Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 01 Shkurt 2006 - 17:19:

Ps.Nje shoqe me tha qe rrushi perdoret per te dy gjinite, ndaj nese ka dicka qe s'vete, autori nuk mban asnje pergjegjesi


Rrushi i kuq

Rrush i kuq, o rrush i pjekur
T'shoh me sy e plas me zemer
Kam deshire te t'ledhatoj.
Qofte nje kokerr te provoj.

Rrush i kuq qe rri mbi pjergull
Me beso, une nuk jam dhelper
Lart me lart valle c'ke qe ngjitesh?
Nga k'tu poshte aq mire nuk shihesh.

Rrush i kuq o rrush i bukur
Ne mes gjethesh pse je futur?
Se kuptoj cfare ke qe fshihesh!
Valle nuk do ende te piqesh?

Lere diellin, te te shohe
Te gjithe trupin ta pershkoje
Me rrezet e tij te t'ngrohe
Dhe me shume te t'zbukuroje.

Rrush i kuq,zemerblinduar
Ah c'me bere, ah cme bere
Ma more zemren nder duar
Siper pjergulles e vure.

Rrush i kuq, i bojatisur
S'te ze dot,ne maje je ngjitur
Por ama s'them je papjekur
Sikur thoshte zonja dhelper.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.