Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 902 903 904 905 906 907 908 909 910 [911] 912 913 914 915 916 917 918 919 920 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 13 Korrik 2011 - 08:51:

Analiza dhe Reflektime

Ndonjehere keto analizat e mia jane aq 'cruel' per veten dhe njerezit ,sidomos per veten,saqe i shtrydh lengun e jetes. Eshte sikur te marr nje bisturi te padukshme dhe te pres me thika egon time deri ne fije fije te vogla letre saqe per ta rimekembur duhet nje dashuri kolosale, e mbinatyrshme,po po vertet dashuria e Zotit tim, eshte i vetmi qe me qeteson perbrenda.
E deri ne njefare pike jam dakort qe nuk duhet ti shpetoj analizave.
Personalisht mendoj se "A life unexamined is a life lived in vain."
Jane pikerisht analizat e nje 'reality check' qe me pelqejne sidomos kur marr superxhiro kot bhahah.
Dhe mendoj: Ku vete ti? Thirri mendjes! Mate njecik veten me mates realist.
Enderrimtare realiste? Eshte kjo 'oxymoron' apo ekziston vertet dicka e tille??? Une mendoj se ekziston.
Me pelqen thenia e Roosevelt : Keep your eyes on the stars and your feet on the ground.
--
Nejse une u nisa te shkruaj sepse u frymezova prej reflektimit te bere sot, e ulur ne nje stol, pemet e gjelbra perreth, liqeni perpara syve, zhurma e gezueshme e femijeve teksa koloviteshin ne lishareset, mbarimi i prezantimit ne klase qe doli i suksesshem dhe mora fryme thelle.Dhe teksa shihja perreth, asgje s'kishte rendesi, ASGJE,pervec atij momenti paqeje.
Eshte kaq e lehte te kthehem ne nje 'human doing' dhe te mos i kushtoj rendesi shume 'human being.'
Nuk eshte se nuk e di kete fakt, eshte se nuk e zbatoj aq sa me nevojitet mua: JUST BE.....shijoje qenien tende sic te ka krijuar Zoti.
Por teksa lexova nje pasazh ne Bibel qe me pelqen, dashuria per te mu ndez me shume sepse...sepse eshte i vetmi qe di anet e mia me te erreta, ne subkoshience madje edhe ato qe nuk kane dale akoma ne subkoshience,haha, dhe eshte i vetmi qe me do pa kushte.
Ky eshte nder pasazhet me te dashura per mua, dhe me kete Zot kam rene ne dashuri
Zephaniah 3:17
the Lord your God is with you
he is mighty to save
He will take great delight in you
he will quiet you with his love
he will rejoice over you with singing.



E keshtu, asnje tip autokritike s'ka efekt,
liria prej vetes
paskesh qene nje dhurate kaq e cmuar.
S'ka rendesi asgje,
sepse prej dashurise zemra m'eshte qetesuar.


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 902 903 904 905 906 907 908 909 910 [911] 912 913 914 915 916 917 918 919 920 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.