Forumi Horizont | Gjithsej 240 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi per ty (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7973)
Heci një rruge...N'kujtime më janë ditët që kaluan si n'vegim. Në heshtje përkundem në flladin e kësaj pranvere që më zgjon ndjenja trishtimi. Sot,kur gëzimi ynë dikur ishte i pakufizuar,tani vetëm në mallë e kujtim është shëndrruar. Sot,kur heci kësaj rruge, që dikur heshtjen e shoqëronte buzëqeshja... Sot-kur ajo buzëqeshje është shëndrruar në enigmë të vërtetë N'mëri i kam edhe lulet,edhe njerëzit që shof këndej; Sepse-vetëm ti ishe e pritur në zemrën time që fluturonte me kënaqësi,e Ty duke të pritur-në dhomën time që në burgë ishte shëndrruar, Ty duke të pritur-derisa asnjë tjetër femër vendin tënd se patë zënë! O vashë,dikur zemra jote lotonte për emrin tim që,ikja jote e humbi më të mirin mik! O vashë,edhe pranvera më duket e zbehtë në këto çaste kur vetmija më shoqëron; në çastin kur dashurija ime u shua- e zemra mbytet në vajë e pikëllim... -"Vajton për ditët që na kaluan si n'vegim, e unë :-digjem,digjem ngadalë si eshkë që as era s'mund t'a shuaj...
Gjithsej 240 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.