Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Poezi nga Vin Zefiri
Ylli Trokites
Ku do te jete valle ylli trokites
ne kete nate plot yje
po ku mund ta dije une
ate e di vetem Ai qe i vuri atje....
i humburi a mund te dije me shume
se sa qe i ka dhene "ndertuesi"
çdo nate nga terri i skutes sime
shikoj qiellin dhe e therras Ate
asnje yll nuk leviz....
ne mes ketyre milona yjeve
jo...kaq i verber jam....
i shurdher jam....
Meshire meshire thirri i denuari
uragani i syve te perveluar ra ne sketerre
dikur i pafrike
kishte ecur ne balten e perveluar
dhe Driten e Bardhe
nuk e kishte pare ne syte e shqiponjes
e gjykuan per Driten e Bardhe
kur nuk dinte ku ishte Ylli trokites....
flaka e dashurise e ka mposhtur
nenshtrimi per pak Drite e ka gjunezuar
o Udherrefyes a do ti pergjigjesh....
ai atebote me tha:
"nga ti e mesova Emrin e Drites Tende
Mbreti im do te te quaj
doli e pyeti njerez te thjesht
shkrimtar e astrolog
filozof dhe lypsar
ku gjindet ylli trokites....
ne diten e tridhjet e trete
mori nje fjale nje lajm...
olimpi olimpi
udherrefyesi i tha dhe terri mbretroj
dhe deri sa po shikoja Heren
Tokes iu ndalua ti haje Trupat etyre
dhe u shnderruam
ne te ultin e me te ulteve
dhe shikoj ardhjen e tyre
ne kete mengjez te krijimit te njeriut te pare
dhe zgjati doren
muarr çelsat e thesarit
dora per te humburit
dora per ata qe rrine ne prehrin e satanes
shpetimi njeriut
i Pari yne
Shpetim
nje det nje dore nje Pirane
dhe ngadale tani po levizi
koken djathtas-majtas
nen tam-tamin e ritmit
dhe nisem nga ti
drejt horizonteve te purpurta
dhe mbeshtillem ne flamurin tend
te kuq si ky perendim
me porosine e shqiponjes
dhe takohemi
diku para katermbedhjete shekujsh
ne shpellen e mesazhit
kur lindi YLLI trokites...
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.