Forumi Horizont Gjithsej 224 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Dashurojme vetem nje here ne jete???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=173)


Postuar nga Shtojzovalle datë 26 Qershor 2005 - 02:35:

Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
Po citoj ato që tha Le te jem une e para
mendoje se njeriu dashuron vetem nje here ne jete, cdo dashuri pas saj eshte dashuri e percjellur me krahasime me kete...
---------------------------------------------

nuk mendoj se eshte keshtu sepse nese dashuron vetem nje here ne jete mendoj se pastaj nuk ekziston me si njeri,
vertet dashuria tjeter nuk eshte si e para por ka edhe ajo bukurite e veta momentet e lumtura etj etj....
ky eshte mendimi im
me respekte.



nuk e di mund te jete edhe ndryshe, por sipas shume hulumtimeve e studimeve eshte vene ne perfundim se njeriu dashuron vetem nje here ne jete......nuk do thote se nuk do dashuron me kurre, por ajo e madhja, ai vlugu i pambarim, ai intenziteti qe dikur ishte zjarr e flake nuk do jete afatgjat.

Une per veten time kam dashuruar vetem nje here ne jete, dhe nuk besoje se do me ndodhe edhe njehere, nuk besoje se mund te ma pushton zemren me dikush tjeter ne asnje menyre, me asnje force....per mua ajo e para, e madhja dashuri do mbetet e perjetshme, gjithe qe vine pas saj do kalojne ne monotoni te shpejte....

me nderime
ps. ja ca rreshta nga nje kenge qe e dua shume nga ermira babaliu dhe se i pershatet kesaj teme sidomos refreni....

Ka shumë kohë që për çdo natë
Një ëndërr shoh...
Sikur të flas, ti vetëm hesht
Pastaj të puth, të përqafoj
Ashtu si kurrë nuk munda në jetë

Ty brenda vetes të mbajta plot vite
Sepse të desha dhe të ëndërrova
Por s'të preka dot
I pari njeri që gjithë qenien time
Mbushi me zjarr me mall dhe me afshe
Plot emocion

Nuk di se ç'isha unë per ty
Por ti për mua ke qenë gjithçka
Të ndjeja, te ndjeja dhe vetëm kaq
Në rrahje zemre, heshtur, pa fjalë

Refreni
Të tjerë kanë hyrë në jetën time
Kam dashur por si ty jo kurrë
Shumë vjet me parë
E përsëri me imazhin tënd
Pyes veten pse, pse të ndodhë
Të ndodhë kështu...
------------ (2 herë)

Ndoshta tani ti je me një tjetër
Por do të doja të jem me ty
Lodhur nga vitet të gjej harrim
...harrim

Nuk di se ç'isha unë për ty
Por ti për mua ke qenë gjithçka
Të ndjeja, të ndjeja dhe vetem kaq
Në rrahje zemre, heshtur, pa fjalë


  Gjithsej 224 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.