Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90]
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga briseide datë 21 Shkurt 2008 - 22:44:

Unhappy

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Nje dedikim

 

 

Hija e pellumbit

 

Edhe pse ndrit pendëllastuar pëllumbth i bardhë fluturak,
Tek ngrihesh qiejve me dëshire dhe gufon gjoksin zëmërak;
Prapë diku, mbi dhe të shtruar, a mbi lëndinat jeshil plot
Lëshon kalimthi hijezezën e trupit tënd qe s’e shoh dot.

Lëshon një fashë të pahitur nga breng’ e dhimbjes, si dikur,
Pluhur të djegur ëndërritjesh, ndjenja dhe ethe bërë zhur.

...Dhe unë mblidhem kruspull-lënduar një hijezezë të harroj.
Mbrojtje kërkoj hijesh te reja; natën lus: “Eja”, që të shpëtoj.
Por brenga jote si plumb i tretur, më ndjek ngado e me kërkon
Zër’ i pëllumbit, e kisha ditur nuk është këngë, por plumb që shpon.


 

DXP

 

 

NO COMENT





Nuk e di per ke e ke shkruar,po me vjen si me porosi ky krijim,sot...Te pershendes


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90]
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.