Forumi Horizont | Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)
A THUA NUK E DI SALI BERISHA
Une e Topi nuk dinim asgje“, deklaroi diten per Diell kryeministri i Shqiperise me daten 21 mars, ne “te shtatat” e tragedise Gerdeci. I kishte bere Mediu ne krye te vet. Njesoj si barcaletat politike shkodrane ne kohen e merhumit me Pal Vaten: “… Une dhe Enveri nuk dinim gje… I kishte bere Mehmeti ne krye te vet“, kujtuan shume analiste e mjete shtypi. Vetvetiu lind pyetja: A thua nuk e dinte Berisha c’behej ne Gerdec (!?)
A thua nuk e dinte Sali Berisha cfare behej me tregtine e vdekjes vetem 10 kilometra larg Tiranes(!?)
A thua nuk e dinte Sali Berisha c’behej me kontrabanden gjigande te naftes me Serbine ne kohen e tragjedise se Bosnjes e Kninit… ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se ajo nafte perfundonte direkt ne serbatoret e tankeve dhe autoblindave e jo ne makinat e vellezerve shqiptare ne Kosoves sic thote tani Berisha ( !? )
A thua nuk e dinte Sai Berisha ku binte Kosova e ku binte Serbia per 4 vjet 1993- 1997 kur e braktisi kryetarin Dr. Ibrahim Rugova ne kohe te renda per Kosoven(!? ) A thua nuk e dinte Sali Berisha qe “vendi ame” i udhehequr prej tij furnizonte me nafte makinen e vdekjes se Milloshevicit ne nje kohe qe dora e zgjatur e tij dhe e Beogradit njekohesisht Bashkim Gazidede arrestonte ne Tirane Adem Jasharin, Hashim Thacin e luftetare te tjere te lirise, rrembente, torturonte, ekzekutonte pa gjyq dhe vazhdon te mos tregoje as varrin e atdhetarit Remzi Hoxha ( !? )
A thua nuk e dinte Berisha qe po bente tradheti ndaj Kosoves kur e quante UCK “nje dore te zgjatur te Beogradit“, “ nje bande terroriste dhe vegel te UDB-se” me te cilen ai vete flirtonte naten.
A thua nuk e dinte Sali Berisha se parat e piramdiave ishin para djerse e gjaku e jo “para te pastra si kristali” qe rrenuan nje popull e shtet te tere ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se cfare behej ne 97.…, kur u humben e shkaperderdhen mbi 2 miliared pasuri e katandi te shqiptareve…. kur u vrane 5 mije e kur u plagosen mbi 10 000 shqiptare, perballe te cilave tragjedie e Gerdecit eshte nje limonate ( !? )
A thua nuk e dinte dhe ishte dorejashte Sali Berisha ne vrasjen e deputetit dhe heroit te demokracise Azem Hajdari, kur vetem dy dite perpara 14 shtatorit kishte deklaruar me siguri te plote prej Xhejms Bondi se nje personalitet i larte do te vritej brenda dy diteve (!? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se truproja ose sic thone bodigardi i tij e nxorri Hajdarin ne priten vdekjeprurese ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se te organizosh grusht ushtarak shteti sic veproi ai me 14 shtator 1998 eshte veprimtari subversive dhe akt terrorizmi qe denohet rende ne cdo vend demokratik te botes ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se Fatmir Mehdiu ishte arrestuar ne Itali per tregti drogash cka e kishte pohuar publikisht kolegu Dashamir Shehu ne kulmin e fushates elektorale qysh ne 2005-en (!? )
A thua nuk e di Sali Berisha se te pakten dhjete deputete te PD-se jane zgjedhur me para tregti drogash, me para prostitucioni, me para kontrabande armesh dhe njerezish, pra me parate e human trafikut, qe denohet sot edhe me rende se narko-trafiku ( !? )
A thua nuk e di Berisha se ne autostraden e shekullit dhe kryevepren e patriotizmit Durres- Morine jane futur ne xhepa qeveritaresh mbi 100 milione euro korrupsioni ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se Mihail Delijorgji ishte nje dore e zeze e sherbimeve sekrete greke, serbe e…. ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se ne Gerdec po behej baterdia e aq me pak ku binte Gerdeci ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se ne Gerdec behej kontrabande armesh me miliona dollare kur i biri i tij e kishte njoftuar per biseden me Kosta Trebicken te pakten disa muaj me pare, sic e pohoi ai vete para Kuvendit te Shqiperise ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se Z. Trebicka ia kishte dorezuar rregjistrimet e ketij akti korrupsioni makaber ish- Prokurorit te Pergjithshem Z. Sollaku dhe menjehere pasi ky deklaroi se shume shpejt do te goditeshin peshq te medhenj, peshkaqene e jo sardele te ketij mega- korrupsioni filloi kryqezaten finale kunder tij me jesmenet e jeniceret e tij ne Kuvendin e Shqiperise ( !? )
A thua nuk e dinte Sali Berisha se baxhanaku i tij Mehmet Hoxha ( ndjese paste ) numeronte parate e gjakut ne Gerdec, sic e pohojne deshmitare te gjalle ( !?) …
A thua nuk e di Sali Berisha se me ke fle Sali Berisha me motren e gruas se Mehmetit te ndjere apo me ( !? ) … Dihet qe motrat mund te kene sekrete me burrat por asnjehere nuk kane sekrete me njera tjetren
A thua nuk e dinte Sali Beriasha se ne Gerdec punonin femije e gra fakire, sklleverit e politikes dhe reformave te tij qe pushuan nga puna, ua prene buken e gojes qindra oficereve e xhenjereve te mrekullueshem qe per gati 50 vjet diktature nuk lejuan asnje Gerdec ( !? )
A thua nuk e dinte kryeministri Sali Berisha se ne prag te vizites se Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi, sherbimet sekrete amerikane kishin kerkuar levizjen e ekslpozivit dhe municionit nga Gerdeci perndryshe ajo vizite nuk do te behej per aresye mungese sigurie ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se kur te shkruaje kujtimet e tij nuk do te harroje kurre se nuk e dha dorehqjen ne Mars- Qershor te vitit 1997 vetem se “i dhimbsej shume Shqiperia” qe vete ai dhe politika e tij ia kishin vene flaken nga dashuria e madhe per te ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se kur te do te hedhe ne leter memuaret e tij patjeter qe do te thote “te verteten e madhe” se ne mars 2008 nuk do te mundte te jepte kurre doreheqjen vetem e vetem per hire te viktimave te Gerdecit, se nuk te hiqte dore pa u ndertuar shtepite e reja dhe Gerdecin e ri qindra viktimave te tij qe me politiken e tij ua beri varrin( !? )
A nuk e di Sali Berisha se duhen reforma te thella ne te vetmen hallke te pushtetit qe nuk i ka zaptuar ende teresisht sherbimet sekrete ne emer te institucioneve qe duhet te ishin te shenjta e te respektueshme per te edhe kur turmat e tij te hazdisura dhe uniformat e tij te murrme sulmonin Kryeministrine, Kuvendin Popullor, Radiotelevizionin Shqiptar … cdo hallke te shtetit me 14 shtator 1998 (!? )
A thua nuk e di Sali Berisha se reforma paresore dhe me urgjente demokratike ne Shqiperi duhet te filloje nga koka e shtetit shqiptar, nga Presidenti e Kryeministri qe nuk dinin jo vetem se c’behet vetem 10 kilometra larg selise se tyre, por as se akzistonte fare Gerdeci e jo me Konispoli e Vicidoli, Vermoshi e cdo cep i vendit qe i ka zgjedhur per te qeverisur e jo per te kerdisur popullin e vet ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se e vetmja gje qe nuk do ta dije kurre Sali Berisha eshte te jape doreheqjen ne menyre demokratike ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se as ish - diktatori komunist Enver Hoxha nuk kishte mendesi e politike tjeter vec kesaj ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se Pushteti eshte para, Pushteti eshte hata, se Pushteti per Sali Berishen eshte gjithcka, se pa Pushtet Sali Berisha jete nuk ka ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha se e vetmja gje qe nuk e di Sali Berisha edhe kur ishte ne opozite e jo me tani qe kontrollon krejt jeten politike shqiptare eshte ajo cfare nuk do te dije Sali Berisha ( !? )
A thua nuk e di Sali Berisha (!?)
Korrieri…………
Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.