| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Mendon qe me njeh???
Ndoshta. Ndoshta... jo. Ndoshta eshte e gjitha nje genjeshter e madhe ajo qe di per kafshen me inteligjente me dy kembe. Pse them me dy kembe?? Sepse nuk sillemi si krijese qe qendro mbi kafshet, por ulemi ne rangun e tyre. Sa kohe ka kaluar qe kur filluam te numerojme milingonat? Per disa qe kerkojne ti japin nje pergjigje edhe pyetjeve retorike kemi rreth 3 milion deri ne 30 milion vjet. Per disa te tjera dicka me shume apo dicka me pak. Disa thone pa u menduar dy here 10 mije vjet. Jo shume para ketyre shifrave astronomike me lart, por perseri nje pafundesi per kokrrizen e reres jete njerzore.
Jete njerzore. Fjale kaq te fuqishme sa me lodhin me ndjenja te frymezuara harbuterisht nga nje mije ndijime. Nje mije reagime qe kundershtojne njera tjetren, por ne fund te fundit nuk eshte kjo loje e quajtur padrejtesisht jete, vecse nje turme e turbullt kundershtimesh qe na cojne here ne ekstaze, here ne depresion?
Fund pa krye apo rruge qorre, megjithate edhe ne kete ore me behet qefi kur shoh njerez qe ndalen te degjojne zerat e brendshem, qe ndalojne se vrapuari kunder kohes dhe botes dhe fillojne te degjojne vetveten.
Miresevini dhe fat te mbare. Me besoni ne kete rruge ku keni futur veten do t'ju duhet SHUME fat.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.