| Forumi Horizont | Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 942 943 944 945 946 947 948 949 950 [951] 952 953 954 955 956 957 958 959 960 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Krishtlindjet
Dhurata me e bukur, ne fakt ishte ardhja e vellait tim, sy-bojeqiell. My quiet strength ( he is not even quiet).
Nuk me besohej kur e pashe dhe e perqafova rrembyeshem dhe mbeta duke e perqafuar per nje kohe te gjate dhe me pas e pickova me shaka ne isha ne enderr dhe ai s'ishte i vertete apo jo. 
Kjo dhe mbledhja me shoqerine dhe familjen, dhe reflektimi i thelle se c'do te thote te festosh ditelindjen e Jezusit, kaq me mjafton ose duhet te me mjaftoje por nuk eshte keshtu kete here.....
Kete here ndihem sikur nuk eshte edhe aq speciale sa c'duhet te jete sepse jam perqendruar tek gjerat materiale dhe blerjet gje qe kane rendesine e vet por qe humb balancin nqs nuk i mendoj mire gjerat.
E cuditshme se edhe kur ka ditelindjen tjetri ( ne kete rast Jezusi,edhe pse historikisht data dhe muaji nuk jane te sakta por nuk ben keq te kujtohem per lindjen e tij gjithsesi) duam gjera per veten. Mezi presin dhuratat. Sikur te reflektoja pak me thelle do vija re se dhurata me e bukur eshte lindja e tij. Dhe sikur te reflketoja pak me thelle do vija re sesi gjithe vendi gumezhin me drita dhe kenge dhe shopping trips dhe ne pamje te pare eshte fun, por me largon gjithmone prej cfare eshte ne substance, prej thelbit, prej se vetmes ide qe perfaqeson Krishtlindjet.
Sikur te reflektoja me thelle, une do isha komplet e gezuar me kaq sa kam dha keshtu sic jam dhe me ate qe po ndodh dhe ate qe s'po ndodh.
Atehere le te jete kjo periudhe kohe, nje kohe reflektimi per mua mbi cfare eshte reale, e vertete, solide, e palekundshme, dhe e paqte.
Dua shikimin drejt. Gezuar!
| Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 942 943 944 945 946 947 948 949 950 [951] 952 953 954 955 956 957 958 959 960 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.