| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Lumturise!
E di lumturi qe ti egziston
Ndodhesh aty ku eshte ciltersia
Ne shpirt te njeriut qe dashuron
Ne zemren e mbytur nga dashuria.
E di lumturi, ti je e pranishme
Ne zemrat e bardha qe s'kane asnje smire
vezullon fuqishem porsi rreze drite
Rezaton, tere boten e mbush plot meshire.
Ai qe e pastroi shpirtin, bore te bardhe
Kush e mbushi zemren, perplot dashuri
Nuk do te gjeje kohe te merret me fjale
Ne zemer s'do kete vend per xhelozi.
Kush veten pastroi nga c'do shpirtligesi
Dhe ne vend te saj vuri dashurine
Kush nga zemra hoqi smire, armiqesi...
Ai do ta njohe vertete lumturine.
Ata qe ne zemra mbollen vec meshiren
Qe ne buze te tyre kane sheqer e mjalte
Ata nuk kane kohe te cojne ndermend smiren
Zemrat ju shkelqejne nga dashuri e zjarrte.
Keto jane fanaret e jetes, bukurise...
Qe boten vezullojne si hena e yjet
Keto jane vertete heronj te dashurise
Shpirterat ideale qe botes i duhen.
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.