Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 937 938 939 940 941 942 943 944 945 [946] 947 948 949 950 951 952 953 954 955 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Citim:shpresoj te nderroj mendja se shkruan shume bukur.
Po citoj ato që tha diabolic
Hera fundit qe shkruaj,e fundit here.
Po i ulè siparin kesaj teme ...
Nuk dua me te jem aktor i saj.
Nuk kerkoj me te jetoj ne ditet e mia pa ty.
I erdhi fundi ketij kalvari shkrimesh ,poezish qe preheshin mbi ndjenja qe here vrasin dhe here i vret.
Neper labirinte iluzionesh kam bredhur si i marre per te gjetur dashurit e humbura ne pavetedije.
Sa here fryma ime eshte dihatur nga dhimbja imagjinare qe mbartja pjelle te dashurive qe i vrisja me vrisnin.
Kan qene dite te ftohta kur linden ditet e mia pa ty,ishte dimer ndjenjash ,ishte dimer shpirtrash.
Kan kaluar shume kohe qe atehere dhe ditet e mia pa ty kan marre fryme nga copeza dashuris qe une perjetoja deri ne sfiltje ndjenjash.
Por u sfiliten edhe fjalet ,u zvarriten per te arritur te shpjegonin se rruga e gjate e zemres eshte e verber dhe ne verberin e saj jeton ndjenja por edhe erresira.
Ne skenarin e ketyre diteve kam qene protagonisti i luftes me veteveten ,me boten ,me dashurine,me urrejtjen , me driten me terrin.
Kam dashuruar engjej dhe djaj,pastaj i kam urryer,pastaj i kam mohuar,pastaj i kam dashur serish,serish...
Kete teme e ndiej pjese timen por nuk mund te vazhdoj me tej te shkruaj , duhet qe ne nje moment te eci serish ne ditet e mia me vetveten.
Edhi koha qe ky ditar i cuditshem mos te shkruhet me nga une ,mos te jem me ai qe e ushqen kur ka nevoj per jete.
E di ndoshta gaboj,ndoshta do te me mari malli te shkruaj serish,por do ti rezistoj tundimit.
Eshte kjo lamtumira ime , me pak fjale , me shume melankoli...
Tashme per Adin (diabolic) nuk do te kete mè - Ditet e mia pa ty...
Po shkoj te fle, larg gjumit letargjik te Diteve te mia pa ty .
Po shkoj te fle ,neper endra te prehem serish...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 937 938 939 940 941 942 943 944 945 [946] 947 948 949 950 951 952 953 954 955 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.