Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 913 914 915 916 917 918 919 920 921 [922] 923 924 925 926 927 928 929 930 931 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 07 Mars 2008 - 19:04:

Ti je droga ime...

Kam shume ftohet zemra ime.
Por nuk eshte ajri qe me dritheron lekuren ,
nuk eshte shiu qe me kalb shpirtin .
Eshte ky dimer ndjenjash qe po jeton tek ditet e mia pa ty.
Eshte faji im e di.
E di qe me nje xhest arrita te shkaterroj
cdo gje te bukur qe kishim ndertuar.
E di qe jetoj me buzeqeshjen tende ,
e di qe kam nevoj per frymemarrjen tende per te jetuar.
Kam shume frike mos te te humb ,
e keshtu humb edhe une neper labirintet e vuajtjes ,
atje ku veten e gjej shpesh kur preh dashuri te vrara nga qenia ime .
Kam shume ftohet zemra ime .
E spo mund ta thyej dot ngricen e kesaj heshtje ,
atmosferen e kesaj gjendje irreale.
Ti nuk ke faj e di.
E di qe po lufton me veteveten ,
e di qe s'eshte aspak e lehte per ty.
Por kam shume nevoj per ty,
per puthjen tende,
veshtrimin tend,
buzeqeshjen tende.
Kam nevoj te ndiej doren tende qe me perkedhel ,
kam nevoj te te perqafoj fort
dhe te grindem ne shtrat me ty ,
te pajtohemi serish
dhe te te puth gjeri sa nate te mos kish.
Kam nevoj per frymemarrjen tende te me rreshkasi mbi lekur
te bejm dashuri ku shtrati te jete korniz dhe ne piktur.
Kam nevoj te zgjohem duke te te pasur ty afer ,
ashtu i perqafuar pas teje duke te puthur
dhe peshperitur miremengjes zemra ime.
Kam nevoj te qesh me ty
ndersa frikesohesh kur une te ve ne loje
ti vret pasigurit e tua duke qene e brisht
ndersa une me brishtesin tende adhuroj
Kam harruar te te them se ti ...
Ti je droga ime ,dhe une smund te bej dot pa ty .
Te adhuroj zemra ime,adhuroj cdo moment kur jemi te dy.
Kam ftohet zemra ime,ky dimer po me vret ,
eja jepma doren ,te dy parajsa po na pret


Pser zemren time qe nuk ka fjale per te thene sa xhan e kam .


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 913 914 915 916 917 918 919 920 921 [922] 923 924 925 926 927 928 929 930 931 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.