Forumi Horizont Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga botttomfloater datë 10 Korrik 2003 - 02:25:

Doja vetem te perpiqesha te sqaroja dicka rreth marteses midis dy homoseksualeve. Me beri pershtypje se Fajtori ne letren e tij thoshte se cfare te keqe ka nese dy homoseksuale martohen dhe pse qeveria duhet ta ndaloje me ligj dicka te tille.
Une personalisht nuk eshte se jam kunder ose pro marteses ne fjale. Por eshte gjithashtu e vertete se mendimi personal i njerit apo tjetrit nuk mund te merret dhe aq shume parasysh kur ceshtje si keto shtrohen per shqyrtim ne instancat qeveritare dhe ato ligjvenese. Ligjvenesit kur shpallin vendimet e tyre duhet te kene parasysh pasojat dhe ndikimet qe do te kene keto vendime mbi shoqerine qe ata/o jane zgjedhur te perfaqesojne. Ne kete rast keto pasoja jane te ndryshme dhe te pakten nje pjese e mire e tyre jane te papranueshme nga shoqeria per te cilen behet fjale. Martesa e dy homoseksualeve do te kishte patjeter ndikim mbi femijet e shoqerise shqiptare dhe kjo do te sillte heret a vone nje ndryshim ne stilin e jeteses se familjes shqiptare. Kjo per momentin bie ndesh me qellimet dhe synimet e atyre qe jane te vendosur per te mbajtur shoqerine dhe familjen shqiptare brenda kufijve normale te stlit te jeteses dhe me fjalen normal ketu kihet parasysh martesa ndermjet nje burri dhe gruaje.
Mos te harrojme, gjithashtu se kur merren keto vendime ato duhet te jene te bazuara ne kushtetute dhe kushtetuta shqiptare eshte kryesisht e bazuar ne ato te vendeve europino-perndimore te cilat bga ana e vet gjithashtu nuk e kane lejuar nje martese te tille. Pra nese do te miratohej martesa ndermjet homoseksualeve atehere do te duhej mendoj une per se pari te ndryshohej dicka ne kushtetute.


  Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.