Forumi Horizont | Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Lajme nga Mjeksia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10286)
Studim mbi vlerat e vitaminës E
Cod. B13022008
Burime të vitaminës E mund të gjenden në çdo dyqan që tregëton perime, nënprodhime drithërash, vaj vegjetal, arra e të tjera.Shkencëtarët thonë se vitamina E, në gjendje natyrale, ndihmon dhe mbron trupin nga sëmundjet e zemrës e kanceri.
Mjekja Benedeta Bartali pranë universitetit Jell, është një prej autoreve të studimit që lidh vitaminën E me nivelin e lëvizshmërisë të njerëzve të moshuar.Ajo thotë se rezultatet e studimit tregojnë se kur vitamina E mungon, funksionet fizite të njeriut dobësohen.
Nga viti 1998 deri më 2003, mjekja Bartali dhe kolegët e saj studjuan nivelet e kësaj vitamine në gjak tek 698 italianë, burra e gra të moshës mbi 65 vjeç. Ata gjithashtu analizuan e krahasuan funksionet fizike të tyre gjatë ecjes, qëndrimit në këmbë, ulur dhe ruajtjes së drejtpeshimit.
Gjatë një periudhe 3 vjeçare, 50 përqind e këtyre të moshuarve përjetuan plogështi fizike që u shoqërua me një rënie të nivelit të vitaminës E. Doktoreshë Bartoli thotë se studime të tjera nevojiten për ta lidhur pakësimin e aftësive fizike me rënien e nivelit të vitaminës E.
Vetëm atëherë, thotë ajo, shkencëtarët mund të jenë në gjendje të zhvillojnë një strategji për parandalimin ose vonimin e pasojave të plakjes.81 vjeçarja Lois Akampora përpiqet të hajë ushqime të shëndetëshme dhe kryen ecje çdo ditë. Por ajo thotë se sa më e moshuar bëhet aq me tepër vë re tek vetja ndryshime mendore e fizike. Kjo e shtyn atë t’i kushtojë rëndësi marrjes së vitaminës E.
Shkencëtarët rekomandojnë marrjen çdo ditë të 15 deri 30 miligramëve vitaminë E nëpërmjet perimeve dhe drithrave. Sipas institutit amerikan të shëndetit, vitamina E në formë natyrale është më e efektshme sesa vitamina sintetike për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet.
http://www.voanews.com/albanian/2008-02-06-voa3.cfm
Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.