Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga volter datë 12 Prill 2006 - 16:35:

buzeqeshja: sigurisht qofte edhe mbi ty, e kam fjalen per paqen!

diabolic: Rendesi ka qe keshtu kish shkruar, me shume s'ia kam idene..

-----

Ti je shume i bukur, dhe Ti je shume i kendshem, - vazhdonte pelhura e trurit te shkruante... keto vargje mua m'u duken shume te cuditshme..., por dhe shume te bukura .. e


Postuar nga aura datë 14 Prill 2006 - 13:26:

...may you always find an open hand...


Postuar nga diabolic datë 14 Prill 2006 - 15:11:

Fillove te pretendosh? Filove te besh si e merzitur? Cfar kerkon sepse nuk po arrij ta kuptoj? Me lere edhe mua te jetoj pak nga pak ato ditet e mia ku ti tashme nuk ben pjese si zgjedhje e jotja .Apo mos valle jame une qe i mungoj diteve te tua ? Ndoshta se besoj...


Postuar nga volter datë 14 Prill 2006 - 15:22:

Kitara e Lorca-s me ka cuar te besoj ne "dashuri". Eshte magjike e "Nis te qaje kitara"!

Mbas gjithe asaj lodhjeje te furishme, dhe pas gjithe angazhimeve te teperta, Frankfurti serish ma ben me sy, per nje prehje me te mire Halo Goethe Haus


Postuar nga elissa datë 14 Prill 2006 - 18:59:

Talking

Es ist schwierig zu sagen das was schon gesacht wurden ist.....


Postuar nga aura datë 16 Prill 2006 - 01:08:

...sonte martohet dikush...

...gjithmone me ka pelqyer te shkoj ne dasma per te pare syte e nuses...shprehin kaq shume emocione ne te njejten kohe...por asnjeri nuk u kushton vemendje...


Postuar nga diabolic datë 16 Prill 2006 - 05:07:

U merzita sot me ty dhe ika.Kur nevrikosem nuk di me se cfar bej por ajo qe ve re eshte se bej gjithmon gjene e duhur...


Postuar nga elissa datë 16 Prill 2006 - 14:26:

Vazhdoj te eci megjithse ndjehem e lodhur, vazhdoj te mendoj po as vete spo ja gjej kuptimin mendimeve...


Postuar nga diabolic datë 17 Prill 2006 - 00:21:

Probleme vetem probleme...kjo jete paska pasur si epitaf te shkruar fjalen halle...


Postuar nga volter datë 17 Prill 2006 - 15:45:

Mbreme ndieva nje zemer te bardhe, ndieva nje shpirt te bardhe, nje model karakteri te bardhe, gjithcka te bardhe... wow sa kendshem ishte te shihje nje shtojzovalle te veshur me fustanin e bardhe..

Mbremje shume e kendshme 16.04.2006 (dy zemra u bashkuan pergjithmone)

Gezuar!


Postuar nga ornela1990 datë 17 Prill 2006 - 16:20:

Talking wow

ca jane gjithe kto gjera t bardha se na habite


Postuar nga diabolic datë 17 Prill 2006 - 16:52:

Ti me flet neper endrra, duke me mashtruar me iluzione dhe fjalet i kthen ne klithje .Jehona e tyre shurdhon shpresen me psheritima drite dhe vazhdon te jetoj iluzionet e se paarritshmes...


Postuar nga buzeqeshja datë 17 Prill 2006 - 22:37:

me the qe te kishte marre malli per mua dhe nisa ta besoj me te vertet.......mirepo kur te prita te flasesh me mua ti s'erdhe...e un vazhdova te te pres derisa pritja u kthye ne nje monotoni te gjalle.....


Postuar nga volter datë 19 Prill 2006 - 17:00:

Eshte dita me intime, kur lotet pa ndalur me kane shoqeruar.. Me mungon ajo, me mungojne ato, te gjithe me mungojne... nejse shpirtin e kam


Postuar nga diabolic datë 19 Prill 2006 - 17:17:

Nuk me vjen te them asgje, djalli dhe engjelli brenda meje heshtin .Eshte koha per meditime , koha per te njohur veteveten dhe per te kuptuar se cfar kerkojm nga ajo...


Postuar nga aura datë 20 Prill 2006 - 16:52:

dje e kam ndier Sizifin. E kisha kuptuar mitin e Sizifit qe ne gjimnaz por dje e ndieva. jeta eshte e tille. ka shume gure qe duhet ti ngrejme deri ne maje, por disa bien vazhdimisht.

dhe perseri duhet ti ngrejme lart... edhe kur nuk kemi fuqi dhe jemi te lodhur


Postuar nga volter datë 20 Prill 2006 - 19:46:

Ai kishte kuptuar qe ndihet nje shpirt i devotshem tek P, dhe prandaj respektet burojne deri ne pafundesi.. (miqesia ruhet bukur, mbase heshtja kaq shpesh vizitohet tek ne)

Eshte bukur , kur qenia identifikohet me artin dhe kulturen

Nejse heshtja le te buroje sa me shume qe te jete e mundur tek kjo qenie P, mbase dhe heshtja lumturohet ne njefare menyre, menyra e tille eshte; artistike


Postuar nga diabolic datë 20 Prill 2006 - 23:45:

Sa shume kerkova te isha vetvetja dhe tashme jam me shume se kurre, ndoshta me te vertet erdhi pranvera?! Tashme jetoj keto dite me deshiren per te bere gjithcka timen , ashtu si ishte dikur e gjithe bota...

The world is mine...


Postuar nga volter datë 23 Prill 2006 - 17:34:

Mendja le te mbetet e madhe, ndersa Shpirti le te mbetet i perjetshem po Arti le te mbetet i cuditshem


Postuar nga lorie datë 24 Prill 2006 - 09:10:

...................

.....speechless............


Postuar nga albushe datë 26 Prill 2006 - 14:00:

shterpesia eshte reagimi instiktiv i kesaj deshire per shperberje... inekzistenca eshte e vetmja prehje ne ket kaos te huaj ku asgje s me perket ... dua thjesht te humbem


Postuar nga diabolic datë 26 Prill 2006 - 23:35:

Ndergjegjja ime eshte mire me vetveten , nuk e di perse tashme kam arritur te kem qetesine qe skam pasur kohet e fundit.Ndoshta sepse une tashme jam kthyer ne ate antipatikun qe kam qene gjithmon , ne njeriun e gjysem te vertetave qe gjendej kudo dhe askund .Tashme fillova te jem pakez egoist dhe te mendoj per veten ashtu si duhet te isha gjithmon , ashtu si kam qene gjithmon...


Postuar nga volter datë 27 Prill 2006 - 22:06:

Gjeniu dhe talenti i mbinjeriut ne sfondin e shpirtit te devotshem


Postuar nga volter datë 27 Prill 2006 - 22:08:

Tere naten ka rene shi, ndersa xhamat blu kendonin me ritmin e shiut, pastaj dhe libri i Schopenhauerit kish marre ngjyre tjeter, si te thuash nje ngjyre blu shpirterore.. Vertet u bera ta ndieja gjeniun.. dhe..

Ne rast se njeriu normal ka 2/3 e vullnetit dhe 1/3 e intelektit, atehere gjeniu ka 2/3 e intelektit dhe 1/3 e vullnetit.


Postuar nga Fajtori datë 28 Prill 2006 - 04:02:

Sot mu desh ta fshija. Boll me mundoi ai rrjesht me deshiren per ta klikuar.


Postuar nga Demokrate4ever datë 28 Prill 2006 - 10:31:

Nuk ishte dite, as nate ,por momente infinite..
se di cc'dreqin me ndalon te shkruaj, di qe gozhdoj cdo mendim.
La spina di quella rosa e tropo forte..


Postuar nga diabolic datë 28 Prill 2006 - 14:14:

Ti u merzite sepse une te vura ne rradhe te dyte ashtu si ske qene kurre. Ashtu si je tashme , sepse tashme sje me ti qe me ngroh zemren, sje e ti qe me shplodh shpirtin, qe me embelson endrrat.E kupton me te vertet tani qe une sjam me ai i dashuruari i verber qe ty te kishte perendi dhe bente cdo gje per ty, por jam thjesht nje person qe ty dikur te donte edhe e shume se veten...


Postuar nga aura datë 28 Prill 2006 - 14:40:

when the morning breaks there's no more dreaming...


Postuar nga elissa datë 29 Prill 2006 - 00:28:

akrepat e ores fillojne e levizn ne te kundert... gjithcka nis nga e para....e njejta gje perserite cdo vit ...me mungon o jete....me mungon.....

tell me there´s a heaven
tell me that´s its true
tell me that there´sa reason
whyi´m seeing what i do...

tell me there´s a heaven
where all those people go
tell me that they´re happy now
papa tell me that´s its so..... ihr seit mein leben....


Postuar nga diabolic datë 29 Prill 2006 - 02:03:

Mos ki frike nga endrrat mikja ime
sepse zgjimi shume kohe smund te pres
ne jete te gjithe bejm gabime
keshtu qe jetoje jeten tende pa pertese


Perse valle parajsen kerkojm
me kaq ngulm me kaq deshire
ndoshta duam te harrojm
cdo gje te keqe duke pire

Duke pire gjithe boten mbare
ndoshta per te harruar te veteten
per te harruar ditet qe kemi vrare
dhe per te jetuar ato qe mbeten...


Postuar nga volter datë 29 Prill 2006 - 18:17:

A mund ta mendosh tere naten pa gjume, duke shkruar letrat e filozofise dhe doreshkrimet ne gazete, dhe serish duke menduar mbi te verteten e bukur??!!

Schopenhauer dhe Nietzsche me kane mbushur me nocionin e mbinjeriut..


Postuar nga Enya datë 29 Prill 2006 - 19:29:

Arrow

"we `re the world we `re the children..."

Pausini, Pavaroti,Ricky,Mariah...(mix)


Postuar nga diabolic datë 30 Prill 2006 - 00:07:

Me vjen keq per ty por smund te bej asgje.Ti i ben gjerat mbrapsh si gjithmon dhe konseguencat i vuan ti...


Postuar nga aura datë 30 Prill 2006 - 05:10:

...e di cmu kujtua?...qe te kam quajtur Piter Pan.......mbase nuk je....nuk di te fluturosh :o


Postuar nga iliriusa datë 01 Maj 2006 - 03:27:

Kujtime te vjetra me kacavirren ne shpirt.... kujtoj buzeqeshjet, fjalet miqesore... s'di ti harroj ashtu sic edhe s'di te lendoj miqte e mi....

Por ndonjehere keqkuptimet ndodhin.... jane pjese e jetes. Kacavirren edhe ato ne shpirt.... e te bejne te rritesh.


Postuar nga diabolic datë 01 Maj 2006 - 15:49:

Perse valle me ka pushtuar indiferenca per dike qe dikur kam dashur shume ? Ndoshta apatia me ka pushtuar vetem kur ajo eshte pjese e mendjes dhe e mendimit dhe neper caste shkujdesur arrij te jem vetevetja dhe te dashuroj pa e vene re, instiktivisht...


Postuar nga volter datë 03 Maj 2006 - 23:31:

jehone blu shpirterore


Postuar nga diabolic datë 03 Maj 2006 - 23:53:

Fjalet thyejn heshtjen me grimca realiteti te mjergullt.Lerme te fle shpirt , kam akoma nevoj per endrra te heshtura...


Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Maj 2006 - 00:09:

Njerezit jane si lulet. Lloje lloje ,por ndryshin me keto jane vetekujdestar dhe veteujites se jetes, por kane nevoje dhe per kujdesje dhe ujitje, ngjashmeri kjo.


Postuar nga buzeqeshja datë 07 Maj 2006 - 00:03:

mbreme folem gjate ....i thame shume gjera njeri-tjetrit ....dhe sonte po pres te flas me ty...se di ku do na coje kjo gje por sme intereson...dua te vazhdoj te flas me ty sepse........boooo tashme arsyen as vete se di..................


Postuar nga buzeqeshja datë 07 Maj 2006 - 15:00:

se di pse por po me dhemb koka ,se di pse por po me dhemb shpirti
tashme asgje nuk di ,as egzistencen time se kuptoj ......


Postuar nga diabolic datë 08 Maj 2006 - 01:04:

Jetoje jeten tende cdo cast dhe mos ki frike nga asgje .Te pakten mos ki frike nga une se une smund te te bej asnjehere keq , sepse une perpiqem qe te gjitha castet e tua te jene te mrekullueshme bashke me te miat .Jetoje jeten shpirti im dhe mos ki frike te duash , mos ki frike te jesh vetevetja...


Postuar nga volter datë 09 Maj 2006 - 17:28:

Hej G., shpirti ka filluar te me dhembe, pastaj dhe pushteti i mendjes me ka kapur per qafe..., kurre mos e harro kete qe ta shkruaj, por ruaje ne shpirtin tend te perjetshem Me prit


Postuar nga volter datë 22 Maj 2006 - 18:00:

Mbas perendimit te shpirtit, serish e pashe ringjalljen e autorit...


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Maj 2006 - 21:39:

Fole, fole dhe pastaj me shih ne sy per te treguar gjithcka.


Postuar nga volter datë 25 Maj 2006 - 18:19:

pertej kufirit te se mires dhe pertej kufirit te se keqes e pashe veten dhe njoha disa taktika te reja shpirterore, qe kane te bejne me njohjen ndaj njohjes per dashuri ..


Postuar nga diabolic datë 25 Maj 2006 - 21:42:

E ndiej aromen e endrres qe pushton gjoksin tim dhe deh mendjen .E ndiej flladin e ngrohte te lumturise qe me vesh zemren dhe i jep jete gjakut qe kam ne vena.E ndiej se tashme jam me shume se kurre vetevetja...


Postuar nga aura datë 26 Maj 2006 - 05:31:

njerez te ndryshem nga e gjithe bota....me emra te cuditshem...te gjithe ne nje qytet...


Postuar nga buzeqeshja datë 27 Maj 2006 - 01:09:

e njejta gje dhe sot.....si dje si neser ...tashme ditet e mia jan ber shum monotone ......deri kur keshtu......ndoshta pergjithmon...jo nuk dua...pres nje ndryshim...


Postuar nga volter datë 28 Maj 2006 - 19:47:

Perëndimi i mendjes

Me perëndimin e mendjes,
Dhe me vdekjen e shkrimtarit
Këndoj zërat e poetit Neruda.
Ndërsa në ëndërr pashë
Librin tim: “Filozofi flet në shtëpinë e shkrimtarit”.
Mos u çorodit o qiell,
Se këtë libër e shkrova
Me plot mundim, shpresë dhe vuajtje.
Vërtet e pashë në ëndërr,
Duke udhëtuar në ajrin e ftohtë, pa shoqëri,
Vetëm me miqtë e vjetër filozofë.


  Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.