| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
C'jane keto zera te papritur ketu. Thame qe do e zgjidhje ndryshe kerkesen, mos ke qene dejshem :p
Mbas deshtimit te trete per te ndezur makinen u prish ne fytyre. Jashte ishte ftohte bile dhe brenda makines mund te shihje frymen kur shnderrohej ne avuj. Kur me ne fund u degjua zhurma e motorit tek rikthehej serisht ne jete prej andej ku shkonin te gjitha mekanizmat mekanike kur "jepnin shpirt" sa nuk kerceu nga gezimi. Pak si ne faj mbasi kishte kthyer edhe nje here prej vendit te prehjes se perjetshme "vogelushen e tij" lemoi kroskotin dhe puthi timonin, por shpejt u kujtua qe ngrohesi kishte dy jave qe nuk punonte me dhe nje vale mallkimesh rrembeu gjithcka. Mbasi mallkoi makinen, mekaniket e Hondas, fatin e tij, kohen e keqe, deboren, veten qe po dilte ne ate ore, meterologet dhe kozmosin se bashku me te gjitha ligjet e tij sikur u qetesua disi. Ndezi radion dhe kthehu koken dhe nje here sikur ti thoshte shtepise dhe krevatit te ngrohte te ndalonin kengen e sirenave qe po e tundonte shume per tu rikthyer ne krahet (ose me sakte carcafet dhe bataniet) e tij. Ktheu timonin dhe shkeli gazin.
Debora binte floke floke dhe rruga ishte komplet bosh. Dicka speciale falej edhe pamjes me te rendomte nga bukuria e shtrojes se debores. Tani edhe nqs plaku iviti te ri do te parkonte sliten e tij bashke me dhuratat, zilkat dhe 12 dreret e tij (aq duhet te ishin) para ndonje karburanti per te blere ndonje pakete cigaresh nuk do te cuditej hic. Me cfare do te paguante? Ky mendim e ngacmoi se tepermi dhe shpejt e shpejt filloi te imagjinoje nje visa credid card ku me shkronja te vogla shkruhej "Santa Klaus". Por ky mendim u hodh poshte mbasi arsyetoi qe per te patur nje te tille duhej nje leter njoftimi, certifikate lindjeje, pashaporte, social sevcurity nr (sigurisht qe duhet te ishte amerikan) dhe padyshim CIA apo ndonje agjensi tjeter do ta kishte rekrutuar. Mendo nje person qe ne nje nate te vetme mund te hyje ne cdo shtepi prej oxhakut. Spiuni perfekt nuk mund te lihej pa u shfrytezuar. Cuditerisht ideja e santes spiun ju duk goxha interesante dhe shpejt filloi ta imagjinoje me nje kostum te zi dhe papion si puna e James Bond-it. "Klaus" tha me ze bass "santa klaus!" Dhe filloi te zgerdhihej me veten.
Ktheu makinen dhe parkoi. Hyri brenda duke ferkuar duar pas njera tjetres dhe duke I hukitur. Ajri I ngrohte e beri te ndjehej mire. Veshi perparsen dhe pa nga vajza e re qe kishte filluar pune atje. Shikimet ju kryqezuan te dyve dhe ajo I buzeqeshi. Uli koken shpejt dhe I skuqur ne fytyre filloi te numeroje parate ne kase.
"Kam per te mbetur I virgjer gjithe jeten" mendoi dhe mbylli kasen gjithe inat.
"Boy!" Gati sa nuk I bertiti nje gruaje te shendoshe qe ju afrua e cila e zene ne befasi po e shikonte e hutuar. "Ingmetalboy. Cfare mund te bej per ju sot?
Kaperxej apo hidhem dhe perdridhem nga nje mendim ne tjetrin pa kurfare llogjike te fshehte templari apo dredhie kapitaliste biznesmeni. Thjesht ma do enda te filibastroj kete nate epshet e mija me fjale ao gota te mbushura leng shejtani. Po te duash mbeshtetu tek une. Nuk jam i sigurt dhemb apo jo? Tek tuk zbardh dhe ndricon ndonje grimce madheshtije gjitone te cmendurise ndaj ndoshta, them ndoshta ja vlen te heqesh kepucet para derickes se dhomes sime. Mos mu prish ne fytyre kur te them qe bota na sheh si "guniea pigs" per te shtuar kapitalet pajete te monedhave qe kurre nuk ngrohen por djellin e mbuluan me shoshe. Hovi nuk pritet neper kanale paralize mosbesimi, ai shtohet nga pikepyetjet qe cdo kallep mbjell ne garipllekun tend matrapaz. Hon qe nuk mund te mbushet... e di. Me zgjon dhe mua naten. As kjo nuk do te funksionoje. Pse duhet te genjesh ne mengjes??
Ndonjehere flas percart. Ka raste kur mendimet e pikepyetjet nuk shnderrohen ne pike por mbeten ashtu sic jane dhe vetem nje dhimbje koke me kujton se jam akoma zgjuar?! Percart sic po flas tani siguroj jo vetem prishjen e humorit por duket sikur mbyll ashtu pa dashur ventilatoret e clirimit dhe si tenxhere me presion bllokoj veten nen faktore qe I kam zhvilluar vete. Dhe tund koken me inat dhe kafeja behet akoma me e hidhur si e sotmja qe dje ishte e nesermja qe me shqetesonte aq shume. Por... paska jete dhe ne kete planetin tim dhe nje parfum I panjohur me ben te ndaloj dhe te marr fryme theelle. Bota nuk mund te mbaroje neser. E nesermja ka ardhur ne Australi tani dhe nuk ka ndonje lajm ne televizor per shkaterrimin e plote te atij kontinenti ne anen tjeter te botes. I buzeqesh shpetimtares sime te radhes per parfumin e saj dhe me kaq I jap fund rrefimit tim, pyetjeve dhe turbullirave qe tani duken jashtezakonisht te kota.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ndonjehere flas percart. Ka raste kur mendimet e pikepyetjet nuk shnderrohen ne pike por mbeten ashtu sic jane dhe vetem nje dhimbje koke me kujton se jam akoma zgjuar?! Percart sic po flas tani siguroj jo vetem prishjen e humorit por duket sikur mbyll ashtu pa dashur ventilatoret e clirimit dhe si tenxhere me presion bllokoj veten nen faktore qe I kam zhvilluar vete. Dhe tund koken me inat dhe kafeja behet akoma me e hidhur si e sotmja qe dje ishte e nesermja qe me shqetesonte aq shume. Por... paska jete dhe ne kete planetin tim dhe nje parfum I panjohur me ben te ndaloj dhe te marr fryme theelle. Bota nuk mund te mbaroje neser. E nesermja ka ardhur ne Australi tani dhe nuk ka ndonje lajm ne televizor per shkaterrimin e plote te atij kontinenti ne anen tjeter te botes. I buzeqesh shpetimtares sime te radhes per parfumin e saj dhe me kaq I jap fund rrefimit tim, pyetjeve dhe turbullirave qe tani duken jashtezakonisht te kota.
Kur kisha degjuar zerat e veres se shkuar...
E gjeta kete shkrim ne nje leter te verdhe te zhubravitur, shkruar gjate oreve te punes kur kisha zili rrezet e diellit pertej xhamit dhe kur duhej te punoja:
Nje detyrim i bezdisshem shoqeror, nje dite e ngrohte verore dhe dy zemra te etura per liri nga zinxhiret e formaliteteve. Thithja e melodive rock te tipit "Nothing Else Matters" apo "Stairway to Heaven" dhe era kokeforte qe gjente Egnatian e xhamave te hapur dhe rrokte floket tone, na shkunden e na zgjuan.
Dhe ne u zgjuam.
Dhe ecem shpejt, shume shpejt qe te kapnim rrezet e perendimit tutje ne horizont...a te mundnim eren.
U perpelitem, por s'i kapem dot, se mundem dot.
Megjithate, ne nuk ishim me rob formalitetesh bajate e fallco; ishim te lira te ndiqnim horizontin e pakapshem.
Kot nuk jemi bija te liresh, ILIRESH.
Mbulohemi nga katramate morale te shoqerise, qe izolojne deshirat tona te thjeshta, sjelljen tone te lirshme, per te mos lene ta preke realiteti i vetedijshem. Dhe per te lejuar vetem pikezat e alkolit ta çlirojne vende-vende... Qe krundet mashkullore me krundet femerore te dalin jashte si eksperimente menstruative. Dhe ne te ndjehemi te rifilluar, te gatshem, te paster... per tu ___ nga fillimi.
Qenkemi te gjithe si ata elefantet qe rikthehen te kockat e te dashurve te ngordhur dhe i ferkojne me noçke. Perzeme mizat dhe shfaqim ne qartesine e vet konturet e ndjenjave te dikurshme. Jetojme per tu rikthyer gjithmone ne skelete pa mish, qe as nuk hahen, as nuk pihen, por perbejne karabinane e qenies tone historike.
Miremengjes.
sa mendime te thella qe me m'ngjes.
Une jam zgjuar nen jehonen e zerave te mi politike qe ziheshin brenda kokes sime me argumente dhe kunder argumente
sa te komplikuar jemi ne shqiptaret, politika nuk eshte gje vec pasqyrim i kompleksitetit te mendimit shqiptar 
papapa sa fjale te medhaja qe me mengjes 


Ka ca njerez qe nuk mund te kuptojne idene se vetmija ka raste kur shijon dhe ne momente te tilla nuk ke nevoje as per brockulla ne ajer, as per ndonje orgazme, as per ndonje sanduic. Ke nevoje vetem per veten, per ndonje flete te bardhe dhe mundesisht ndonje gote gjysem plot. Por ka njerez qe kjo gje I duket e pamundur. Por keta lloj njerzish sado te cuditshem qe me duken, perseri mund ti kuptoj procesin e mendimit dhe pse egzistenca e tyre me duket shpesh sikur bie ne kundershtim me jeten ne toke.
Ata qe vertet nuk mund te kuptoj jane gjuetaret e dhimbjes. Krijesa te cuditshme, hibride te prekshmerise dhe fiksimit te cilet zhvishen nga cdo botekuptim tjeter pervec se nje teme te vetme. Dhimbja. Thashe gjuhetaret e dhimbjes jo ata qe i ndjek ajo e shkrete si qeni I gjahut prene e tij. Nuk po flas per ata qe nuk dine tjeter nga kjo jete te cileve duket sikur i ka mbetur dopio gjashta ne dore prej kapricove te fatit. Kjo jete eshte medioker ne me te miren e saj ndaj ka raste te cilet kurre nuk e kane pare diellin. Me se shumti e kane enderruar. Nuk po flas per Dostojevkse apo Van Goge. Flas per gjuhetare dhimbjesh. I degjoj tek me flasin dhe ndajne ironine e kesaj teme bastarde, por kur dicka tjeter del ne pah mbasi edhe ne probabilitetin e mediokritetit ka vend per ndonje moment kenaqesie apo clirimi qe ja vlen te perjetohet deri ne sekonden e fundit, ata terhiqen dhe nuk pranojne bukurine apo dhe vertetesine e ketyre momenteve.
Keta njerez me lodhin, me zbehin dhe drobitin. Me bejne te vleresoj vetmine edhe me shume. Ahhh
Kam pershtypjen se per faj te rezistences kokeforte te pagjumesise time vdekja kur te arrije do lodhet jo pak per te me mbyllur syte..
Nuk di ta shpjegoj pse nuk arrij te fle.. e sidomos ne periudhat me shqetesime serioze gati-gati me duket sikur gjej justifikimet me te mira per te mos fjetur.. Te kesh nje shqetesim, nje mendim fiks, do te thote te mund te pohosh nje arsye te vlefshme per te mos fjetur. Ne netet e veres nuk fle sepse nuk arrij te shkeputem nga bukuria e qetesise qe kam perreth. Shtrihem ne shtrat me dritaren hapur, dhe edhe pse ora mund te shkoje 2 e mengjesit se c'me kap nje ndjenje faji i gjumit qe nuk di ta shpjegoj.. Prane shtepise time nuk ka as qen qe te lehin.. ku banoja me pare ishte nje qen qe lehte gjithe naten e une perserisja se nuk flija per faj te qenit. E megjithate qeni leh per te gjithe, po vetem nje nuk flinte. Dhe ne fakt problemi nuk ishte qeni.
Bukuria e nates, poezia e qetesise, kur te gjithe njerezit flene e me ne fund heshtin, rruget e shkreta, ajri i fresket (fryma e erresires).. si mund te heq dore nga e gjithe kjo duke fjetur?! Si arrini te flini kur gjithe keto gjera te bukura ju ndodhin perreth?
Nuk eshte pagjumesi e vertete.. sipas meje jane te gabuar oraret e njerezve. Do ishte mire te flihej nga ora 6 deri ne mesdite, te fillohej dita ne 1 te pasdites e te mbarohej ne 10 te darkes per te mund te shijuar gjithe naten me pas. Po nese do ishte keshtu do humbisja privilegjet e mia: nese do ishte keshtu ju te gjithe do zbulonit sa bukur eshte te jetosh ndersa ju flini, keshtu do rrinit te gjithe zgjuar e do prishnit lezetin e festes sime te pernatshme.. Jo jo.. po tregohem egoiste dhe kete here..
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ka ca njerez qe nuk mund te kuptojne idene se vetmija ka raste kur shijon dhe ne momente te tilla nuk ke nevoje as per brockulla ne ajer, as per ndonje orgazme, as per ndonje sanduic. Ke nevoje vetem per veten, per ndonje flete te bardhe dhe mundesisht ndonje gote gjysem plot. Por ka njerez qe kjo gje I duket e pamundur. Por keta lloj njerzish sado te cuditshem qe me duken, perseri mund ti kuptoj procesin e mendimit dhe pse egzistenca e tyre me duket shpesh sikur bie ne kundershtim me jeten ne toke.
Ata qe vertet nuk mund te kuptoj jane gjuetaret e dhimbjes. Krijesa te cuditshme, hibride te prekshmerise dhe fiksimit te cilet zhvishen nga cdo botekuptim tjeter pervec se nje teme te vetme. Dhimbja. Thashe gjuhetaret e dhimbjes jo ata qe i ndjek ajo e shkrete si qeni I gjahut prene e tij. Nuk po flas per ata qe nuk dine tjeter nga kjo jete te cileve duket sikur i ka mbetur dopio gjashta ne dore prej kapricove te fatit. Kjo jete eshte medioker ne me te miren e saj ndaj ka raste te cilet kurre nuk e kane pare diellin. Me se shumti e kane enderruar. Nuk po flas per Dostojevkse apo Van Goge. Flas per gjuhetare dhimbjesh. I degjoj tek me flasin dhe ndajne ironine e kesaj teme bastarde, por kur dicka tjeter del ne pah mbasi edhe ne probabilitetin e mediokritetit ka vend per ndonje moment kenaqesie apo clirimi qe ja vlen te perjetohet deri ne sekonden e fundit, ata terhiqen dhe nuk pranojne bukurine apo dhe vertetesine e ketyre momenteve.
Keta njerez me lodhin, me zbehin dhe drobitin. Me bejne te vleresoj vetmine edhe me shume. Ahhh

Pse cuditemi valle kur topi me lesh i tjere prej vitesh prej gishtave, ashtu gati ne menyre mekanike qe prej kur mund te kujtohemi, rrezohet ne toke dhe na perdridhet neper kembe duke na bere te biem? Cuditemi sikur sapo vume re prezencen e ketij topi gjigand te leshte ne rutinen tone te perditshme. Dhe fillojme dhe ankohemi me fatin e poshter, me ligjet e probabilitetit, me forcen e zakonit, me qellimet e fshehura. Kuptohet qe akoma ndodhemi ne toke gjate ketij procesi, qe ndodh dhe shoqerohet me shperthime fishekzjarresh, te mbytur prej pluhurit. Pastaj kujtohemi per topin leshtor qe na ngaterroi dhe na rrezoi. E marrim ne dore dhe e keqyrim nga cdo ane bile duke qene sfere ndodh qe duke u perpjekur te kapim cdo detaj, shohim te njejten pjese disa here. Ka raste kur dhe fiksohemi vec tek e njejta pjese pa e kuptuar as vete pse. Por leshi eshte lesh. Asgje tjeter.
Papritur pyetja me normale na ndizet ne koke mbas ketij goxha depertimi mendesor: ku dreqin vjen ky lesh qe vazhdojme te tjerim prej vitesh?! Keshtu fillojme te ndjekim fillin, ne fillim me ngadale pastaj me shpejt dhe me shpejt dhe pastaj gati sa duke vrapuar. Ne mendje ndezim gramafonin dhe veme pllaken e ankimit duke bere kete top leshi ose me sakte vete leshin dhe origjinen e tij fajtor per cdo rrenie, per cdo deshtim, per cdo ankth. Dhe inati nga brenda rritet e rritet dhe cdo qelize e trupit eshte gati per te shperthyer ne nje zemerim mbihuman per te shkaterruar ne embrion origjinen e leshit vetem per te pare papritur qe fundi tjeter i fillit vjen, vec per te treguar qe origjina e leshit jemi vete ne...
It is my fucking pride.
Hesht nje minute dreqi ta haje. Hesht dhe mbyll syte. Mos kerko te kuptosh dhe mbi te gjitha te gjykosh. E di qe truri jone eshte programuar fshehtazi nga televizori naten kur jemi ne gjume me mesazhe sekrete per te na bere dyshues, gjykues dhe mbi te gjitha bleres me ulje cmimi, por te pakten kete here me beso. E di qe kerkoj shume kur them "me beso" sidomos tani qe po fsheh celularin dhe baterine e laptopit tend, por hesht dhe mbyll syte. Merr fryme thelle. E di qe jemi ne mes te asgjese, ulur mbi bar, ne erresiren e nates kur mund te ishim brenda dhomes sone, me ac ndezur duke bere seks ne ndonje qoshe te krevatit pafund, por shiko perreth. Jemi ne mes te asgjese, mbeshtetur ne nje peme qe ka pare boten para stergjysheve tane dhe yjet jane te vetmet udherefyes. Ndaj te them hesht dhe merr fryme thelle, mbeshtetu tek mua dhe harroju e gjitha pas qetesise qe edhe brenda dritheron. Kete here degjo me shpirtin tend dhe ndje diellin tek fle dhe enderrat tek thurren ne fund te kohes. Zbertheu prej vargonjve te trupit dhe ngjitu ne mijra aroma te fshehura nga petku I nates neper yjet qe diku zbarkojne magjine e nje momenti te tille. Ndoshta diku mes ketyre cudive do te mund te dallosh zerin e shpirtit tim tek flet percart me eren. Nuk kerkoj te kuptosh, thjesht te ndalosh te degjosh. Te pakten kete here. Pse??! Sepse jam lafazan, sidomos kur e kyc gojen.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Hesht nje minute dreqi ta haje. Hesht dhe mbyll syte. Mos kerko te kuptosh dhe mbi te gjitha te gjykosh. E di qe truri jone eshte programuar fshehtazi nga televizori naten kur jemi ne gjume me mesazhe sekrete per te na bere dyshues, gjykues dhe mbi te gjitha bleres me ulje cmimi, por te pakten kete here me beso. E di qe kerkoj shume kur them "me beso" sidomos tani qe po fsheh celularin dhe baterine e laptopit tend, por hesht dhe mbyll syte. Merr fryme thelle. E di qe jemi ne mes te asgjese, ulur mbi bar, ne erresiren e nates kur mund te ishim brenda dhomes sone, me ac ndezur duke bere seks ne ndonje qoshe te krevatit pafund, por shiko perreth. Jemi ne mes te asgjese, mbeshtetur ne nje peme qe ka pare boten para stergjysheve tane dhe yjet jane te vetmet udherefyes. Ndaj te them hesht dhe merr fryme thelle, mbeshtetu tek mua dhe harroju e gjitha pas qetesise qe edhe brenda dritheron. Kete here degjo me shpirtin tend dhe ndje diellin tek fle dhe enderrat tek thurren ne fund te kohes. Zbertheu prej vargonjve te trupit dhe ngjitu ne mijra aroma te fshehura nga petku I nates neper yjet qe diku zbarkojne magjine e nje momenti te tille. Ndoshta diku mes ketyre cudive do te mund te dallosh zerin e shpirtit tim tek flet percart me eren. Nuk kerkoj te kuptosh, thjesht te ndalosh te degjosh. Te pakten kete here. Pse??! Sepse jam lafazan, sidomos kur e kyc gojen.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ingu, ke probleme me karman kshu?
Po arrin "nirvanen"
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Hesht nje minute dreqi ta haje. Hesht dhe mbyll syte. Mos kerko te kuptosh dhe mbi te gjitha te gjykosh. E di qe truri jone eshte programuar fshehtazi nga televizori naten kur jemi ne gjume me mesazhe sekrete per te na bere dyshues, gjykues dhe mbi te gjitha bleres me ulje cmimi, por te pakten kete here me beso. E di qe kerkoj shume kur them "me beso" sidomos tani qe po fsheh celularin dhe baterine e laptopit tend, por hesht dhe mbyll syte. Merr fryme thelle. E di qe jemi ne mes te asgjese, ulur mbi bar, ne erresiren e nates kur mund te ishim brenda dhomes sone, me ac ndezur duke bere seks ne ndonje qoshe te krevatit pafund, por shiko perreth. Jemi ne mes te asgjese, mbeshtetur ne nje peme qe ka pare boten para stergjysheve tane dhe yjet jane te vetmet udherefyes. Ndaj te them hesht dhe merr fryme thelle, mbeshtetu tek mua dhe harroju e gjitha pas qetesise qe edhe brenda dritheron. Kete here degjo me shpirtin tend dhe ndje diellin tek fle dhe enderrat tek thurren ne fund te kohes. Zbertheu prej vargonjve te trupit dhe ngjitu ne mijra aroma te fshehura nga petku I nates neper yjet qe diku zbarkojne magjine e nje momenti te tille. Ndoshta diku mes ketyre cudive do te mund te dallosh zerin e shpirtit tim tek flet percart me eren. Nuk kerkoj te kuptosh, thjesht te ndalosh te degjosh. Te pakten kete here. Pse??! Sepse jam lafazan, sidomos kur e kyc gojen.
Ishte si ai momenti kur ujrat e nje lumi qetesohen para ujevares, ose si ai momenti kur shikon rrufene dhe pret te degjosh bubullimen. Kur gota te bie nga dora dhe e sheh tek bie pamundur te besh dicka. Ai lloj momenti, por i shumefishuar, gati perjetesisht.
Mendoja se kisha dicka te thosha, ndoshta te shkruaja, por kam nje ore qe pertyp bajame dhe veshtroj nga dritarja njerzit tek lagen ne shi. Ah po me cudit fakti qe ka edhe nga ata syreshe qe kane hequr kepucet dhe ecin zbathur per te mos I lagur?! Ne fakt ideja dukej absurde deri para 5 minutash, por kur fillova te teshtija dhe me keqardhje vura re kepucet e mija qe akoma kullojne uje, sikur ndryshova pozicion. Dite per te qendruar ne krevat, per tu bere pertac dhe per ti dhene gishtin e mesit pergjegjesive. Ekspresi shijon si leng geshtenje, por banakjerja me gjokse te medha buzeqesh sa here veshtroj andej ndaj nuk kam se si them gje. Kam hallin e makines. Duket qe po I vjen ngordhja.
Me fal po prisje gje te dilja gjekundi? Thashe qe ne fillim qe mendoja se kisha dicka per te thene por kam nje ore e 12 minuta qe pertyp bajame dhe veshtroj nga dritarja njerzit tek lagen ne shi. Cfare xhevahiri mund te presesh te nxjerresh prej saj valle?
Idem Inge,
E njejta situate edhe kendej nga une...Vetem se une nuk kam bajamet, por kam gum

Goditjet qe te jep jeta kurve s'kane mbarim por kur te vijne me vrull njera pas tjetres ah s'di c'te them...eshte si te ndjesh ne gjoks shkendia zjari te pishtarit qe pikojne me vrull ndersa shkrin parzmorja e gjoksit...Kur e di qe shpresa eshte shuar, mer fryme thelle, gelltit lemshin e mbledhur ne gryke dhe i dorezohesh fatit. Nuk ta leshoj doren, mos u frikeso!!!!!!!!!!!!
Hmm. Po kjo? Ndoshta eshte nje tjeter "ndoshta" ne llogjiken time. Nje tentative e arsimuar (deri diku kuptohet) per te thjeshtezuar ose komplikuar sipas rastit permes arsyetimit gjysem llogjik-gjysem fantastik veprimet e mija dhe sasine e hormoneve ne gjak. Shkurt hesapit te kuptoj pse nuk po me gjen bytha rehat ne kete kafenene e ere. Pse ndryshova kafenene do te ishte pyetja e pare? Sepse nuk mund te shkoja me tek e vjetra do te ishte pergjigja ime prej inxhinjeri. Pse nuk shkon me dot do te pyeste ndonje mistrec perseri dhe une do ti perdridhja veshin derisa te fillonte te kercente me nje kembe duke kuptuar qe ca gjera duhen lene rehat, por tani nuk mund t'ja perdredh vetes veshin mbasi do te dhembe dhe nuk jam shume tifoz i dhimbjes. Perkundrazi perpiqem ta evitoj sa me shume si ate fizike dhe ate tjetren. Kur isha i vogel ndodhte shpesh te me therrisnin qullac mbasi sa here qe gervishtesha duke lojtur futboll e ngrija zerin deri ne kupe te qiellit dhe i caja menderen atij qe me kishte rrezuar te thuash ti sikur po jepja shpirt. Por isha goxha i mire ne futboll dhe nqs me therriste ndonje qullac nuk shkoja te luaja kur luanim mehalle me mehalle, ndaj me linin rehat. Nuk po perpiqem te evitoj pyetjen me lart, thjesht po perpiqem te fitoj ca kohe sa te gjej nje pergjigje bythe e zgjuar. Le te themi qe mbasi nje sasie X alkooli ne tru sensi i humorit shdnerrohet komplet nga ai i cili eshte i pranueshem ne shoqerine e civilizuar. Edhe cfare? Ate mendova dhe une te nesermen duke krojtur koken, por shpejt kuptova qe ndodhi te tilla behen shkak per ca ngjarje gati te pabesueshme te cilat duan kohe dhe vemendje te vecante per tu treguar.
Keshtu qe tani jam duke u dredhur dhe perdredhur mbi karrigen qe papritur eshte bere jashtezakonisht e parehatshme te kesaj kafenese se re sikur te kisha bythen me maje. Per te gjitha "fjalet e urta" mbi ate pjese specifike te trupit duhet te falenderoj babain. Po te mendosh qe eshte doktor do te supozoje qe komentet e tij do te vertiteshin rreth ndonje pjese me aristokrate te trupit si puna e trurit apo melcise, por jo. Babai im gjente menyren te fuste fjalen "bythe" ne cdo bisede dhe ne nentedhjete e nente pike nentedhjete e nente te rasteve dukej si gjeja me normale. Ne mbrojte te tij duhet te pranoj qe metaforet dhe idiomat e tij kane qene goxha efektive duke konsideruar qe i mbaj mend akoma ne kete moshe. Gjithashtu ajo ishte e vetmja fjale "e piste" qe kam degjuar te dale prej gojes se tij, dicka qe ai vertet u perpoq te ngjitej tek une, por si duket pati nje efekt te kundert dhe fjalori im skuq edhe nje marinar me raste.
"Keshtu eshte kur i ben punet me bythe". "Laraska hu me hu derisa ti hyje huri ne bythe". "Nuk nxjerr gje ne drite po nuk e shtrove bythen". "Meso derisa te te behet bytha me kallo". etj etj etj. Mendoj qe efekti viziv ka te beje goxha, sidomos kur je dhjete vjec dhe ke mesuar se po te thuash fjale te pista as nuk e kupton nga te vjen shpulla turinjve. Eh... Fakti mbetet qe tani kam mbetur si cifutet kur iken nga Egjipti dhe te humbur ne shkretetire i mundonin enderrat e se kaluares dhe fjala shtepi. Dhe une tani duke perdredhur buzet prej shijes se te ashtuquajtures "kafe" kujtoj kafenene time te vjeter dhe mbushem plot. Aroma e kafese se sapo blojtur qe te gulugicte hunden sa hyje ne dera, ajka e trashe e ekspresit qe mund te mbante dy luge sheqer pa frike (jo se une e pij kafene me sheqer po nejse) dhe divanet e rehatshem prej lekure ne te cilet zhytesha i gjithi dhe ashtu pa kuptuar isha ne Paris duke pire nje gote me Ravikun apo ne Pianosa duke psheretire para mini-minifundit te sekretares se gjeneralit se bashku me Yossarion dhe pilotet e tjere perpara se ti drejtonim bombarduset ne Dresdenin e varfer. Ndersa tani nuk gjej dot rehat dhe kurrizi ka filluar te me dhembe. Kafeja sic thashe oh zot na ndihmo. Keshtu ndodh kur banakieri ngjan me nje kopje te shkurter te Axel dhe degjon Burzum me ze te ulet me radion e tij te vogel.
Edhe te lesh librat dhe te fillosh te vezhgosh njerzit nuk eshte pune. Njerez te cilet shoqeria i quan me se normale, te lumtur me ato cfare kane, me libra best-seller ne duar apo duke pire chai tea me qumesht dhe tre paketa shqer. Te tjere studente te devotshem qe mezi presin te mbarojne studimet dhe te shkojne ne boten e te rriturve per te zene nje pune tete me pese dhe te shtune te djele pushim. Te zene prej klasave verore qe po marrin kerrusen para laptopeve te tyre kontrollojne facebookun apo tweeter. Perseri me shkon mendja tek kthina ime e preferuar ku mund te kaloja ore te tera duke vezhguar syreshe qe pinin kafe amerikane me nje dopio ekspress brenda tek shpalosnin para meje botet e tyre te turbullta prej muzikes rock depresuese te kohes sone, inatcinjte e mesimeve qe me kufje ne vesh zgjidhnin problem pas problemi 4 ore para testit, prodhiumet e pergjithshme te sorroritive dhe fraternitive, vajzat qe babai nuk i kishte dhene mjaft dashuri dhe qe ato i denonin duke fjetur me cdo djale qe i dilte perpara, vajzave pa self esteem qe pispilloseshin sikur makiazhi dhe rrobat verbuese do te kryenin funkisonin e allcise per te fshehur fytyrat e trembura apo te mbushura me pikepyetje mbi veten. Oh sa dite te kendshme ishin ato. Variacioni qenka fruti i jetes. Fruti i ndaluar i jetes. Frut qe eshte atje per tu pare dhe adhuruar, por jo per tu konsumuar. Nje tjeter paradoks i se shtrenjtes jete qe si duket nuk mund te kenaqet me "knock knock" jokes apo "your mama is so fat" jokes, por kerkon situata te detajuara satirike qe shpesh mbarojne me parpalize shpirterore nga ana tone per tu argetuar. Gjithcka qe mund te bejme eshte te shpresojme qe jeta u kenaq me kete reng te fundit qe na fali dhe te jete ne rregull per nja pesembedhjete vjet.
E gjithe nata kaloi zgjuar. Ashtu si pa kuptuar filloi te agoje dhe bashke me diellin ndjeva se si u shperndane mendimet e nates. Rruga ne erresire ka shije tjeter. Edhe rruge te njohura prej kohesh kur zhyten ne misterin e nates qe shpohet nga feneret e makines, duken si autostrada fati qe te ftojne ti eksplorosh me shpirtin e mbushur plot prej zjarrit te aventures. Kullos syte rreth e rrotull dhe mahnitem. Ne te gedhire asfalti gjarperues, kurrizi i ketij zvarraniku gjigand, i lagur nga vesa e mengjesit duket sikur perpiqet te me shkunde bashke me makinen prej kurrizit te tij. Majat e zhveshura dhe fisnike te maleve qe me rrethojne as qe nuk te denjojne me nje veshtrim, por kryet i kane te mbeshtjella nga re e mjegull. Vendi im i dashur dhe kryenec qe te pelcet shpirtin me kokefortesine e tij per te ndryshuar ma ndez gjakun edhe me keq. Duket sikur lengu i jetes qe gelon brenda meje njohu burimin nga vjen dhe tani shkumbon e gazon neper deje dhe muskuj. Pejsazhe te palekundura nga valet e kohes qe kane mbetur njesoj qe ne ngjizjen e botes duket sikur qeshin nen buze me ne njerzit modherne qe rendim, punojme, zhurmojme, shpresojme dhe kur kemi kohe edhe jetojme...
Tani jam ne Tirane. Atje ku majat e pishave jane zevendesuar nga antenat e kompanive te celulareve, bari i bute i fushave prej betonit e asfaltit dhe malet shpatullgjere prej pallateve shumekatesh larash-balash. Por edhe ketu ne kafenene akoma te qete ne keto ore mengjesi ndjehet karakteri i ketij vendi. Njerez te bukur dhe krenare qe edhe sa jane zgjuar nga gjumi e mbajne koken lart dhe kurrizin drejt, por shpesh edhe atehere kur nuk duhet. Edhe atehere kur nuk duhet...
as qe dua ti degjoj zerat mbrenda meje me
me jane merzitur tjeter jane ato tjeter jam une ,une jam e kunderta e tyre dhe sdua te ndryshoj
merr fryme ngadale...edhe pak do te mblidhesh ne petkun e gjumit, vellait te vogel te vdekjes dhe per nje moment do harrohesh...tek perpiqesh te mbash syte hapur, kupton qe dicka e tille nuk eshte e mundur...dhe ngadale leshohesh embelsise qe te ofron...perpelitjet e fundit dhe cdo gje mbaron...do te deshiroje te beje nje permbledhje te gjerave qe ke bere dhe do deshiroje te beje por ne kete pike duket sikur asgje nuk ka me kuptim...tani deshiron vetem te mbyllesh syte dhe te mos mendosh me asgje! Ne heshtje nje frike te pushton zemren, nje boshllek qe nuk e ke kuptuar...do deshiroje te mos flije ne keto momente...ke akoma shume gjera per te bere! po sikur koha te mos jete e mjaftueshme per ti bere!
pas nje dite aq te lodhshme e prisje kete moment qetesie me aq deshire dhe tani e shoqeron me nje pike loti te nje mendimi qe heret e vone do te permbushet...
Lojrat qe luajme fshehurazi ne fushen e minuar te lokaleve te mbushura me tym, alkool dhe epsh, valle jane per bashkeudhetaret e shpresuar te nates apo per veten tone? I'm wondering that right now after a few beers and a weird illumination that reminded me that we are not who we think we are specially around people that we like.
zhurma eshte me e forte nga jashte , nuk te le qoshe qetesie te degjosh memecllekun tend po edhe sikur goje te kete e te gerthasi ahhh...ne shurdheri do perplaset...kshuqe , te vishemi sic na duan vetja imjuaj 
Gjumi iken me cigaren e fundit dhe pakuptuar as vete se si e gjej veten ne maje te catise se shtepise. Eshte nje nga ato catite alpine me dyfaqe qe ngrihen lart shpejt e shpejt per tu bashkuar ne vijen e holle mbi te cilen po aventurohem une tani. Ne qiell hena e plote derdh magjine e saj mbi mua dhe gjysem i hipnotizuar filloj dhe eci ne drejtimin e saj. Tjegullat nen meje kerkellijne alarmueshem, por hapat e mi nuk ndalen. Nje hap i gabuar dhe do te njihem me afer me anet e catise. Njera eshte e ndricuar dhe mund te shoh shkoqur tjegullat e thyera prej peshes se debores apo bresherit, tjetra eshte nen erresiren pus dhe mund te jete e lemuar sa me ska ose cope e therrime. Cfare rendesie ka? Te dyja ne te njetin vend do me cojne, nje krah apo qafe te thyer mbas nje reshkitjeje prej disa sekondave qe vetem zgjatin renien. Por ne kete vije te holle te majes se catise hena duket kaq provokuese...
4 in the morning. Fuck I have to wake up in 3 hours.
Fshehur mbrapa nje frymemarje te thelle ishte nje tjeter kujtim i yti dhe perseri e gjej veten ne labririnthin tashme te njohur te veshtrimeve te tua. Buze qe ndjellin. Buze engjelli ne ferr apo djallusheje ne parajse. Veshtroj perreth, kete radhe qenka disi ndryshe. Fut duart ne xhep dhe filloj te eci ne drejtim te diellit te plagosur i cili i gjakosur rrezohet mbas fijes se fshehte te horizontit. Perendim qe duket sikur vazhdon perjetesisht. Koha si duket qenka vertet pjelle e trupit njerzor. Lavjeresi meshon nga te dyja anet, por nuk i rrezohet asnjeres ndaj ritmi vazhdon te mbahet. Nje, dy, tre. Nje, dy, tre. Melodi qe fillon luhet ne mendjen time dhe hapat kercasin ne tabanin e plasur te tokes se thare me te njetin rritem. Shkretetire. Asgje rreth e rrotull meje pervec diellit qe nuk po e le te jap shpirt. Nje puhize e lehte ngre pluhurin e hicit lart dhe luan me te duke vizatur gjithfare linjash dhe konturesh. Silueta qe frymemarjen ndalin dhe kaq. Melodia eshte magjepese. Te shtyn pa e kuptuar ne thellesite e hapesires mendore dhe frymemarjet shpirterore me po te njejtin ritem qe te drejton drejt gjumit te perjetshem. Kerkesat e rradhes per ndryshim shtyhen tutje me percmim dhe kersherija per te zbuluar me tej me ben te ndez nje tjeter cigare dhe te vij perseri ne karrigen time.
Inge, gjithe diten me kane shoqeruar " zerat e tu te brendshem".
Ne kete dite shiu ku as koken jashte dritares nuk kam nxjerre nga pertacia, zerat e nje shpirti te bukur dhe te bute si i yti jane perfekte per te mbushur zbrazetiren dhe boshllekun qe te krijon qielli gri.
Te pershendes!
E do te udhetosh me te pashmangerisht, sepse te ka prekur, te ka prekur trupin me mendje. S'ka nevoje te rikujtosh cdo gje, dhe pse harrohen e bukura eshte qe ngelen perseri ne mendje. Ne kohe zie emocionet jane lluks jo per te gjithe, jane menuja perfekte e diteve perfekte, antikorpet e jetes ne anen e saj me te veshtire. Njerezit me te trishte qe kam njohur kane qene ata qe nuk arrinin me te emocionoheshin, rrethi i tyre i mbyllur ish perfektesisht kaq perfekt sa kishin nevoje te emocionin te tjeret per tu ndjere gjalle.
S'ishte nje loje te shnderroje asgje-ne ne dicka, e dicka-ne ne nje dritare, por qe nuk ndricon po s'pati drite brenda. Pertej manise time per materien e bukur ndoshta s'jemi gje tjeter vec shpirtra qe ndricohen me shume ne kontakt me shpirtra te tjere, une kam te mite, ti ke te tuat, ata kane te tyret. Ndodh qe te priten si segmente, te bashkohen si elementet e nje reaksioni, e pozitivisht a negativisht asnjeri s'do jete si me pare. Hap syte por ti s'ke fytyre te njejte, linjat nderrohen, marrin forme sipas enes, ena jam une ... e une s'jam njesoj. Kjo uri marrezisht e marre te mban gjalle, s'te le te ngopesh mjaftueshem e te kerkosh prape, te lendon kur largon padrejtesisht pjese drite por te kujton se krahasimet s'duhen gjetur por jetuar. Kjo uri marrezisht e marre jo s'eshte e marre ... te marre jane ata qe s'kane me uri.
ka dhe ska lidhje por po pertoj ta ve tek temat perkatese
http://www.youtube.com/watch?v=D_ga_3bzoDs
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Njerezit me te trishte qe kam njohur kane qene ata qe nuk arrinin me te emocionoheshin...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
E vertete qe vret.
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
deri aty ke shkuar
po me vika gjynaf per ty ingmetalboy ,kur arrin njeriu deri ne at pike si shikon me shije jetes
te pakten kshu besoj une
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nuk para flas per veten aq lehte dylan as kur shkruaj, as ne shoqeri. Ndaj mos ki merak se kam arritur deri atje, por mos u merzit une kam plot gjera te tjera qe ty mund te te vije gjynaf per mua.
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Si psh?![]()
Me pelqehu autokritika (ndoshta ironike,ndoshta jo)qe i ben vetes.
Ne fakt e kisha fjalen per te gjitha ato gjera qe ke ti dhe mund t'i vinte keq (gjynah) Dylan-it...dmth ti nuk i flet por le shume te nenkuptosh.
ciao!
Rrotullime ne orbita me afer berthames bejne forcen terheqese te ndjehet me shume, njekohesisht rritja e shpejtesise rrit ndjenjen e boshllekut.
Dje zerat e mi te brendshem jehonin ne nje boshllek. Sot boshlleku u mbush 
on dealing with borderline personality disorder features
Disa zera duhen pranuar ashtu sic jane brenda meje, edhe pse nuk jane te dobishem, jane aty por injorimi eshte i domosdoshem, qe te mos me prishin ekuilibrin dhe balancen time. Nqs ajo prishet,si mund te ndihmoj te tjeret per ekuiliber dhe balance?
Te degjuarit me vemendje, ne heshtje dhe ne paqe, kur gjithcka rreth teje nuk ka heshtje dhe nuk ka paqe eshte nje disiplinim i vecante. Arrihet gjithsesi.
Dhe ata e dallojne, e shohin pernjeheresh kur ti e 'fake' degjimin,apo ben nje koment te pamenduar mire, apo shpreh ndonje insight qe nqs do e incizoje veten ne seance dhe ta ridegjoje se c'ke thene do thoje: Pff, Lori, sa koti ia ke futur!
Pranimi nuk do te thote degjim, do te thote qe jane atje (pasiguria) dhe qe i konsideron por jane ne distance te larget sa nuk i perfill dhe keshtu nuk kane influence mbi ty.
sot u verifikua apo e cverifikua
teroia ime qe zerat a padobishem te jene ne distance. Ncuq!
ZERAT E PADOBISHEM DUHEN SHPORRUR.
No mercy!
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
ZERAT E PADOBISHEM DUHEN SHPORRUR.No mercy!


What's the fun on playin it safe?
Cudi valle cfare te ngacmon kur syte te skuqen prej hashashit apo prej tingujve te nje sonate flauti. Shume larg prej njera tjetres, e di. Cfare rendesie ka? E kush e di. Njera eshte larg normave dhe ligjeve te shoqerise (dmth... ne shumicen e rasteve), tjetra e respektuar dhe e veshur me mantel mbinatyror, gati e gjithfalshme.
…
Me pare e kam patur te lehte "te ndjek" arsyet e logjikes qe shpesh edhe kundra vullnetit tim me kane vervitur drejt te prekshmes, ndjenjes, mishit, metafizikes, abstraktes apo hicit. Ndonjehere dhe dopio, momente si tani qe po shkruaj. Well... almost. Sot hena eshte e plote, nata me e heshtur, muzika me e prekshme, orgazma me e pervecme, buzeqeshja me misterioze dhe … vetmia me therrese.
Eh kjo e shkrete arsye, ahhh per kete dreq llogjike. Fjale dritheruese, kolona dorike si ato te Partheonit, tabu per ne “freethinkers”. Per ne "ndryshe nga turma" qe keto fjale i kemi shnderruar ne alfa, guri i qoshes, guri i mesit te nje harku qe po u hoq shemb gjithcka. Ngadale veshtrimi ngryset, sic ndodh zakonshem mbas nje shakaje pakripe kupton qe kapistalli nuk eshte ornament zbukurimi, por eshte bere per tu terhequr. Ngadale siguria venitet dhe bashke me te gjumi. Valle eshte koha ajo qe vjedh te pervecmen prej palces se shtylles kurrizore?
E di.Te kafshosh gjuhen ndonjehere qenka me reflektuese se njeqind dite meditimi.
Kisha kohe qe nuk ndieja vullkanet nenujore te riaktivizoheshin te shperthenin dhe gjithsesi epiqendra e tyre te mbetej teper larg bregut pa shkaktuar vale te medha. S'mbaj mend sa vite.
S'e kuptoj si funksionojne njerezit. Kur je me trurin ne ajer, lufton te vish me kembet ne toke. Kur je me kembet ne toke, vjen nje moment rebelimi dhe rikthehesh me koken mes reve. Do kete ndonjehere balance?Sot ka qene nje rikthim ne nje gjendje te shume shume viteve me pare. Shyqyr duket te kete mbaruar me mbarimin e dites "ne siperfaqe".
Vertet as une vete nuk e kuptoj shume here kete ndjenjen e rebelimit tim.
Eshte ditelindja ime dua te iki larg te jem vetem.
Eshte nje dite e zakonshme dua ti mbeldh te gjithe rreth sofres time. Gjithmone nuk me pelqen te bej ate qe bejne gjithe te tjeret.
Nuk e di pse me pelqen kaq shume te eci kunder turmes.
Quhet ky rebelim apo eshte rebelimi i shpirtit tim....
nuk duhet , nuk duhet ti degjoj , nuk duhet ta degjoj . cdo zhurme qe vjen nga andej eshte mekatare prandaj ne flake e ka vendin 
Chit-chat me aresye
Forumi eshte nje chat me rreshta te menduar pak me gjate, pak me me kujdes. Eshte nje distance pak me e madhe per te mos nxjerre nga goja gjera me shpejt sec duhet. Ajo hapesire e vogel kohore qe ndan rreshtat e chatit nga rreshtat e forumit perben thelbin e pjekurise qe mbush forumet. Ajo kohe imediate chatiste e perkthyer ne kohen disa minuteshe apo disa oreshe te forumisteve krijon deformimin qe lejon njerezit te enderrojne me thelle. Njesoj si filmi Inception ku cdo enderr e krijuar brenda endrres ka me teper kohe ne dispozicion. Prandaj dhe chati guston ne forum, ku njerezit vijne per tu zgjuar nga realiteti dhe per t'iu futur fazes REM, me kohe te shperdredhur nga realiteti.
Forumi me ngjan me ato makinerite e filmit, ku te gjithe lidhen per te qene brenda te njejtes enderr, por askush nuk mund te kaloje ne realitet pa lare hesapet me racionalitetin. Mbetet sidoqofte nje ngacmim hipotetik, me sms, me emaile, me thirrje te kriptuara nder rreshta. Mbetet nje hapesire trunore e pakapshme me llogjike te ftohte.
Cfare mund te behesh nqs je i zoti ne profesionin tend, por e ke theksin e anglishtes gati te pakuptueshem? Oh yeah beju profesor ne ndonje universitet. Im freaking tired of this shit.
| Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.