Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga BARIU datë 08 Shtator 2006 - 00:44:

A eshte Jezusi Zot? Bibla thote PO.

Te nderuar lexues dhe shkrues te kesaj teme. Pra a eshte Jezusi Zot?

Ne nje pjese te mire te ketyre faqeve shpesh dilet nga tema dhe perhapemi ne gjera qe s'kane te bejne fare me temen.

Dua tju kujtoj se ajo qe ne dime per Jezu Krishtin pike se pari eshte ne deshmine e Ungjijve, pra te atyre dishepujve qe ishin me te dhe qe eshte deshmia me e rendesishme dhe e sakte per te. Ka sigurisht edhe mjaft deshmi nga historiane te kohes qe jane me mjaft vlere sidomos per kryqezimin, ringjalljen e Krishtit.

Keshtu per te mesuar se kush eshte? pse Ati e dergoi Krishtin? pse Ai u kryqezua dhe jo dikush tjeter? pse jane shkruar gjithe ato gjera per jeten dhe deshmine e tij ne Ungjijte? Per keto dhe shume pergjigje duhet ti drejtohemi vetem Fjales se Perendise Bibles.
Nese do te kerkoni tek ajo me motivin e drejte per te njohur me te vertete se kush eshe Jezusi, Perendia do tja zbuloje cilit do qe deshiron ta beje kete gje. Nese doni qe ti jepni pergigje pyetjeve ne lidhje me Krishtin jashte asaj qe thote Bibla, ato pergjigje ne te shumten nuk jane te sakta.

Ka nje qellim pse ato gjera qe jane tek Ugjijte u shkruan dhe per kete Ungjilltari Gjon qe ishte me Krishtin thote:

Joh 20:30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.
Joh 20:31 Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.

Me respekt:
Bariu.


  Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.