Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Enya datë 08 Mars 2008 - 03:09:

Post Vazhdoj te shkruaj ne Ditet e Mia pa TY.

Dua te shkruaj, por mendja sme bindet.
Dua te hedh mungesen e diteve te tua, por me duket qesharake t`i dorezohem
nje ndjenje te pazot; nje ndjenje qe avullon brenda nje casti.
E keshtu serish hedh pluhur mbi mungesen e vaket tenden. Per cfare t`i peshperis vetes?
Per cilen ndjenje? Pse vertet thua une te dashurova?
S`me besohet te kem qene ndonjeher robina jote e preferuar;
sme besohet te betohem ne gjithesi!
Dua vertet te heq kete zhul kujtese prej shpirtit, por s`po mundem.
Dua vertet te kaleroj siper enderreva boshe, te behem supergirl dua;
por s`kam krahe te lire. Jam e ngunjuar brenda trupit tim. Brenda trupit tim
ka jete, ka fryme, ka vetedije dhe lumturi; por ka edhe dhimbje te bukur.
Une jam e ngunjuar edhe jashte trupit tim. Jam trinjakezuar, une perendesha e bukurise shpirterore;
une, enderra jote e rrembyer prej nje casti te pasy!
S`e di o shpirti im kujt duhet t`i flas. Heshtja me pelqen, por edhe me
mbyt ne fyt. S`arrij te ngopem as me fryme; kam edhe etje, edhe uri kam.
Edhe mall, edhe mungese...


Love, Enya.
March 07, 2008
USA


Postuar nga kurt datë 08 Mars 2008 - 05:15:

ditet e mia pa ty !!!!!!!??!!!!!!!

sa u sgjova nga gjumi, ora 4 e mbasdites, cdo dite pothujse e njejte. nuk e di ma! se si eshte kjo ndjenja "ditet e mia pa ty"!! se ditet e mia jane gjithmone pa ty dhe pa askend. shpesh here e ndjej veten shume i forte, nga fakti qe nuk me bezdis me, qe jetoj ne vetmi, nganjehere me hyn frika madje mos jam cmendur dhe nuk e di. bisedat me te bukura existojne vetem ne trurin tim, muhabetet e vogla si bejne njerezit sa per te thyer akullin nuk ma kane interresuar kurre, madje as nuk i di!!
nuk e di me se cfare eshte rreliteti. njoh vetem rreralitetin tim, qetesi, qetesi e madhe, qetesi aq e madhe sa qe e degjoj menyren e frymrrjes time, ka filluar te loz tingulla muzikor ne veshet e mi.

thelle diku ne shpirtin tim, nuk e di a buzqeshi apo lotoj, kur veshtroj me kureshtje gjithe njerzimin duke bere cmosin mos te rrine ne vetmi. sa bukur i rrecitojne dashurise, sa bukur!! kur e imagjinoj se jeta ime pa askend e perditshme eshte tmerri me i madh i ktyre njerzve?! i bej te dyja:

buzqeshi dhe lotoj.....................


Postuar nga briseide datë 08 Mars 2008 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Sa mall qe kam,

ka shume dite qe zerin s'ta degjoj, as nje mesazh s'e mora nga ti (!!!) - mendoj te therras por nuk dua te te rendoj me pranine time...mendoj te te shkruaj nje sms, as kete s'e bej dot. Kam mbetur ne ajer, e ngrirë, kam frike te largohem nga telefoni se ndoshta ti me therret e un nuk jam!

Kam mbetur ne ajer, e ngrirë, deshire te leviz nuk kam... Ah, si t'ja bej ne kete dite kaq te zymtë? Po bie deborë, permbi pullaze shtepish, tymi i bardhe vershon drejt reve...Oh sa do doja me tymin te udhetoja edhe un, te zhdukesha nga ky planet plot dhimbje...

Sa do doja te isha nje flok dëbore e te shkrihesha sapo ne kontakt me tymin e ngrohtë, nuk do ti ndjeja rrënqethjet e ftohta te kesaj jete... u lodha duke te pritur, por as te them qe u lodha, s'e them dot - pa ty nuk di te jetoj!

Mundohem tu buzëqesh miqve te mi ne menyre qe mos te vene re vuajtjen time ndersa brenda meje, ndjej se si thyhet ne miljona copeza buzëqeshja ime e focuar... Eja te lutem, mjaft te prita, eja e ngrohma shpirtin...

Kam nevojë per ty!



Pleshte,ke nje kapacitet formulimi te frazave dashurore te admirueshem.Personalisht acarojne pak ata pseudo-poete qe shkruajne pa ndjenje.Ne kete rast,une do te uroja qe kjo qe ti solle te ishte vetem nje krijim,pasi malli eshte sa i embel per personin qe e ndjen sa shkaterrues,edhe pse cdo gje e venit koha.Pergezime edhe nje here


Postuar nga Pleshtja datë 08 Mars 2008 - 22:21:

Miku im Zani, jeta eshte nje mister i madh qe kurr nuk do te arrijme t'ja gjejme zgjidhjen, do qeshim e do te qajme deri ne fund te fundit, keshtu paska qene e shkruar per jeten njerezore... Te perqafoj miku im!

 

Briseide, faleminderit kur shkruaj per ndjenjen e dashurise te them te drejten shkruaj ate qe ndjej po ne ate moment qe e ndjej. Ashtu themi koha sheron, por me beso ka kaluar kaq shume kohe dhe un kam nje mall qe kurr nuk eshte vanitur, vazhdon te jetoje me mua, brenda meje, nganjehere me hedh ne ajer e nganjehere me fut ne dhe te gjalle...e keshtu rrezohu e qohu kjo jeta ima. Nuk mund te ankohem sepse eshte ndjenja me e bukur e jetes time njekohesisht ajo ndjenje qe me mundon me shume...pra e embel dhe e hidhur....

 

Kurti, nuk je vetem mua ketu me ke, me duket sikur po cmendemi ne mase hahahaha....

Gezuar festen te gjitheve....

Pleshtja 


Postuar nga briseide datë 12 Mars 2008 - 04:59:

Cdo dite pa ty eshte e shkruar,pa kerkim,pa fjale por pa heshtje...kur i kerkoj te dyja nuk i gjej,me mbeten vec gjurmet e krenarise...


Postuar nga Zani datë 12 Mars 2008 - 23:06:

Ishte ditedata 12 e atij muaji e ores 15:55 kur Ti erdhe rrufeshem dhe i dhe fund gjithckaje ne mes nesh....dhe ja sot pikrisht me kete date po le nje kujtim te vogel te nje dashurie te madhe ...ne ditet e mia pa Ty!

Kur te njoha Ty!

Kur te njoha Ty,njoha njerzimin!
Kur te njoha Ty ,njoha dhimbjen!
Kur te njoha Ty, njoha lotin !
Kur te njoha Ty,njoha dashurine!
Kur te njoha Ty,njoha lumturine!
Kur te njoha Ty,njoha besnikrine!
Kur te njoha Ty....
Kuptova cka eshte te duash!



Sa larg Je e sa afer te dua
Çdo nate te "shikoj" !
E i them henes e i them nates
E i them edhe vetes
Naten e mire Zemer ,
Merre kete dashuri e i dergo Asaj!
Dergoj Asaj nje dashuri te larget
Kudo qe te jete sonte AJO
Vetem  te dij se eshte dikund
Duke me kujtuar...
Duke vrare,me lot dashurine
Qe kurre se jetuam....!


Po ditet tuja valle si jane,?si duken ato?, ...ah sa do te doja te dije per shendetin tend...Per Ty !?Lutem per Ty!

Zani Yt!


 


Postuar nga Pleshtja datë 13 Mars 2008 - 00:41:

E njoha shpirtin tend, shpirti im,
e njoha zemren tende, zemra ime,
e njoha lotin tend, loti im...
E njoha dhimbjen tende, dhimbja ime,
e njoha lumturine tende, lumturia ime,
e njoha buzeqeshjen tende, buzeqeshja ime
e njoha syrin tend, syri im
e njoha trupin tend, Zoti im...
Te njoha,
te desha,
te dua,
do te dua....
GJITHMONE...


Postuar nga diabolic datë 18 Mars 2008 - 17:24:

Kacavirrem pas endrres por gjumi nuk me merr
malli me rreshket mbi trup lekuren po ma cjerr
Ti ike....ndersa une jetoj me mazhin tend
tani po e kuptoj se malli qenka peshe e rende.
Te ndjej ndersa bredh neper mendjen time
me hapin tend te lehte si dielli ne agime
pastaj te puth imazhin dhe pres qe ti te vish
te te them sesa te dua, besoj se do ta dish ?!


Pser shpirtin tim qe me ka marre malli,mezi po pres te kthehesh zemra ime


Postuar nga diabolic datë 19 Mars 2008 - 17:30:

Ndjek ritmin e hapave te trishtimit tim.
Kerkoj pertej arsyes nje motiv per te qen i lumtur por smundem.
Smund ta pertyp lehte vibrimin e zerit tend qe me perserit te njejtat fjale mohimi.
Per nje cast ti me kishe kthyer ne engjell pastaj me dergove ne djall , atje ne ferrin e dashurive te humbura serish ,serish.
Ndoshta ky eshte fati im, duhet te jetoj me ndjenjen time duke e ushqyer me ilizione dhe copeza endrrash qe me shume te mbysin sesa te japin fryme.
Duke vrare here pas here shpirtin sepse tashme jam mesuar ,ai ringjallet serish neper puthjet e te dashuruarve ,neper lot te kripur marrezish.
E di ,duhet te luftoj me veten me boten , me pasigurit e mia dhe te tuat.
E di qe eshte shume e veshtire te jetoj me mendimin qe ti, ti...
Eshte me mire te mbytem ne heshtje deri sa heshtja te flas me fjalet e zemres .
Deri atehere , me mire mos ta shqetsoj me ndjenjen.


Postuar nga diabolic datë 20 Mars 2008 - 03:04:

Brenda meje dicka po vdes...
Shpresoj te mos jete e fundit shpres ...


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.