri-tjetrin...Acarim nervash perseri...cmenduri...Por marrezia vazhdon kur te duhet te durosh djersen e njerezve te cileve perpiqem tu shmangem sa me shume duke evituar prekjen...Dreq o pune them me vete....Qe ne mengjes jane pis, pale ne dreke....
cmenduria vazhdon kur trafiku bllokon autobusin, duhet te presim, peshperin dikush, "o usta hape mo te dalim" bertet nje tjeter.

30 minuta zgjat udhetimi per ne qender te tiranes, kohe e mjaftueshme per te shkuar deri ne Durres...dhe cmenduria perseritet perdite....durimi stervitet gjithashtu, me sa duket pa limit...

Fatkeqesisht cmendurite e qytetit tim spaskan te sosur....valle deri kur???


Postuar nga Klodel datë 13 Shtator 2005 - 20:30:

Cfare po te sjell dita sot?
Deshire per te jetuar serisht te gjitha ngjyrat e shpirtit

Cfare te solli dje?
udhetim neper nje hapesire te panjohur te shpirtit tim.... ku te gjeta serisht, MY ZAHIR


Postuar nga Klodel datë 14 Shtator 2005 - 21:42:

po sot?
Nje hap me siper drejt majes se malit. sa me shume i thyej dhe le pas gjithshka qe thote arsyeja njerezore, gjithshka qe merret si shabllon rregullash qe keshtu duhet te jete, apo gjithshka qe pretendojne njerezit qe dine dhe qe na eshte futur ne tru qe te vegjel, gjithe eksperiencen e jetes..... sa me shume i hedh poshte dhe bej te kunderten, bej ate qe me thote zemra, bej cmendurira, sepse keshtu me thote zeri i brendshem i imi,
aq me e lumtur ndihemmmmmmmmmmmmmm, aq me e cliruar, aq me shume horizonte zbuloj brenda vetes dhe brenda njerezve, aq me shume udhetime shpirterore bej.....

lumturia ime? ne vertetimin e te kundertes se asaj qe te gjithe thone qe eshte e pamundur te egzistoje..

me pyeten si e di qe zoti egziston? u pergjigja sepse e kam ndier driten e tij brenda vetes kur kam qene femije

ashtu edhe zerin tim te brendshem e degjoj me nej besnikeri per t'u habitur sepse e di qe vetem ai eshte e verteta ime absolute, ashtu si dhe dashuria ime per Zotin. i njejti mister, por edhe e njejta siguri, i njejti besim, gati gati me duket pjese pikerisht e drites se zotit brenda meje dhe pikerisht hapesira ku endrrat e mia behen realitet.....

and I found both freedom and happiness in my madness


Postuar nga Klodel datë 15 Shtator 2005 - 21:20:

Sot?
A love from the sky


  Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.