Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Poezi nga Vin Zefiri
MBRETRESHA E HORIZONTEVE TE PURPURTA
Riti mbaroi
rreze diamanti
rane mbi fytyren tende
Syri kete bote me nuk e pa
imazhet e amshimit
mberthyen zarathustren
tridhjete e tri vite
ne nje sekonde u mbyllen
as muzat
nuk e pane
takimin tone
ne rrethin e drites se henes
vetetima
iu perkul petkut tend
e une rashe ne gjunje
para kaltersise sate
mbi valet e syrit tend det
nen ritmin e zemres
lekundesha djathtas-majtas
deri sa dielli skuqi perendimin
e ti perendesha
horizontezve te purpurta
hodhe petkun e ngrohtesise
mbi peisazh
qe te flinja
i qete prane teje
njerezit u çmenden
kur degjuan ndodhine
ne shikim tend
pashe detin e dashurise
ku te dashuruarit
terhiqnin skajeve te botes
anijet e shpetimit
te verbuar nga mashtrimi
mbi shkelqimin e mbuleses tende
bota nuk mi ngjante botes
kur ma zbulove shenjen e perjetesise
mbi trupin tend
mbi kindin e krahut tende
legjenda jone rrinte pezull
mbi rrezen e syrit tend
ja behen vjedhesit e rrezeve
ma ndaluan
qe t'a zbuloj bukurine
jo thashe
po fjalet ishin te vogala
per madheshtine
mbulova koken
me nje cope shkretetire
dhe hena shendriti
fytyren e engjullit
qe lotonte
per mekatin e ndarjes sone
ne naten e tridhjete e tete
te muzgut te syve
dhe froni i zemres u dridh
e mbi lule te bardha
rane ca pika gjaku
kjo katrahure
nuk do mbaroj kurre
hapa porten e kethines
mora shishen e zeze
e shikimi me mbeti peng
mbi horizontin e ardhjes tende
jehu i egersise
ndau shpirtin nga trupi
u lekund lisi i te çmendurve
nga dashuria e fjales
me zgjoi furtuna
e zemres
prane lumit qe mbante zi
shikoj nga lindja
shikoj ne perendim
mbremje mengjez ty te pres....
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.