Forumi Horizont | Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Kush Eshte Shqiptari Qe Ka Bere Me Shume Per Shqiperine (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10497)
Qe Enveri u shqua ne histori kjo dihet. Edhe qe Shqiperia ndryshoi goxha ne periudhen e komunizmit dihet. Dihet edhe qe ishim nje tufe analfabetesh dhe u zhvilluam goxha ne komunizem. Por te lutem mos thuaj qe Enveri eshte figure vetem pozitive se s'ta pranon as Nexhmia. Eshte shume e mundur qe Enveri te nisej si çdo pushtetar nga deshira per te mbajtur pushtetin. Kjo nuk ka aspak ndryshim nga ato qe ben Sali Berisha, Ilir Meta apo Fatos Nano. Ndryshon vetem sa persona je gati te vrasesh dhe sa gazeta je ne gjendje te djegesh.
Nje personalitet i shquar dhe pozitiv do ishte ai qe te mendonte cfare ndodh pas ikjes se tij. Ne kete drejtim Enveri dhe komunizmi la Shqiperine qe shikon sot. Me nje fjale u kuptua tamam qe komunizmi ishte teater qe mbulonte problemet reale te mentalitetit shqiptar. Po te kishte bere emancipime Enveri shqiptaret nuk do ishin duke u vrare ne rruge (shiko lajmet sot ne Vore) ose duke mbytur grate (shiko vrasjen e fundit pardje). Nese komunizmi do kishte permbajtje pertej formes qe shfaqte ne TVSH, ne sot do diskutonim me pika dhe presje, me llogjike dhe me pika te caktuara. Por jemi ketu krejt pa identitet kombetar dhe familjar, sepse komunizmi na izoloi, na la nje tufe injorantesh qe tani s'dime te lidhin dy fjale pa ofenduar njeri tjetrin. Ne jemi pjelle e komunizmit te Enver Hoxhes, ketij biri te shquar qe aplikoi parimet fetare duke i shitur si vlera komuniste. Te kishte qene Enveri burre i zgjuar do mendonte pertej hundes se tij, partise se tij, klanit te tij dhe pushtetit te tij. Dhe ndoshta keshtu do mesoheshin dhe Berishet e Nanot qe sot ti i shan, por qe ne fakt aplikojne parimet e Enverit. Me pak fjale ndihen te gjithe baballare te kombit dhe shiten sikur po bejne ate qe duhet bere. Por ne fakt pushteti eshte e aresyeja qe i mban ne loje, jo atdhedashuria. Po te kishte sado pak moral tek Enveri/Nano/Berisha do vinte nje moment qe do kuptonin se nje shtet nuk mund te ndertohet nga nje njeri. Do kishin dyshimin nje here te vetme qe prania e tyre ne politike po shkaterron te ardhmen. Dhe do mjaftonte ky dyshim qe te largoheshin nga jeta publike dhe te rrinin si keshilltare ne sfond. Enveri yt ose Berisha e atij tjetrit (por edhe Nano) nuk dine cfare eshte terheqja. Keta edukojne kombin te jete i dhunshem, te mos reskpektohet kundershtari, te jemi intolerant, te vritemi rrugeve, te mashtrojme, te mos kemi turp kur abuzojme. Te gjitha keto i kemi brenda vetes, ca ti e ca une, ca ai tjetri, e ca keta qe dalin ne lajme. Jemi prodhim i Enverit tend te dashur, me fis e me familje. Jemi prodhim i asaj Shqiperie qe ti do me çdo kusht, edhe kur eshte per te vjelle (dhe ne fakt vjell emigrante jashte).
Shoku Raimond, lexim te mbare te enciklopedise. Pak me i ekulibruar kur vlereson historine. Na bere fushe me lule mullarin qe kemi lene ne ballkan.
Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.