Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 924 925 926 927 928 929 930 931 932 [933] 934 935 936 937 938 939 940 941 942 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga briseide datë 08 Mars 2008 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Sa mall qe kam,

ka shume dite qe zerin s'ta degjoj, as nje mesazh s'e mora nga ti (!!!) - mendoj te therras por nuk dua te te rendoj me pranine time...mendoj te te shkruaj nje sms, as kete s'e bej dot. Kam mbetur ne ajer, e ngrirë, kam frike te largohem nga telefoni se ndoshta ti me therret e un nuk jam!

Kam mbetur ne ajer, e ngrirë, deshire te leviz nuk kam... Ah, si t'ja bej ne kete dite kaq te zymtë? Po bie deborë, permbi pullaze shtepish, tymi i bardhe vershon drejt reve...Oh sa do doja me tymin te udhetoja edhe un, te zhdukesha nga ky planet plot dhimbje...

Sa do doja te isha nje flok dëbore e te shkrihesha sapo ne kontakt me tymin e ngrohtë, nuk do ti ndjeja rrënqethjet e ftohta te kesaj jete... u lodha duke te pritur, por as te them qe u lodha, s'e them dot - pa ty nuk di te jetoj!

Mundohem tu buzëqesh miqve te mi ne menyre qe mos te vene re vuajtjen time ndersa brenda meje, ndjej se si thyhet ne miljona copeza buzëqeshja ime e focuar... Eja te lutem, mjaft te prita, eja e ngrohma shpirtin...

Kam nevojë per ty!



Pleshte,ke nje kapacitet formulimi te frazave dashurore te admirueshem.Personalisht acarojne pak ata pseudo-poete qe shkruajne pa ndjenje.Ne kete rast,une do te uroja qe kjo qe ti solle te ishte vetem nje krijim,pasi malli eshte sa i embel per personin qe e ndjen sa shkaterrues,edhe pse cdo gje e venit koha.Pergezime edhe nje here


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 924 925 926 927 928 929 930 931 932 [933] 934 935 936 937 938 939 940 941 942 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.