Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga NS-6 datë 25 Prill 2007 - 04:50:

parandalimi dytesor

Cod. A25042007

je e mikpritur Laura me shkrimet e tua
nderkohe vazhdojme me shkallat e parandalimit.permendem shkallen e pare te parandalimit dhe faktoret e rrezikut,edhe pse disi ne menyre te percipte por me shpresen qe eshte bere i qarte ai qe eshte qellimi kryesor i ketij parandalimi dhe si ushtrohet. per te tjera rreth tij,do kete shkrime ne te ardhmen shpresoj.
nderkohe vazhdojme me ate qe eshte parandalimi dytesor:
parandalimi dytesor futet ne loje atehere kur parandalimi primar kalohet,gje kjo qe ndodh ne shumicen e rasteve sepse sic permendem parandalimi primar gjen pengesa te ndryshme ekonomike ose te teknologjise.
ne parandalimin dytesor kemi nje pacient qe ka nje semundje qe eshte akoma ne nje faze fillestare dhe gjetja e saj ne kete faze mund te ndryshoje te gjithe ecurine e semundjes.ky princip ne onkologji merr nje kuptim mjaft te gjere per faktin se sa me para te kapet nje kancer aq me te medha jane mundesite qe personi te sherohet ose te modifikoje ecurine e saj ne te ardhmen.keto do doja te permendja disa raste per te ilustruar me mire kete koncept dhe po marr rastin e 3 testeve qe behen per screening qe jane PAP-testi, mamografia dhe PSA (Prostate Specific Antigen).

1.PAP-testi eshte nje analize qe kryhet per te diagnostikuar nje kancer te qafes se uterusit dhe behet duke marre qeliza nga qafa e uterusit me ane te nje furce nese mund ta themi keshtu.ketyre qelizave u behet nje analize citologjike (mos e ngaterroni me analizen histologjike ku analiza behet mbi nje cope indi te marre nga biopsia) per te pare nese kemi displazi apo jo.me displazi nenkuptohet sa eshte e ngjashme nje qelize ose ind me ate normalin.pra kemi displazi e lehte,kur qelizat ose indi i ngjan shume atij normalit,ndersa displazi e rende kur nuk i ngjan fare qelizes normale ose indit dhe kemi nje rritje te pakontrolluar.
kjo analize sjell 5 grada te ketyre displazive duke filluar nga ato normalet e deri tek ato te displazive te shkalles me te madhe qe kerkojne analiza edhe te me te gjera per te inkuadruar mire situaten.eshte pare qe kjo gje eshte ne gjendje te diagnostikoje nje kancer te qafes se uterusit qe ne fazat e para dhe te modifikoje vdekshmerine nga ky kancer.

2. mamografia eshte nje tjeter test qe kryhet per te diagnostikuar kancerin e gjoksit.keshillohet te kryhet pas moshes 35 vjece duke qene se pas kesaj moshe jane pare qe kjo analize eshte me dobiprurese. nje analize e thjeshte qe mund te gjeje kancere ne nje faze fillestare dhe keshtu te mund te nderhyhet ne menyre me te shpejte.duke qene se kanceri i gjoksit ne fillim eshte i formes in situ dhe pastaj zgjerohet ne drejtim te linfonodeve,kuptohet mire se sa vlere ka ky test per screening.

3.PSA eshte nje tjeter test per screening per hipertrofine e prostates si dhe per kancerin e prostates. ta them te drejten per kete test ka akoma shume gjera te paqarta gjithsesi eshte nje test qe urologet e perdorin mjaft.

te tre keto teste perdoren per screening per te gjetur nje kancer ne nje faze fillestare.eshte pikerisht ky synimi i nje parandalimi sekondar...


  Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.