Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga NS-6 datë 30 Tetor 2007 - 21:15:

nga te dhenat paraprake do drejtohesha drejt nje semundje reumatologjike gje qe do te shpjegonte gjumin jo te qete,lodhjen. po ashtu fakti qe i pergjigjet kortizonit ma ben edhe te mundshem kete hipoteze.
ajo qe nuk di te them me siguri eshte nese duhet me e konsideru si nje artrit sieronegativ apo pozitiv por personalisht do anoja nga ajo e para ne te cilen faktori reumatik nuk eshte prezent (edhe pse nuk duhet te merret ne menyre absolute)...dhimbjen tek kerci do ta konsideroja si evolucion te kesaj semundjeje megjithse nuk jam ne gjendje te them nese kemi te bejme apo jo me nje tendinit te akilit (shpresoj ta kem kuptuar mire fjalen kerci )
nuk e konsideroj dot artrit reumatoid si hipoteze te pare (edhe pse nuk e perjashtoj dot) per faktin se ky godet fillimisht kycet, dhe vetem ne nje kohe te mevonshme mund te zgjerohet ne nyjet e tjera,plus qe sintomalotogjia nuk eshte ajo tipike e nje artriti reumatiod,te pakten ai i formes tipike. megjithse kjo gje nuk eshte gjithmone e vertete sepse ka raste qe mund te filloje edhe me dhimbjen e gjurit. spondilit nuk mund te jete sepse kjo fillon me dhimbje ne shtyllen kurrizore ne fillim.
gota (artrit nga mikrokristale) do jepte nje dhimbje ne gishtin e madh te kembes si fillim dhe kjo gje nuk ka ndodhur tek ky pacient.
kongjuntiviti me ben te mendoj per sindromen e reiterit dmth nje artrit reaktiv por kjo hipoteze me vendos pak ne dyshim per faktin se ne sintomatologji kjo lloj sindrome ka edhe uretrit,gje qe nuk duket ne kete rast. kjo semundje me duket e vetmja qe mund te lidhi keto 2 shenja ne pamje te pare te largeta...
do te ishte ndihmuese nese anamneza ka dhene informacione te tjera mbi semundje qe ka ne familje si dhe menyren se si ka evoluar semundja sepse ka disa semundje qe ndryshe nga artriti reumatoid, kapin disa nyje dhe kur kalojne tek te tjerat, nyjet e para sherohen (forma me kercim nese mund ta them keshtu,ndersa artriti e ka formen e shtimit dmth qe nese interesohet nje nyje,ajo do e kete gjithmone)
analizat e para qe do kerkoja jane hemokromo, VES, PCR, panelin e proteinave alfa1,alfa2,beta dhe gama globulinat si dhe matjen e faktorit reumatik,analizat e urines si dhe te elementeve qe mund te gjehen ne te.do kontrolloja edhe gjakun ne mikroskop per te pare nese ka shenja hemolize. po ashtu do te kerkoja nje radiografi te gjurit (megjithse nje rezonance do ishte shume me e mire per faktin se do te tregonte edhe me teper detaje).keto me vijne ne mend per momentin per kete rast!komente ose shtime?

(thjesht sa per ta thene,kam lexuar nje here nje rast per semundjen e Whipple ku pacienti fillonte me nje sintomatologji te tille por ai kishte edhe dispne nese nuk gabohem,gje qe ketu ka...gjithsesi)


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.